Viti shkollor në Mal të Zi do të fillojë me 1 tetor sipas modelit që është paralajmërua kohë më parë, kryesisht për shkak të nevojës që nxënësit të kontaktojnë me mjedisin shkollor pas një kohe të gjatë pushimi, por me vërejtjen se situata aktuale epidemiologjike është mjaft komplekse. Kjo do të thotë që nëse të gjithë ata që janë të lidhur drejtpërdrejt ose indirekt me sistemin arsimor nuk i përmbahen në mënyrë rigoroze masave, ekziston një mundësi reale për të ndryshuar modelin e mësimdhënies: pezullimi i pjesshëm ose i plotë i orëve dhe kalimi në një sistem online, shkruan Ulqini Online.

Siç thuhet nga Ministria e Arsimit, viti shkollor do të fillojë në atë mënyrë që nxënësit e klasave 1, 3, 4, 5 dhe 6 të shkollës fillore dhe vitit të I-rë të shkollës së mesme mësimin do ta ndjekin në shkollë, dhe pjesa tjetër në internet por me konsulta shkollore çdo pesëmbëdhjetë ditë.

Poashtu punën do ta fillojnë edhe të gjitha kopshtet.

Të gjitha institucionet do të fillojnë të punojnë të pajisura me dezinfektues dhe mjete të tjera si dhe duke respektuar rreptësisht masat e tjera të Institutit të Shëndetit Publik. Kohëzgjatja e orëve të mësimit për nxënësit e shkollës fillore është 30 minuta, maksimumi 4 orë në ditë kurse për nxënësit e shkollës së mesme, 30 minuta, maksimumi 6 orë ë ditë.

Pavarësisht nga fakti se disa nxënës do të ndjekin shkollën, Ministria e Arsimit u siguroi nxënësve të të gjitha klasave të shkollës fillore dhe të mesme materiale të regjistruara për numrin më të madh të lëndëve, të cilat do të transmetohen në TVCG2 dhe MNE sport 2 dhe MNE sport 3 nga 1 tetori. Materiali televiziv është siguruar gjithashtu për nxënësit që ndjekin mësimet në gjuhën shqipe, dhe detajet dhe një skemë e plotë do të jenë në dispozicion në kohën e duhur.

Të gjitha informacionet shtesë do të sigurohen nesër nga Ministria e Arsimit dhe Instituti i Shëndetit Publik.

By admini