Kryetari i komunës së Ulqinit para disa ditëve kishte urdhëruar që të fillojë prishja e objekti të ish supermarketit ” Otrantkomerc” dhe”Roda Market”, me një sipërfaqe prej rreth 400 metra katror, tokë e cila është në pronësi të komunës. Një gjë e tillë është edhe duke ndodhur.
Por një debat i fort është duke u zhvilluar në rrjetet sociale rreth asaj se çka do të ndodhë me këtë hapësirë në pikën më të frekuentuar të Plazhit të vogël.
Në përgjithësi qytetaret dakordohen se zgjidhja më e mirë është që aty të mendohet diçka që nuk ka të bëjë me ndërtim duke shprehur dëshirën që ajo të jetë pjesë e gjelbërt. Plazhi i vogël ka mangësi sa i përket gjelbërimit dhe përveç zonës rreth objektit të Hollegro-s, pjesët tjera tashmë janë të betonuara.
Ditët në vazhdim do të mësojmë se si do të shkojnë punët rreth gjithë kësaj.