Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj para zgjdhjeve parlamentare në Serbi kishte qenë mjaft aktiv dhe i sukseshëm sa i përket bashkimit të subjekteve shqiptare në një listë. Ai në ditën kur subjektet shqiptare në Luginën e Preshevës nënshkruan marrëveshjen për dalje në një listë të përbashket deklaroi në rrjetin e tij ne facebook se ky është një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen.
“Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare.
Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti”, do të shkruante Cakaj në atë kohë, transmeton Ulqini Online.
Por jo e njëjta gjë ndodh rreth angazhimit të Tiranës zyrtare, se paku deri tani dhe se paku publikisht, për një bashkim eventual të subjekteve politike shqiptare në një listë për zgjedhjet parlamentare që do mbahen me 30 gusht të këtij viti. Heshtja e Tiranës zyrtare deri tani sa i përket angazhimit që subjektet shqiptare të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do mbahen këtë vit në Mal të Zi nuk lë shije të mirë.
Shumë komentues në rrjetet sociale shprehen se Tiranës zyrtare i takon dhe duhet të ndikojë të bashkombasit e tyre në Mal të Zi që të koordinohen për të mirën e tyre në realizimin e drejtave që ju takojnë.
Për rikujtim, subjektet shqiptare të Luginës së Preshevës pas bashkimit në një listë zgjedhore arritën të fitonin 3 vende në parlamentin e Serbisë.