Fjalimi i Cafo Bogës ne ceremoninë e hapjen së shkolles së re ne Sukubinë*
I nderuari Minister i Arsimit Z. Damir Sehovic
I nderuari Kryetar Komunes, Z. Loro Ndrekiqi
Te nderuar perfaqesues te partive politike, te pushtetit lokal dhe atij shteteror
Te nderuar bashkevendas, mesimdhenes, prinder dhe nxenes!
Do te doja qe fjalimi im i sotem te ishte thjeshte nje falenderim i shkurter per te gjithe kontribuesit e keti projekti, por kur e paramendoj gjendjen e mjeruar qe ndodhej kjo shkolle, tavani i se ciles mbahej me shtanga, e cila gati ju rrezikonte edhe jeten femijve dhe mesuesve, se dyti: eshte edhe fakti tjeter qe kane kaluar me shume se 10 vjet nga inisiativa per te ndertuar kete shkolle, e deri me sot qe jemi mbledhur ketu per ta hapur ndertesen e re, andaj nuk mundem te kaloj pa i cituar disa gjera.
S’pari dua t‘jua rikujtoj edhe nje here se insiativa per t‘u ndertuar kjo shkolle lindi nga Diaspora, pikerisht nga nje bir i ketij fshati Z. Richard Lukaj. Ne baze te kesaj inisiative u ndenshkrua edhe marreveshja me Ministrine e Arsimit dhe Komunen e Ulqinit per fondimin e kostos te ndertimit te objektit te ri, qe atehere parashihej te ishte diku rreth 150 mije DM, te cilat duhej te mbulonin ne menyre proporcionale te tre palet me nga nje te tretat e shumes se pergjithshme. Mirepo, me kalimin e kohes, atyre qe e nenshkruan kete marreveshje u skadoi afati, dhe me ardhjen e administrates se re, ky projekt mbeti i pa realizuar. Diku rreth 2-3 vite pas nenshkrimit te kesaj marreveshje disa kontributor qe kishin dhene shuma te konsiderueshme na kerkuan t‘i terheqin donacionet e tyre meqenese projekti mbeti i pa realizuar. Atehere Richardi dhe disa donatore te tjere mu luten qe ta marr persiper dhe te kujdesem per realizimin e keti projekti. Une e pranova kete obligim me deshire, jo vetem per t‘u ndihmuar femijve qe vijojne mesimin ne kete shkolle, por edhe se ky projekt, megjithese i vogel, kishte nje rendesi te vecante se ishte projekti i pare i bashkepunimit ne mes te diaspores, qeverise lokale dhe asaj shteterore. Ne e kishim te gatshem edhe planin dhe ndermarrjen per ta ndertuar shkollen e re, por sipas ligjit duhej qe ajo te kaloje permes Ministrise se Arsimit dhe procedurave te saja, gje qe e vonoi edhe me shume kete projekt dhe beri qe kostoja perfundimtare te ishte me se dyfishi i asaj qe ishte paramenduar.
Pra nuk mundem mos ta them se nuk eshte ne rregull qe kaluan edhe shume vite te tjera, bashkepunim me tre Ministra te Arsimit dhe tre Kryetare Komune, disa udhetime te mija nga Amerika, dhe takime te shumta per te arritur deri ne kete moment qe ky projekt i berbashket te behet veper e perbashket. Une nuk jam ketu sot per te gjykuar ate cka ka ndodhe, cka eshte me rendesi me te madhe eshte ajo se projekti u realizua.
Megjithate, une ju jam mirenjohes per bashkepunimin, mikpritjen edhe respektin e treguar nga dy Ministrat e meparshem dhe dy ish Kryetaret e Komunes se Ulqinit, por falenderimin me te madh e marrin Ministri i tanishem Z. Damir Sehovic dhe Kryetari Loro Ndrekiqi, qe treguan nje vullnet me te nxitur per ta realizuar kete projekt tejet te vonuar. Nje anonim thote “Nuk eshte e domosdoshme te luftosh per te qene nje “njeri i madh”. Te jesh burre eshte e mjaftueshme” e burri me i mire eshte ai qe e mban fjalen e dhene.
Besoj ju te gjithe e dini se, ne pergjithesi, Diaspora ka deshire ta ndihmoj vendlindjen e sidomos fshatrat apo qytetet nga rrjedhin perfaqesuesit e saj, dhe nepermes kesaj te ndihmoj edhe shtetin e Malit te Zi, se eshte edhe shteti yne, qe ai te transformohet ne nje shtet me perparimtare, ne nje shtet qe i permbahet kushtetutes, dhe nje shtet qe u ofron te gjithe qytetareve te saj te drejta te barabarta pa marre parasysh perkatesine kombetare, fene, apo gjinine. Fakti eshte se na mungon modusi per nje bashkepunim me te organizuar dhe me te konsoliduar ne mes Diapores dhe Vendlindjes. Ne shpresojme se ky projekt i perbashket te behet nje insiative dhe motivacion per nje bashkepunim me serioz ne te ardhmen. Njekohesisht ne i bejme thirrje qeverise te Malit te Zi, pa marre parasysh se kush eshte ne pushtet, te kujdeset me shume per pakicat kombetare se jane ato qe e bejne Malin e Zi me te forte dhe me interesant. Ndoshta nuk eshte rasti ta them, por sikurse pakicat kombetare ta kishin te rregullar me kushtetute pozitat e tyre, si p.sh. minimumin e prezantimit te tyre ne Parlament, pra numrin e deputetve, Mali i Zi nuk do ndodhej sot ne kete udhekryq pak te cuditshem dhe te pa sigurte?
Por kthehem perseri te objekti i ri shkollor per te cilin gjindemi sot ketu, objekt i cili do te ju ofroj nxenesve te Sukubines nje shkolle moderne me nje ambjent shume me te mire per t‘u edukuar e per te mesuar. Vec mundem ta paramendoj se sa me padurim e presin mesuesit dhe nxenesit te sistemohen ne shkollen e re. Eshte e ditur per te gjithe e sidomos per ata qe punojne ne edukim, se sa rendesi ka hapesira fizike per ta krijuar atmosferen e volitshme te mesimit. Por eshte edhe realiteti tjeter, se objekti vetem nuk mundet ta kultivoje vizionin dhe pasionin qe duhet t‘i paraprije zhvillimit te edukates. Ate e ben vetem shpirti human dhe interakcioni ne mes te mesimedhenesve dhe nexenesve, i cili mundeson avancimin e te mesuarit sa me qualitative ne cdo faze dhe cdo aspekt te edukimit. Kur e pyeten Aristotelin se sa jane me superior njerezit e edukuar ndaj atyre te pa edukuar, ai u pergjigj: jane aq sa i gjalli me te vdekurin. Nga nje aspekt tjeter, edukimi eshte sikurse te lundrosh me rrema perpjete lumit, nese nuk avancon perpara do te shkosh mbrapa. Pra edukimi te sjelle dituri por ajo nuk eshte fruti i vetem i edukimit, dituria eshte frut i nje perpjekje gjate tere jetes per ta fituar ate, ka thane Ajnshatini.
Ne kete dite madheshtore per nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle duhet permendum edhe faktin se sa i perket edukates ne kete rajon, Sukubina ka nje te kaluar shembullore. Nga bankat e kesaj shkolle kane dale disa nga edukatoret me te mire, prandaj sot banoret e ketij vendi duhet te shikojne pas me krenari dhe te mburren me te kaluaren e tyre, por njekohesisht edhe te inspirohen qe me hapjen e ketij objekti te ri ata do te bejne cmos qe ta ngrene edukimin ne nje nivel edhe me te larte dhe te sigurojne per femijet e tyre nje te ardhme edhe me te suksesshme. Prandaj ata duhet te jene me proaktive ne cdo projekt sikurse ishte ky. Do doja qe here tjeter kur te udhetoj kendej, keto murije te jene te rindertuara nga vete prinderit e ketyre femijeve qe vijojne mesimin ne kete shkolle.
Sikurse e kam cituar edhe ate dite qe neshkruam perseri marreshjen me Ministrine dhe Komunen, per t‘i pergadite gjeneratat e reja per sfidat me te cilat do te ballafaqohen, sistemi edukativ ne Mal te Zi sikurse ne shume vende te tjera ne Ballkan, duhet te marre reforma re reja ne tere lamite e edukimit per ta modernizuar sistemin ne te gjithe vendin, dhe ate pa vonese. Mali i Zi vec eshte bere anteare i NATO’s dhe eventualisht do te behet pjesetar i Unionit Europian, arritje te cilat duhet te na gezojne te gjitheve. Por ne kete udhekryq, eshte shume me rendesi te parashrohet pyetja se a jemi te gatshem, a kemi kuadro te pergaditura dhe te mjaftueshme qe te negociojne transaksione me partneret e tyre nga shtetet e zhvilluara dhe te konkurojne ne tregun global. Meqenese pergjigjja besoj se dihet , sidomos dihet mungesa e kuadrove nder pakica kombetare. Eshte e vertet se Ministria e Arsimit dhe pushteti i Malit te Zi kan realizuar shum reforma te duhura por ende ka mbete te pa konsoliduara resurset njerzore dhe depertimi i pakicave ne te gjitha sferat e pushtetit dhe ekonomise te Malit te Zi. Une mendoj se nevoja per reforma te lartpermenduara eshte urgjente dhe duhet te behen sa me pare, per ta krijuar bazen esenciale te arsimit per te perfituar diturine e duhur me horizonte te hapura qe do te j‘ua mundesojne gjeneratve te reja te jene te informuar si duhet dhe per t‘i kuptuar ceshtjet bashkekohore, keshtu qe te behen qytetare te ndershem jo vetem te Malit te Zi por edhe atij global, njekohesisht duke mos e humbur identitetin e tyre kombetare dhe ate rajonal. Globalizimi eshte i dobijshem por eshte edhe i rrezikshem.
Ne Mal te Zi, fatkeqsishte, kushtet ekonomike ende mbeten problematike e sidomos ne kete rajon ku jetojne shqiptaret, qe pretendohet se jane si pasoje e atyre politike, te cilat kane bere dhe po bejne qe te rinjte te largohen me shumice, nga mungesa e perspektives se tyre ne vendlindje. Kjo situate, viktime e ciles jam edhe une, eshte e pa pranueshme per kombesine shqiptare ne Mal te Zi dhe duhet te jete e pa pranueshme edhe per pushtetin e Malit te Zi. Po permend vetem nje fakt trishtues: ne keto 50 vitet e fundit numri i shqiptareve ne Mal te Zi ne vend qe te dyfishohet eshte pergjysmuar, ndersa numri i shqiptareve nga Mali i zi ne Diaspore eshte me se dyfishi i numrit te shqiptareve ne Mal te Zi.
Edhe nje here, ju falenderoj per pjesemarrjen tuaj sot me rastin e hapjes se kesaj shkolle, dua t‘i falenderoj te gjithe ata qe kontribuan ne realizimin e ketij projekti te vogel por me rendesi te madhe. Ndersa stafit mesimedhenes dhe nxenesve urime dhe suksese ne pune.
Ju pershendes e mirupafshim ne projekte te tjera te perbashketa, qe besoj se jane shume te mireprituar ne keto treva!
*-marrë nga faqja e z. Richard Luka në FB