
Nga Ylber Dyli
Metali ka shërbyer si mbrojtje ndaj syrit të keq dhe magjive. Ai ka qenë njëkohësisht edh personifikim i forcës. Kulti i metalit ka shoqëruar faza të ndryshme të jetës së anamalësve.
Dëshira për të pasur fëmijë të shëndetshëm dhe besimi tek metali si personifikim i forcës, bënte që besimi tek ai t’i shoqëronte që nga lindja. Për këtë qëllim, larja e parë e fëmijës shoqërohej me hedhje të kripës dhe monedhës metalike në ujë, për të forcuar lëkurën dhe për të shpresuar se fëmija do të bëhej i fortë si metali.230
Besimi i hershëm se metali thyen magjinë ka ndikuar në zbukurimet metalike që mbaninnuset e reja në qafë. Nuset e reja mund të ishin objekt i syrit të keq, magjisë apo xhindeve, prandaj metali shihej si mbrojtës i tyre.Besimi tek metalet është prezent edhe në ditët tona, pavarësisht se popullsia e Anës së Malit është monoteiste. Ajo i përket besimit islam dhe atij katolik. Sot, në banesat anamalase, në portën kryesore të shtëpisë, gjen të varur potkoj prej hekuri, si simbol i mbrojtjes nga syri i keq.
Besimi tek objektet qiellore është një tjetër fond i pasur i kulturës shpirtërore. Ato e kanë lidhur Diellin dhe Hënën me mbarësinë e jetës së njërëzve, të gjësë së gjallë apo veprimtarive ekonomike.
Kulti i hënës ka shoqëruar fëmijët e porsalindur duke besuar në mirërritjen dhe rehatinë e tyre në gjumë. Vendosja në djep e fëmijës së porsalindur ishte e pëlqyer të bëhej me hënë të vjetër, pasi besohej se do ta donte shumë djepin.231 Kulti i hënës gjente shtrirje të gjerë veçanërisht në bujqësi. Fazat e saj ishin të lidhura ngushtë me proceset bujqësore si mbjellja, plehërimi, prashitja deri tek korrja. Ky besim bënte që korrja e drithit të fillonte me hënë të plotë edhe nëse ishte i papjekur plotësisht. Kjo bëhej vetëm me një doracak drithë. Korrja e plotë realizohej pasi të kishte arritur pjekjen e plotë drithi në arë.
Kulti i diellit ka qenë prezent kryesisht në veprimtarinë ekonomike, sidomos në bujqësi dhe blegtori. Dielli shikohej si fuqia që tremb fantazmat. Mbi këtë besim lidhet edhe tradita e mjeljes së bagëtive pasi të ketë lindur dielli 232
, pasi në këtë mënyrë mbrohej bagëtia nga fantazmat që
vinin po të mjelje në errësirë.
Transformimet ekonomiko-shoqërore, hapja me shoqëritë e tjera me kultura dhe tradita të ndryshme, kanë bërë që shumë elementë të kulturës shpirtërore të zbehen. Trashëgimia e ruajtur deri në ditët tona e besimeve të lashta dhe bashkëjetesa e tyre me besimet monoteiste tregojnë qartë mishërimin e tyre me botën shpirtërore.
230 Selimi, Y.,” Zakone të lindjes në Zadrimë dhe ndryshimet e tyre në ditët tona”, Etnografia shqiptare nr.11,Tiranë
1981, fq. 274.
231 Selimi, Y.,” Zakone të lindjes në Zadrimë dhe ndryshimet e tyre në ditët tona”, Etnografia shqiptare nr.11,Tiranë
1981, fq. 191.
232 Tirta, M.,” Kulte të bujqësisë dhe blegtorisë në popullsinë tonë”, Etnografia shqiptare nr. 9, Tiranë 1978, fq. 171.
*Përgaditur nga Memli Kurti