Një fakt interesant me shifra ka paraqitur sot para gazetareve kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehemt Zenka. Kështu ai ka potencuar pagesat që realizojnë pronaret e shtëpive në Shtoj dhe Krruç në krahasim me pagesat e shtepive në zonat tjera të qytetit, sidomos për pastrim dhe taksen e banimit.
‘‘Tejmase është dëshpërus fakti që 7000 shtëpi në Shtoj dhe 1000 në Krruc për pastrimin paguajn vetëm 28.000€ mbrenda një viti,ndërsa 4000 shtëpi në qytet për nji vit paguajn hic ma pakë se 600.000€.
-E njëjta statistik vlen edhe për mjetet e mbledhura prej taksbanimit,ku prej te cilave 30.000€ mblidhen nga shtëpit e Shtojit dhe Krrucit, ndërsa 200.000 prej pjesëve të tjera të qytetit.Sic duket për pushtetarët tanë vlenë rregulli që të ardhurit shërbimet ti kenë gratis,ndërsa vendasit janë për me pagu”, ka deklaruar Zenka.
Në këto zona të qytetit tonë ka shumë pronarë të shtëpive që vinë nga qytete të tjera si brenda Malit të Zi poashtu edhe jashtë. Nga ky fakt që ka paraqitur sot kryetari i UDSH-së Zenka në njëfarë mënyrë mund të konkludohet se pronaret e shtëpive në këto dy zona të qytetit janë të privilegjuar.