Shkruan Muhamet Nika*

Hipoteka e kësaj masakre nuk vazhdoi gjatë dhe për këtë u shkruan kujtime e studime të tëra, nga veteranë dhe studiues të ndryshëm që opinioni i lexuesve mirë i di, kështu që shkrimet mbi këtë temë nuk është se mungojnë, por ajo që më nxiti në shtjellimin e sërishëm të kësaj ngjarjeje është përndjekja që iu bë të shpëtuarve nga masakra e Tivarit nga elementët çetniko-partizanë, deri sa kaluan kufirin shqiptar gjat kthimit për në Kosovë dhe u hakmorën tmerrësisht duke i likuiduar si të ishin shtazë. Duke e ditur që përcaktimi i të mbijetuarve të masakrës nuk ishte ideologjikisht komunist, spiunët dhe çetniko-partizanët i kërkonin ata në shtëpitë e familjeve të rrethinës së Ulqinit që ishin dalluar si përkrahës, të Ballit Kombëtar. Nga kjo kohë si fëmijë , mbaj mend të më ketë trazuar fati i një të shpëtuari kosovar, diku nga Vitija e Gjilanit, për të cilin , kisha dëgjuar nga prindërit, se ruhej i fshehur nga familja e Ali Bajram Krajës, prej Rashtishës së Sipërme, në një mullar gjethi të mprovizuar për javë të tëra. E kur“ hafija“ dyshohej se i ra në gjurmë.., familja Kraja e strehoi për disa muaj, në një vend tjetër, nën një gur, diku lart në mal, atje te Shkami i Sejnicës, që është në mes të malit të Rashtishës , mbi rrugën malore që të çon për Bojk.

Disa dëshmitarë të kësaj kohe, dëshmojnë për shumë ndjekje e dredhi e marifete tjera, ndaj atdhetarëve të kohës nga Ana e Malit. Ndjekja iu besua, elementëve çetniko-partizanë…., atyre, që u shquan për vënien e kosovarëve nën thikë . Këta, kur arritën në Anë të Malit, në kuadër të akcionit“ Spastrimi“…, përdorën shumë marifete e dredhi , për t’i shtënë në dorë të gjallë të mbijetuarit e masakrës së Tivarit, mundësisht bashkë edhe me përkrahësit e arratisur të çetës balliste të Hasan Isufit. Pjestarët, e brigadës që bëri akcionin, të veshur( maskuar ) si kosovarë , shtireshin si të mbijetuar të masakres…,dhe kërkonin ndihmë, për tu lidhur, me ish- familjarët e arratisur ballistë nga Ana e Malit .., mbase ballistët e arratisur, mund tu rrëfenin „Në besë“ vendstrehimet e atdhetarëve të Hasanit ,duke u treguar rrugën, që të mos binin në pritat e kufirit gjatë rrugës së kthimit për në Kosovë….?!!!Një masakër e bërë në kuadër të aksionit “Spastrimi” në Anës së Malit kundër elementëve b listë, është edhe ai i kryer nga çetniko partizanët në Çapraj të Kravarit. Sipas disa dëshmive në këtë arradhë kishte edhe pjestarë partizanë nga Shqipëria madje edhe nga toskëria si dhe shqiptarë vendas të mobilizuar me dhunë.

*Ripostim, pergaditur dhe publikuar ne Ulqini Online ne prill te vitit 2013

By admini