Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi në një vizitë jo-zyrtare dhe të pa paralajmëruar në Mal të Zi, gjegjësisht në Tuz.

Sipas informatave jo-zyrtare, siç raporton gazeta Vijesti, Rama u takua me bartësin e Listës Shqiptare “Koha është tani”, Nik Gjeloshaj,në një nga restorantet në Tuz.

Siç shkruan kjo gazetë, temë e takimit ishte procesi pas-zgjedhor dhe formimi i Qeversië së ardhshme të Malit të Zi.

Gjeloshaj, për gazetën “Vjesti”, ka konfirmuar se është takuar me Ramen, por nuk ka dashur që të bisedojnë për detalet e takimit.

Rama, gjatë fushatës parazgjedhore haptas ka përkrahur Gjukanoviqin, por edhe Listën Shqiptare. /MALESIA.ORG/

By admini