Ne prag te zgjedhjeve parlamentare kur shqiptaret prisnin qe subjektet politike te bashkohen ne nje liste, perseri ndodhin skenaret e zgjedhjeve te kaluara. Edhe kesaj radhe kemi nje subjekt-levizje te re politike te quajtur Unioni i Tuzit i kryesuar nga kryetari i Kuvendit te Komunes se Tuzit, Fadil Kajoshaj. Kjo levizje vjen ne skene si rezultat i mosmarreveshtjeve te brendshme te UDSH-se, Dega e Malesise, te cilet ne mbledhjen e Keshillit Qendror te UDSH-se te mbajtur me 27.06.2020 ne Ulqin kane dale me tri perfundime: 1. Pezullohet veprimtaria e Kryesisë e Degës së Malësisë, 2. KQ autorizon anëtarët KQ të cilët gravitojnë nga Dega e Malësisë që të kordinojnë aktivitet politike gjatë zgjedhjeve dhe brenda afatit 90 ditor të organizojmë Kuvendin e jashtëzakonshëm për Degën e Malësisë; 3. UDSH vazhdon të jetë pjesë e koalicionit në komunën e Tuzit, dhe do vazhdojë të japë kontributin maksimal në mirëvajtjen e punës të pushtetit lokal.
Kurse sonte levizja e re e quajtur Unioni i Tuzit, doli me nje Kumtese per opinion te cilen mund ta lexoni ne teresi:
KUMTESË PËR OPINION
Në Ulqin u mbajt mbledhja e Këshillit Qëndrorë e cila ishte e shumpritur dhe e kurdisur nga disa anëtar në bashkëpunim me ish-kryetarin Meto Zenka.
Në KQ në rëndin e ditës si pike e parë ishte situate në Degën e Malësisë, ku u diskutua 3 orë të plota dhe pa asnji fakt- arsye hedhet në votim propozimi për pezullimin (përjashtimin) e Degës së Malësisë, ku normal të gjithë ulqinakët dhe disa anëtar nga Malësia votojnë për një vendim politik me ç’rast nuk ju përmbahen normave, standardeve, procesit të gjërë dhe detaj të komisioneve hetimore disciplinore (në mbledhjen e KQ nuk morën pjesë antarët nga Plava, Gucia dhe Rozhaja) .
Konsiderojmë se vendimi i ish-kryetarit z.Zenka dhe Këshillit Qëndrorë është i pa bazë dhe at’hok në shërbim të interesave të kundërta nga ato që janë për të mirën e banorve të Malësisë për çfarë dega ishte e përkushtuar nga kuvendi i fundit i sajë ku dhe merr legjitimitetin për veprim.
Simbas të gjitha gjasave që nga fillimi dikuj i pëngonte suksesi, që dita ditës shtohej nga fitorja e madhe e Forumit Shqipëtarë në Tuz.
Mbas këti vëndimi si dhe veprimeve tjera, organizuam mbledhjen në Tuz dhe vendosëm që grupi legjitim i votuar nga delegatët të vazhdoj punën dhe aktivitetet në Malësi me emrin
“ UNIONI I TUZIT”.
UDSH në kuvëndin komunal të Tuzit ka 1 këshilltarë, kurse UNIONI I TUZIT është i përfaqësuar nga dy këshilltarë, prandaj Enis Gjokaj nuk mund të flas tash e tutje si kryetar i këtij klubi.
TË GJITHA MUNDENI TË NA I GRABITNI POR KURRË PËRKRAHSIT TË CILËT NA QËNDRUAN BESNIK QË 27 VJET, BESOJMË DHE TASH E TUTJE, SE JU JA KENI PREK RRËNJËN UNIONIT TË MALËSISË.
Tuz, me 07.07.2020 Unioni I Tuzit
/plavaeguciasot.com/