(Me rastin e110 vjetorit të lindjes dhe 5 vjetorit të shënjtërimit)

Gjekë Gjonlekaj/New York

Në qershor të këtij viti Dr.Elez Biberaj u emërua Drejtor i Pergjithshëm në Detyrë i Zërit të Amerikës. Njoftimi nderkombëtar për këtë emërim ishte një lajm shumë i gëzuar për shqiptarët, ngase ky është funksionari më i lartë i një shqiptaro-amerikani në Qeverinë Federale të Shteteve të Bashkuara. Ky është zyrtari më i lartë shqiptarë gjatë gjithë historisë së shqiptarëve në Amerikë. Duke punuar në VOA për më shumë se një dekadë kam mësuar disa gjëra me rëndësi për këtë Institucion Fderal të Amerikës. Në kohën time drejtorët e Zërit të Amerikës janë emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Kjo është pozitë shtetërore shumë e nderuar. Është detyrë me shumë përgjegjësi politike dhe profesionale. Zëri i Amerikës është themeluar para pothuajse 80-vjetësh. Qëllimet atëherë e sot të këtij emisioni në pothuajse 47 gjuhë të huaja dhe 24 orë çdo ditë anglisht ka qënë dhe janë shumë fisnike. “Zërin e Amerikës” gjithmonë e kanë drejtuar personalitete të larta të politikës, kulturës dhe gazetarisë amerikane. Transmetimet e VOA dëgjohen në të gjitha vëndet e botës. Për VOA punojnë më shumë se 2500 veta. Kjo detyrë është shumë delikate dhe me përgjegjësi të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por Elez Biberaj është ekspert në këtë fushë ngase para 40 vjetësh kishte mbrojtur disertacionin e doktoratit në Universitetin Columbia në shkencat politike. Në dhjetor të këtij viti Elez Biberaj do të kremtojë 40-vjetorin e fillimit të punës në këtë Radio, tani Televizion të famshem në botë. Gjatë punës prej 4 dekadash u qëndroi besnik normave demokratike amerikane të gazetarisë, duke mbrojtur vlerat më të larta të këtij profesioni, dhe duke u treguar fisnik dhe besnik i çështjës shqiptare, bile Drejtori i Përgjithshëm i Zërit të Amerikës David Ensor gjatë një ceremonie që VOA kishte organizuar për të nderar Elez Biberaj midis të tjerash kishte thënë edhe këto:” Dr. Elez Biberaj është Bir Besnik i Shqipërisë” (Dr.Elez Biberaj is a Faithful Son Of Albania). Edhe më përpara Elez Biberaj ishte në funksion shumë të lartë në United States Information Agency. Nga urimet e ndryshme dhe komentet në internet kemi parë gëzimin e shqiptarëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Amerikës në veçanti sepse ky është njeriu i Komunitetit tonë me të cilin jemi shumë krenar.
Kjo ishte një hyrje e shkurtër para se të themë disa të vërteta për Elez Biberaj në lidhje me nderimet dhe respektin e tij për Nënën Tereze. Kurdo flitej për Nënën Tereze Elezi tregonte dashuri dhe respekt për bijën tonë të madhe. Zoti Biberaj tregonte se kur e shikon Nënën Tereze në televizion ose gazeta i kujtonte gjyshën e tij. Pavarësisht se ishte e lodhur nga pleqëria,ajo për ne ishte gjthmonë e dashur sidomos me nipa e mesa. Për ne Gyshja ishte personi më i dashur në familje.

Mua personalisht gjithmonë në kohën kur punonim së bashku në VOA më inkurajonte të isha i kujdesshëm për udhëtimet e Nënës Tereze nëpër botë dhe për ndonjë lajm të mirë ose edhe shqetësues për shëndetin e saj. Zakonisht agjensitë e mëdha të lajmeve njoftonin rregullishtë për Nënën Tereze. Por fatëkeqësisht në zyrën tonë kishte shqiptarë bile njëri nga ata katolik që nuk kishte asnjë lloj respekt për Nënën Tereze dhe personalisht sjelljet e tij më shqetësonin, por hierarkia qeveritare amerikane është shumë e ndërlikuar. Nga ana tjetër aty kishte edhe ndonjë fanatik primitiv që nuk e kuptonte misionin e Nënës Tereze. Emërimi I Elez Biberaj në detyrën e Drejtorit të Sherbimit Shqip në VOA ishte fitore e madhe për popullin shqiptar, sepse ai bëri revolucion në të mirën e çështjes shqiptare, bëri reforma që Shërbimi Shqip u nderua në mënyrë të posaçme për punën e mirë. Deri me ardhjen e Elez Biberaj nuk kishte pothuajse fare tema me përmbatje shqiptare, i gjithë programi ishte përkthime e kurrgjë më shumë. Për problemet e Kosovës pas vitit 1981 Elez Biberaj ka qënë gazetari më i përkushtuar i gjithë kohërave për çështjen e Kosovës. Këtë e them me përgjegjesinë më të madhe sepse kemi bashkëpunuar në këtë drejtim. Ai më inkurajonte natë e ditë për të mirën e Kosovës.
Në verën e vitit 1988 Nëna Tereze ishte për vizitë në Kombet e Bashkuara dhe vajta atje dhe bisedova më të në rolin e gazetarit dhe dy ditë më vonë organizuam një takim të Nënës Tereze me shqiptarë në Misionin e saj Në Bronx. Për këtë takim bëra një shënim të veçantë. Aty Nëna Tereze u lut për shqiptarë në gjuhën shqipe, pastaj tha edhe një lutje gjithashtu në gjuhën tonë. Elez Biberaj i priti mirë të githa,duke i transmetuar menjëherë.
Në gusht të vitit 1990 Elez Biberaj më bëri telefon, ngase në atë kohë isha korrespondent i VOA në New York. Më paraqiti idenë e një emisioni të posaçëm për 80-vjetorin e lindjes së Nënës Tereze. Biseduam gjatë për këtë çështje dhe ai më propozi të bisedoj me shumë persnaliete të kulturës shqiptare dhe të tre besimeve të kombit tonë. Ramë dakord që të bisedoj me Ismail Kadarenë, Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën, Luleta Pulën Beqiri, që të gjithë në Evropë. Në Shtetet e Bashkuara bisedova me At. Arthur Liolin dhe me Imam Isa Hoxhën e Gjon Sinishtën. Ne kishim parashikuar që biseda të mos jetë më e gjatë se 10 minuta që tejkalonte rregullat e programit tonë prej gjysmë ore. Por ky shënim special doli rrafsh 20 minuta dhe për gjithë programin tjetër mbetën vetëm 9 minuta, çfarë ishte e ndalaur të transmetohej. Unë e pyeta Elezin si do të bëjmë? Ai tha mos u shqetëso. Po për leje e pyeta? Ai tha :”Do të trasmetohet me lejen e Bajram Currit”. Kjo kronikë e veçantë u transmetua me 26 gusht 1990 në ora 6 të mbrëmjës sipas kohës së Shqipërisë. Kurrë në historinë e këtij emisioni nuk është bërë një gjë e tillë. Këto personalitete të shquara të kombit shqiptarë kishin thënë fjalët më të bukura për bijën më fisnke të racës arbërore. Me rastin e 20-vjetorit të këtij transmetimi kam shkruar në shtypin shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë. VOA në atë kohë kishte transmetuar shumë edhe për vizitën e Nënës Tereze të parë në Shqipëri në gusht të vitit 1989, pavarësisht se Shqipëria në atë kohë ishte shumë e mbyllur dhe Nëna Tereze u kishte premtuar se nuk do të bëjë komente për vizitën atje. Pasi u kthye në Romë thirra në Misionin e saj, dhe njëra prej motrave ma bëri të qartë këtë çështje dhe nuke pyeta më. Në janar të vitit 1991 Nënë Tereza u shtrua urgjentisht në një spital të San Diegos në Kaliforni. Ishte në gjëndje kritike nga një sulm në zemër dhe të gjitha agjensitë e lajmeve njoftonin se është në rrezik jeta e Saj. Elez Biberaj me tha: “Thirre Dom Rrok Mirditën të bëjë një koment ngase mund të vdesë në çdo moment.. Dom Rrok Mirdita tha nga ana fetare nuk është e lejuar për të thënë asnjë fjalë deri që mjekët ose familja ta shpallë të vdekur. E njoftova Elezin dhe nuk bëri asnjë koment, por shtoi se Dom. Rroku ka të drejtë. Bile motra ime Prena që jeton në Los Angeles kishte shkuar me një grup shqiptarësh prej 8 vetash për ta vizituar, por mjekët nuk i lejuan ta vizitonin. Nëna Tereze i kishte falënderuar shumë shqiptarët që kishin shkuar për ta parë dhe u kishte dërguar të gjithëve nga një simbol të saj fetar që katolikët shqiptarë i thonë njesë. Në kohën e Elezit nuk kalonte asnjë lajm pa u transmetuar për Nënën Tereze. Nëna Tereze ishte e veçantë për Shërbimin Shqiptar të VOA.
Më 5 shtator 1997 aty ka ora 9 e mëngjezit ra telefoni në zyrën time. Sekretarja ime tha të kërkojnë nga Zëri i Amerikës. Ishte në telefon Izabela Islami. Ajo më noftoi për vdekjen e Nënës Tereze dhe kërkoi mendimin tim për këtë humbje të madhe të botës shqiptare dhe mbarë njerëzimit. Më thënë të drejtën fola me shumë emocione ngase e kisha takuar në New York tre muaj përpara se të shkonte në amshim. Me shkuan lotët si të kishte qënë nëna ime. Pas dy ditësh Elezi më pyeti nëse do të shkoj në Kalkutë për varrimin e saj. Në atë kohë nuk isha në punë në VOA. I thashë po. E ndjejë për detyrë që të shkoj në mortin e Saj. Elezi mu lut që të veproj si korrespondet special i VOA në Kalkutë dhe më dërgoi të gjitha dokumentet e duhura të punës së një gazetari, bile i kishte dhënë urdhër zyrës së VOA në New York për të më pajisur me të gjitha radio-aparatet. Për tri ditë sa qëndrova në Kalkutë isha në lidhje të vazhdueshme me Zotin Biberaj. Për punën që kisha bërë më shpërbleu shumë mirë dhe bëri disa komente të mira në gazetat shqptare të New Yorkut për punën time atje.
Me rastin e 70-vjetorit të Zërit të Amerikës Drejtori i Divizonit Evro-Azi Dr. Elez Biberaj dhe Drejtori i Shërbimit Shqip Arben Xhixho, kishin organizuar një program të jashtzakonshëm ku morën pjesë personalitete te shquara të politikës dhe diplomacisë amerikane, ishin aty senatorë, kongresmenë,diplomatë dhe personalitete të transmetimeve ndërkombëtare, bile në këtë festim ishte ftuar edhe nobelisti me orgjinë shqiptare Dr.Ferid Murad. Elez Biberaj e prezentoi nobelistin Murad dhe tha: “Shqipëtarët janë komb i vogël por kanë dhënë disa personalitete prominente. Unë e dijë që Nënë Tereza është shpirtërisht me ne dhe sot është duke u lutur për ne. Por kemi edhe një shqiptar tjetër të dalluar i cili ka fituar Çmimin Nobel në Mjekësi dhe ky është Dr. Ferid Murad. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi këtu sot këtu në mesin tonë”.

Këto janë vetëm disa nga ato momente të bukura për kujdesin dhe respektin e Elez Biberaj për Nënën Tereze. Ky shkrim bëhet me rastin e 110-vjetorit të lindjes,5 vjetorit të shejtërimit dhe 30-vjetorit të të asaj kronike speciale për Nënën Tereze.

By admini