
Qytetarët e Malit të Zi në zgjedhjet e paradokohshme kanë treguar qartë se nuk u duhen zëvendësime, por ndryshime, kështu kanë deklaruar nga Aleanca qytetare.
Nga kjo aleancë kanë shtuar se energjia e krijuar për ndryshime duhet të shfrytëzohet me qëllim të forcimit të përkrahjes publike dhe të besimit në institucionet shtetërore, shkruan Ulqini Online.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë nga kjo aleancë kanë theksuar se bazë e demokracisë është procesi zgjedhor, gjatë të cilit qytetarët në intervalet e rregullta kohore vendosin se kujt do të ja besojnë udhëheqjen shtetërore. Nga aleanca qytetare kanë theksuar se ky është edhe rekomandimi kryesor i cili del nga zgjedhjet e paradokohshme parlamentare në Mal të Zi.