Nga Qani Osmani
Jetojmë në një kohë të vështirë, e cila kulturën e ka mbështetur për muri, kur kultura është bërë prone e “estradës politike”. Të gjithë na jemi dëshimtarë që kultura sot në shoqërinë tonë është skajshmërisht e politizuar. Është pothuajse e pamundur të shohim një manifestim kulturor ku në rreshtat të parë nuk janë të ulur pushtetar dhe politikan. Është e pamundur të ndjekim një ngjarje kulturore dhe mos vërejmë politikan të cilët mundohen të përfitojnë pikë politike nëpërmjet kulturës.
Të rrallë janë njerëzit e pushtetit (e kam fjalën për pushtetarët shqiptarë) që u shkon ndërmend se shoqëria ka nevojë për teatër, për libra, për pikturë dhe për muzikë të mirë burimore. Ngado që të sillesh vlon nga politika e cila ka rënë në nivel të vulgut. Njerëzit i kanë lënë edhe pa atë nevojën fisnike për fjalën e bukur letrare, për të qenë pjesë e botës artistike qoftë si lexues, dëgjues, spektatorë ose qoftë si krijues i vlerave. Si pasojë nuk ka mbështetje e as subvencionim të librit shqip, nuk mbështetet ndonjë projektt më seriaz kulturor përveç nëse është në pyetje ndonjë autor që edhe pse vehten e quan intelektual, në fakt është servilë dhe puthador i përbetuar i pushtetit dhe i politikës.
Ai publiku i dikurshëm që e mbushte sallën thuajse në çdo shfaqje ka mbetur thellë në zonën e kujtimeve njësoj si vitrinat e librave të dikurshme të Rilindjes në qytetet shqiptare në përgjithësi ku shumë njerëz “e shuanin etjen” e lexuesit me librin e mirë shqip. Piktorët, shkrimtarët e krijuesit muzikorë sot janë të detyruar dhe duhet të bëjnë punë të tjera për të mbijetuar, për ndryshim nga ajo kohë kur së paku ia dilnin të arnohen me punën që e bënin në fushën e krijimtarisë.
Në kohën e diktaturës komuniste kur syri i kujdestarëve të kështjellës së kuqe ishte i gjithëpranishëm, kishte botues shqiptarë të cilët nuk i ndalte kush. Këta botues nuk vareshin nga tregu, por i shfrytëzonin mjetet nga buxheti i shtetit e kështu realizonin plane, ambicioze të botimeve të librave të autorëve klasikë dhe angazhoheshin mjaft që t’i afirmojë edhe krijuesit vendor. Dhe natyrysht e mbi të gjitha, i plotësonin nevojat kulturore të njerëzve. Atëherë kujdestarët dhe rojet e pushtetit nuk ishin të interesuar aq shumë ta masivizojë politikën, sepse nuk fitonin shumë pike sa merrnin gjetiu, siç ka qenë përgjimi dhe ndjekja e njerëzve nëpër kafene, nëpër ndeje, nëpër redaksi të ndryshme dhe nëpër shkolla. Në këto mjedise ka qenë ambienti ku janë “krijuar” underground “tregimet” e përgjimeve të cilët një fjalë të nxjerrë nga konteksti i fjalisë e ngrinin në një kala shpifjesh e gënjeshtrash.
Pra, këto personazhe të tragjikomedis së madhe komuniste, që e kalonin jetën duke mbushur dosjet me akuza të rreme kundër njerëzve të vendosur, nuk i shihje në numër të madh nëpër shfaqjet kulturore. Nuk më kujtohet që këta ta zinin gjysmën e sallës në emër të ndonjë farë protokolli. Këto fytyra nuk i shihje as nëpër library, e as nëpër ekspozita.
Sot, fatkeqësisht edhe pas tre dekadave demokraci dhe kur duhet të jenë punët krejtësisht ndryshe e për së mbari, estrada e tashme politike i thellon dhe i “pasuron” metodat e mbrapshta të punës së estradës së atëhershme të diktaturës politike. Edhe sot estrada politike e injoron kulturën dhe artistët dhe krijuesit. As sot nuk jemi kursyer nga syri i përgjuesve dhe ka droje që të jenë më shumë se dikur. Nga kjo gjendjeje kemi ardhur në një situate ku kultura e ka humbur sensin e saj e cila në vetë nënkupton pavarësi, mendim kritik, dialog ose gjithë atë që është dijametrikisht ndryshe nga partia dhe politika. Në këto kushte që jemi fatkeqësisht, është thjesht e pamundur të kultivohet një skenë e pavarur kulturore.
Në një tubim partiak apo politik nuk është e hijshme që në rreshtat e pare të ulen dhe të përshëndeten intelektualët e pavarur prej partive politike, ngaqë është tubim partiak politik dhe ata që duhet të ulen në rreshtat e parë dhe të përshëndeten si të veçantë janë politikanët që gëzojnë funcione si në partin përkatëse ashtu edhe në pushtet.
Megjithatë, kështu nuk po ndodh përgjatë “përurimit të librave”. Në vend që intelektualët të ulen në rreshtat e para dhe të përshëndeten konkretisht e veçanarisht, ato duhet të ulen në rreshtat e fundit dhe zakonishtë përshëndeten me emertimin “të tjerë”, kurse politikanët i ulin në rreshtat e para edhe pse shumica prej tyre kurrë në jetën e tyre se kanë lexuar as edhe një libër dhe i përshëndesin me emra dhe mbiemra të përveçëm, njëherësh duke ia theksuar pozitat politike dhe funkcionin në pushtet, madje aty-këtu ua japin edhe fjalën.
Këto dukuri janë të tmershme për shëndetin e mendimit të shëndoshë. Kjo sjellje është dëshpëruese për ata që duan ta ruajnë sovranitetin e plotë të mendimit. Kjo është e lemerishme për shpirtin e zhvillimit të një populli. Kjo është e turpshme për organizatorët e këtyre përurimeve, po ashtu edhe për autorët e librave, të cilët permes nënçmimit të kolegëve të tyre, po e nënçmojnë rëndë vetveten.
Përfundimishtë duhet thënë se krijuesit letrar, shkrimtarët, piktorët, skulptorët, krijuesit muzikor (me përjashtim të estradës), sot kanë mbetur në mëshirën e pa pasigurisë, të tregut dhe të kësaj estrade politike, e cila i mjafton vetvetes dhe as që e ka ndërmend që të kërkoj zgjidhje për gjallërimin e kultures duke mbështetur dhe subvencionuar krijimin e vlerave kulturore.