Prrinderit-dhe-femijaSh(fuqizimi) i prindërve  lidhur me disiplinën dhe moszbatimin  e saj nga ana e fëmijësNDËRRIMI I ROLELE

Shkruan: Arlinda Sukaliqi:

Qëllimi i çdo prindëri është përgatitja e fëmijës së vet për një jetë  të pavarur në shoqëri..Prindërit duhet të jenë ato që duan fëmijën e vetë dhe të interesohen për mirëqënien e tyre më shumë se askush.Për të arriur këtë ato fëmijës duhet t’i falin shumë dashuri,që ata të ndërtojnë figurën pozitive për vetvëten,dhe duke qenë kështu ato të cilët neser do jenë të gatshëm të përballen në sfidat e jetes.Përveç dashuris, detyrë e prinderit është dhe diciplina të cilen duhet ta ushtroj ndaj fëmijës me anë të së cilës fëmijën do ta “detyroj” të bëjë atë që është e dobishme ,por në të shumtën e rasteve jo e kënaqshme për fëmijen ,sepse kështu vendoset  kufiri mes asaj që quhet e lejushme dhe jo e lejushme.Duke pasur diciplinë ndaj fëmijes ,prinderit e mësojnë fëmiun çka ka të lejuar dhe çfarë duhet të bëjë.Kur fëmijës ndonjëherë nuk i lejohet diçka që ai pëlqen shpesh herë bënë rezistencë për të mos zbatuar “urdhërin”,atëherë gjëndja bëhët me serioze  dhe duke mos praktikuar rregullat ai dënohet dhe fizikisht..Dënimet fizike janë të shëmtuara  dhe jo të këndshme  dhe përfaqësojnë  përdorim të forcës  por nuk është e njëjtë si ai që quhet shpërdorim fizikë ose dhunë.Ndëshkimi fizik llogaritet p.sh kur prindëri një herë qëllojnë fëmijen e vetë në të pasmen e tyre më një shuplak të vogël ,por kjo nuk kupton  veprimtarinë e vazhdushme e dhunës ndaj fëmijës.

Nuk është e vërtetë  që prindërit gjithmonë dhe në të gjitha moshat  mund ta detyrojnë fëmijen  të nderroj sjellje vetëm më anë të metodave të dhunshme, sepse shpesh herë situata më e vogël ose masa më e vogël e zbatimit të një dicipline që urdhëron prindëri të zbatohet nga fëmija cilësohet nga shumë vet si në dhunë e “fuqishmit’ ndaj të “pafuqishmit”…Në kohën e sotme gjërat kanë ndryshuar dhe shpesh herë prindërve u merret e drejta  e ashtëquajturës vetkontrollimi i fëmijës ndaj zbatimit të diciplines që ato urdhërojnë .Në kundërshtim më këtë prinderit në të shumtën e rasteve mendojnë se mënyra si “lutja”nuk funksionon dhe   është metodë e dështuar ,më anë të sëciles nuk mund të arrijë asgjë dhe zgjedhjën e sheh në një mënyrë tjetër.Në anën tjetër shumë vende të tjera evropiane i dënojnë veprimet e tilla  duke shfuqizuar prindërit më gjithçka që ka të bëjë më dënime.Nuk janë të pakta vendet ku veprimet e tilla i denojnë rëndë duke larguar fëmijen nga prinderit dhe dërguar në qëndrat sociale edhe pse prindëri nuk është i vetmi fajtor në të gjithë këtë histori…Duke u rritur fëmija në një moshë që di vet të drejtat e tija shpesh herë shfaq një mospërfillje dhe mosrespekt ndaj prindërit duke marrë shkas nga ajo që ka parë ose dëgjuar lidhur me dënimet fizike apo të tjera.Nuk janë të pakta rastet kur fëmija i bënë shantazh prindërit duke ju drejtuar më fjalë si “nuk dua dhe pikë,dhe çfarë mund të më bësh,hajt vetëm guxo të më godasësh”.Më fjalë të tjera fëmija i bënë me dije prinderit se ai s’ka më të drejtë të zbatoj diciplinen si ai deshiron por është i detyruar që të ndërroj rolet duke u shëndrruar në “të mosfuqishmin” e fëmija si “i fuqishmi”…Sa është efektive kjo vihet pyetja???Shpesh herë fëmijet  në moshë më të madhe abuzojnë më këtë fuqi e të drejtë të tëpruar, ku nuk  mungojnë spekulimet e shumta ,gënjeshtrat,akuzat e rrejshme ,manipulimet ndaj prinderve.

Një dukuri është vërtetuar se dhenia shumë e të drejtave,  fëmijes dhe shfuqizimi i prindërve ndaj zbatimit të diciplinës dhe asaj që ato e mendojnë si efektive për fëmijen e vetë shpesh herë shëndrrohet në një histori jo më fundim të mirë,këtë e vërtetojmë nga shumë mësues të cilët vertetojnë  që fëmijet më agresiv,më të dhunshëm, më pak edukues janë ata fëmijë të cilët asnjëherë  nuk janë dënuar më asgjë dhe i janë plotësuar të gjitha kapriçot e veta..Prandaj vihet pyetja sa është e drejtë që prindërve t’u mos lëjohet  e drejta për ndonjë dënim qoftë ai i çfardo lloji?

By admini