PAutore: Drita Llolla
Në vështrimin e ontologjisë, realiteti është fenomen relativ. Në bazë të këtij konstatimi, themi që nuk ekziston një realitet i vetëm, por realitete të ndryshëm që bashkëjetojnë. Nëse i qasemi me këtë frymë përshkrimit të identitetit malazez, duke u bazuar në analiza të mirëfillta të proceseve shoqërore, kohore dhe historike, arrijmë në përfundimin se identiteti malazez është një konstrukt i shtresëzuar apo një bashkësi e realiteteve që e përfaqësojnë. Ky konstatim sot përbën karakteristikën emblematike të Malit të Zi, multikulturalizmin, të faktuar në Kushtetutë, Konventat ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave.
Gjeneza
Interesi për ta studiuar në tërësi kompleksitetin e identiteteve kulturore lindi me shfaqjen e komuniteteve transnacionale, ku multikulturalizmi ndikoi në nivel personal, në marrëdhëniet ndërpersonale, e rrjedhimisht kolektive, në perceptimin dhe reflektimin mbi identitetin; Kush jam/jemi dhe çfarë vlerash përfaqësoj/më? Shoqëria malazeze, që në kohërat e organizimit primitiv shoqëror, njihet me konceptin e identitetit të shtresëzuar. Mendohet se gjithçka filloi me mpleksjen midis fiseve të sllavëve të jugut dhe shqiptarëve. Gojëdhënat popullore sugjerojnë se disa fise malazeze janë produkte të degëzimit të vëllazërimeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Janë përshkruar lëvizjet e barinjve të Shqipërisë së Veriut dhe të Zetës gjatë gjithë Mesjetës, si rrjedhojë e të cilave u krijuan marrëdhënie fisnore që prisnin kufij fetarë dhe etnikë. Nga ky këndvështrim, me interes të veçantë është studimi i trashëgimisë kulturore për të kuptuar më mirë identitetin e shtresëzuar malazez. Ndërkaq, Ballkani njihet në histori si vend i shkëbimeve midis popujve, ku më tipiket ishin lidhjet mes familjeve princërore të periudhës së Mesjetës. Veçanërisht, bien në sy martesat e përfaqësuesëve të tre brezave të familjes sundimtare të Zetës, Gjuragj, Stefan dhe Ivan Crnojeviqit, me të bijat e Zahariajve, Kastriotëve dhe Arianitëve. Historia e shenjtores Angjelinë, vajzës së fisnikut dhe prijësit shqiptar me kryeqendër në Kaninë, Gjergj Arianitit, e cila u martua me despotin serb, Stefan Brankoviqin, është një tjetër rast i cili dëshmon ndërthurjet dinastike në katër anët e horizontit ballkanik, si dhe shtrirjen gjeografike, të gjithanshme të lidhjeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Martesat politike kanë forcuar aleancën, e cila, supozohet se ka qenë kundërpërgjigje ndaj ndryshimit rrënjësor, kulturor që po i kanosej strukturës së rajonit me ardhjen e Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444, ku mori pjesë edhe Stefan Crnojeviqi, së bashku me djemtë e tij, Gjergjin dhe Gjonin (Ivani), mund të konsiderohet një ngjarje përbashkuese në luftën për liri. Mirëpo, diskursi mbizotërues i ligjërimit akademik dhe publik sot këmbëngul që të anashkalohet perspetiva historike e “fuzionimit” të serbëve dhe shqiptarëve, duke mos e përdorur si pikënisje për ta zbërthyer dhe shpjeguar identitetin e shtresëzuar malazez. Përkundrazi, “dikotomia institucionale malazeze është shfaqur në dy forma; përmes përpjekjes për t`i qendruar pranë rrënjëve dhe vatrës serbe, ose e kundërta e saj, për ta afirmuar shkencërisht identitetin njëmijë-vjeçar malazez”. (Vojvodiq, 2016) Në kundërshtim të dy hipotezave të mësipërme dhe qëndrimeve të konsumuara, vijon konstatimi se ”grupet etnike dhe kulturat nuk kanë qenë asnjëherë entitete me kohëzgjatje të pafundme kohore, as me një vetëpërcaktim të krijuar në mënyrë të pavarur nga kontaktet me jashtë.” (Doja, 2009:153) Rrjedhimisht, kuptimi i identitetit malazez si një produkt i shkallës më të lartë të ndërveprimit midis grupeve etinike nuk synon zhdukjen apo çbërjen e tij, por përshkrimin e saktë të natyrës së tij. Ky aspekt përbën vlerën thelbësore të karakterit të depozituar të tij sot. Me qëllim portretizimin e saktë të Malit të Zi, e shikoj si një çështje me rëndësi të veçantë, risjelljen në vëmendjen publike dhe hapjen e diskutimit rreth këtij dimensioni historik, bazuar në vlerësimin mbi baza konkrete të historisë, marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërshekullore midis malazezëve dhe shqiptarëve. Në këtë mënyrë, kontribuojmë që trashëgimia historike e së kaluares të shndërrohet në një kapital të rëndësishëm të së tashmes. Për më tepër, të ndërgjegjësohesh rreth unitetit dinamik të Malit të Zi do të thotë t’ja pranosh karakterin sintetik të një qytetërimi europian.
Aspekti fetar dhe gjuhësor
I gjendur në vijën ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes, në aspektin gjeografik, politik, fetar dhe atë kulturor, Ballkani ka qenë gjithmonë vatër e përplasjeve të forta ideologjike. Periudha e pushtimit osman ka shkaktuar ndryshimet më të thella shoqërore dhe kulturore në hapësirën e tij, të cilat diktuan ashpërsimin e strategjive të njejtësimit dhe të ruajtjes së kufijve etnikë. Tek serbët, koncepti i kombësisë vijon të jetë ngushtësisht i lidhur me fenë, kështu që, si sot edhe atëmot, “etnicizimi i fesë” për serbët ishte një mënyrë e përcaktimit të kufijve etnikë. Shoqëria bashkohej rreth një patriarku, pra organizohej dhe sillej rreth figurave atërore. Kjo ka ndikuar që përpjekja për ta orientuar vetëdijen shoqërore drejt funksionimit dhe veprimit brenda kornizave të një shteti ligjor të përballet me rezistencë të gjërë dhe ndodh pikërisht për shkak të rrënjëve gjërësisht të përhapura të moralit patriarkal. Mënyra e dyfishtë e ushtrimit të pushtetit mbizotëron kulturën politike, ku praktikat rënduese burokratike dhe arbitrariteti përdoren për t’i bllokuar efektivisht idetë at’sfiduese. Mirëpo, dhe pse i përshfaqur në forma të ndryshme, morali patriarkal është një karakteristikë e të gjithë popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Jetëgjatësia e tij nuk përbën çudi, pasi shoqëritë e organizuara sipas modelit patriarkal në momentin që privohen nga prania e kryepushtetarit apo babait, shndërrohen në sisteme entropike në rrezik që t’i nënshtrohen kaosit. Falë historisë së pasur me konflikte, frika jonë nga rreziku i kaosit që do të prodhonte ndryshimi i status quo-së është kthyer në paranojë të përgjithshme. Për t’i shpëtuar kaosit, babai apo kryepushtetari, vepron në drejtim të “materies entropike”, për të vënë rregull dhe kanalizuar energjinë e cila, në fakt, prodhohet nga vetë ai.
Ndryshe nga serbët, shqiptarët kanë përdorur një strategji tjetër në përcaktimin e kufijve etnikë. Shqiptarët njihen botërisht si populli i lashtë, ilir dhe i krishterë. Akademiku i shquar shqiptarë Alban Doja i cili e ka studiuar në thellësi çështjen e përdorimin politik të fesë në rindërtimin e identiteve, nga ku është frymëzuar ky segment i këtij shkrimi, ndër të tjera shprehet në lidhje me rastin shqiptarë se “me perandorinë bizantine ata hynë gjithnjë e më tepër në orbitën e krishtërimit të Lindjes, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, si edhe për rrjedhojë arsyesh të ndryshme politike dhe historike, ja arritën t’a ruajnë prapavijën perëndimore.” Në vijim ai shpjegon seky fenomen do të manifestohej më pas ne momente të ndryshme përgjatë historisë, veçanërisht rreth çështjes së identitetit. Me evoluimin e strukturës fetare, shqiptarët refuzuan etnicizimin mbi bazën fetare, duke u shndërruar në të vetmin popull “transfetar” të Ballkanit. Identiteti i shqiptarëve u ndërtua kryesisht mbi bazën e gjuhës. Aq e fortë ka qenë kjo dukuri, sa u kthye në një ideologji të vërtetë mbi themelet e së cilës u zhvillua lëvizja e Rilindjes Kombëtare e popillit shqiptarë, nga mesi i shekullit XIX e deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Fryma rilindase mbështetej në shtyllat e autonomisë dhe pavarësisë, në ndjenjën e kombësisë, identitetit, individualitetit dhe tendencës për të kapërcyer prirjet e lokalizmit dhe të separatizmit patriarkal feudal. Prijësit e saj ishin elita intelektuale, e cila përpunoi dora-dorës idetë për të drejtat e kombit, të plotësuara me ato iluministe për kulturën dhe zhvillimin ekonomik. Nëse zhvendosim vëmendjen tek malazezët, vërejmë ngjashmëri në përpjekjet për t’a ruajtur frymën dhe “prapavijën perëndimore”, dhe pse në një kontekst të ndryshëm kohor dhe politik. Ajo që vlen të theksohet është se, nga aspekti gjuhësor, provat e leximit latin të periudhës së Duklës të cilat ruhen ende sot dëshmojnë se në hapësirën që zë Mali i Zi sot janë përqafuar vlerat e qytetërimit latin. Alfabeti dhe leximi latin, në këtë rast, flet qartë rreth vendimit në gjenezë për të zgjedhur rrugën e përqafimit të vlerave perëndimore. Nga ana tjetër, dualiteti i identitetit malazez bën që shoqëria të përballet me sfida të tjera, ku kryeson përplasja e vazhdueshme me Kishën Ortodokse serbe. Me anë të tendencës së vazhdueshme për të sulmuar dhe manipuluar politikisht çështjen identitare, si edhe duke shprehur qendrime gjithnjë shpifëse ndaj proceseve integruese dhe modernizuese të Malit të Zi, Kisha Ortodokse serbe dhe gjithçka që ajo përfaqëson sot janë kthyer në plagën kryesore të vendit. Kjo bën që morali patriarkal, sot për sot, të mbetet i pllakosur, si në strukturën familjare ashtu edhe në institucionet e shoqërisë malazeze, duke vështirësuar kornizat e brishta shtetërore dhe progresin e Malit të Zi. Margjinalizimi i Kishës Ortodokse serbe dhe ndikimit të saj në shoqërinë malazeze përbën hapin fillestar, pozitiv drejt çrrënjosjes së paternalizmit dhe tendencave lindore në Mal të Zi.
Realiteti multikulturor i Malit të Zi
Në hapësirën kohore gati njëqind vjeçare midis dy momenteve historike, vitit 1878, i cili shënon njohjen e parë të pavarësisë së Malit të Zi, si edhe viti 1997, të cilin do e quaja pikënisjen e rrugëtimit drejt shkëputjes nga bashkimi shtetëror me Serbinë dhe ndikimi politik serb, me qëllim rikthimin e pavarësisë, ndodh mbivendosja apo shtresëzimi i mëtejshëm i identitetit malazez. Produkt i kësaj periudhe është një strukturë e evoluar multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore. Identiteti kombëtar malazez për gati një shekull konsiderohet çështje kontroverse, veçanërisht në sytë e atyre që duan ta njejtësojnë me identitetin serb. Viti 1997 shënon vitin e rizgjimit të ndjeshmërisë së re kombëtare, shoqëruar me përgjegjësi specifike ndaj përbërjes së re multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale.
1997
Me shthurjen e Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë (SFRJ-së) dhe shkëputjen e njëpasnjëshme të republikave gjatë fillimit të viteve ‘90, nis rreshtimi i përplasjeve ideologjike dhe sentimentale, me pasojë konflikte të vazhdueshme dhe të ashpra ndëretnike, sulm të forcave ushtarake dhe policore ndaj civilëve, si edhe tentativë për spastrim etnik. Ideali vëllazërim-bashkim, shumë i dashur për jugo-nostalgjikët, atëmot dhe sot, dergjej nën flakët e tërbimit ushtarak, komanduar nga Sllobodan Millosheviqi. Serbisë iu shembën planet për ndërtimin e një shteti unitar, me përbërje ish-republikat e Jugosllavisë, i cili do të funksiononte nën komanden e Beogradit. Konflikti “naiv” i lindur fillimisht si pasojë e përplasjeve ideologjike, post-komuniste, u përshkallëzua në luftë të egër të ushtrisë ndaj civilëve, në Bosnjë dhe Hercegovinë e në Kroaci. Së shpejti, do të zbulohen planet për spastrimin etnik në Kosovë. Mali i Zi në këtë moment të historisë së përgjakshme të Ballkanit u gjend i rrethuar nga errësira e konflikteve ndëretnike dhe lufta civile. Ishte vendosmëria për t’i shkëputur lidhjet me politikën destruktive dhe represive serbe, si edhe bindja ndaj frymës euro-atlantike, çfarë e shpëtoi vendin nga lufta e brendshme civile. Millo Gjukanoviq, atë kohë një politikan i ri, karizmatik, i dalluar për nga aftësitë oratorike dhe pragmatizmi që e karakterizon edhe sot, vendos shkëputjen e lidhjeve me politikën serbe, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të kthesës historike dhe figurën politike që ka shënuar historinë moderne të Malit të Zi. Populli malazez, dhe pse në heshtje, e ruante frymën perëndimore dhe dëshironte integrimet euro-atlantike. Këtë e konfirmoi në vitin 1997, duke mbështetur idetë e liderit të saj të ri, si edhe më vonë duke vendosur për t’a vazhduar rrugën të pavarur, me anë të referendumit të zhvilluar në vitin 2006. Diplomacia e patriarkut të ri të Malit të Zi funksionoi dhe bazohej te qasja e re që ai zgjodhi, për t’a rizgjuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare, gjithnjë duke u treguar i kujdesshëm ndaj rolit specifik të pakicave në proceset shtetformuese. Si rrjedhojë, pavarësia e Malit të Zi do t’a pasuronte gjeopolitikën e rajonit me një realitet të ri, mirëpo procesi i brendshëm i vetëdijësimit kulturor i shoqërisë malazeze, në kuptimin e përqafimit të vlerave përendimore do të përbënte sfidën e radhës. Mendësia patriarkale, e përhapur gjërësisht në shoqërinë malazeze, nga njëra anë mund të konsiderohet rrethanë favorizuese për Gjukanoviq, në mënyrën se si ndikoi në psikologjinë e masës, e dehur dhe e “mahnitur” me karizmën e tij të padiskutueshme. Mirëpo, nga ana tjetër, mendësia patriarkale do ta vështirësonte suksesin e përpjekjeve për t’a reformuar vendin. Një malazez që është rritur me frymën patriarkale, e ka të vështirë t’i kuptojë në thelb vlerat perëndimore, si liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, shanset e barabarta, shtetin e së drejtës, barazinë gjinore, të drejtat e minoriteteve.
Sfidat e reja për Malin e Zi
Ballkani Perëndimor po jeton sot një realitet të ri gjeopolitik, ku shumica e vendeve në rajon kanë zgjedhur integrimin në BE. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e qartësoi se cilat vende të rajonit do të jenë prijëse në rrugëtimin e integrimeve euro-atlantike. Ajo që duhet theksuar është se, tejkalimi i sfidave të reja për Malin e Zi nuk duhet të kthehet në një garë hapje-mbyllje kapitujsh, por duhet shfrytëzuar si një moment ku reflektohet mbi cilësinë e procesit të integrimit. Shoqëria malazeze ka ende rrugë të gjatë për të bërë në tejkalimin e vetes, për të vendosur bazat e një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik, politik dhe kulturor. Nëse rryma të ndryshme, herë pas here kanë dashur të ndikojnë në drejtimin gjeopolitik të vendit, duke e penguar në rrugën e zhvillimit, ky është momenti i duhur kur shoqëria malazeze duhet të reflektojë dhe të jetë e qartë rreth çështjes thelbësore – cilat vlera do të përfaqësojë në të ardhmen? Në kërkim të përgjigjes, duhet të kuptojmë se edhe në momente të vështira si ky, kur luhatjet në Perëndim po keqinterpretohen dhe po keqshfrytëzohen, format e mbrojtjes së interesave kombëtare të shoqërive perëndimore nuk kushtëzohen nga patriarkati. Patriotizmi i shoqërive përendimore konsiston në mbrojtjen e institucioneve dhe ndarjen e fuqive mes tyre. Të jesh patriot do të thotë t’i përkushtosh me gjithë qenien tënde idesë së një vendi ku e drejta gjithmonë prevalon mbi patriarkun, ku të gjithë gëzojnë shanse të barabarta, vendi ku barazia gjinore dhe të drejtat e minoriteteve janë premisë e zhvillimeve demokratizuese, pluralizmi i mendimeve, qëndrimeve, botëkuptimeve, llojshmërisë e kulturave, përceptohen si vlera, dhe jo kërcënime, dhe të tilla mbrohen me ligj. Përbërja unike, multikulturore e shoqërisë malazeze përbën potencialin e saj më të madh dhe një kapital të rëndësishëm në hartën e gjërë europiane. Këtë duhet ta çmojë, pasi nuk janë kufijtë gjeografik ata që historikisht kanë ndarë Lindjen nga Perëndimi. Përpara se ta trajtojmë si çështje politike, integrimin e vlerave perëndimore duhet ta konsiderojmë si një proces të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm internalizimi të kulturës perëndimore. Pavarësisht trashëgimisë së trazuar historike, ne duhet të besojmë thellësisht se vlerat përendimore janë shtrati ku do të ripërtërihet Mali i Zi.
Teksti është shkruar në prill, 2018.
Publikohet për here të parë më 13 mars, 2019.
Autore: Drita Llolla
Në vështrimin e ontologjisë, realiteti është fenomen relativ. Në bazë të këtij konstatimi, themi që nuk ekziston një realitet i vetëm, por realitete të ndryshëm që bashkëjetojnë. Nëse i qasemi me këtë frymë përshkrimit të identitetit malazez, duke u bazuar në analiza të mirëfillta të proceseve shoqërore, kohore dhe historike, arrijmë në përfundimin se identiteti malazez është një konstrukt i shtresëzuar apo një bashkësi e realiteteve që e përfaqësojnë. Ky konstatim sot përbën karakteristikën emblematike të Malit të Zi, multikulturalizmin, të faktuar në Kushtetutë, Konventat ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave.
Gjeneza
Interesi për ta studiuar në tërësi kompleksitetin e identiteteve kulturore lindi me shfaqjen e komuniteteve transnacionale, ku multikulturalizmi ndikoi në nivel personal, në marrëdhëniet ndërpersonale, e rrjedhimisht kolektive, në perceptimin dhe reflektimin mbi identitetin; Kush jam/jemi dhe çfarë vlerash përfaqësoj/më? Shoqëria malazeze, që në kohërat e organizimit primitiv shoqëror, njihet me konceptin e identitetit të shtresëzuar. Mendohet se gjithçka filloi me mpleksjen midis fiseve të sllavëve të jugut dhe shqiptarëve. Gojëdhënat popullore sugjerojnë se disa fise malazeze janë produkte të degëzimit të vëllazërimeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Janë përshkruar lëvizjet e barinjve të Shqipërisë së Veriut dhe të Zetës gjatë gjithë Mesjetës, si rrjedhojë e të cilave u krijuan marrëdhënie fisnore që prisnin kufij fetarë dhe etnikë. Nga ky këndvështrim, me interes të veçantë është studimi i trashëgimisë kulturore për të kuptuar më mirë identitetin e shtresëzuar malazez. Ndërkaq, Ballkani njihet në histori si vend i shkëbimeve midis popujve, ku më tipiket ishin lidhjet mes familjeve princërore të periudhës së Mesjetës. Veçanërisht, bien në sy martesat e përfaqësuesëve të tre brezave të familjes sundimtare të Zetës, Gjuragj, Stefan dhe Ivan Crnojeviqit, me të bijat e Zahariajve, Kastriotëve dhe Arianitëve. Historia e shenjtores Angjelinë, vajzës së fisnikut dhe prijësit shqiptar me kryeqendër në Kaninë, Gjergj Arianitit, e cila u martua me despotin serb, Stefan Brankoviqin, është një tjetër rast i cili dëshmon ndërthurjet dinastike në katër anët e horizontit ballkanik, si dhe shtrirjen gjeografike, të gjithanshme të lidhjeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Martesat politike kanë forcuar aleancën, e cila, supozohet se ka qenë kundërpërgjigje ndaj ndryshimit rrënjësor, kulturor që po i kanosej strukturës së rajonit me ardhjen e Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444, ku mori pjesë edhe Stefan Crnojeviqi, së bashku me djemtë e tij, Gjergjin dhe Gjonin (Ivani), mund të konsiderohet një ngjarje përbashkuese në luftën për liri. Mirëpo, diskursi mbizotërues i ligjërimit akademik dhe publik sot këmbëngul që të anashkalohet perspetiva historike e “fuzionimit” të serbëve dhe shqiptarëve, duke mos e përdorur si pikënisje për ta zbërthyer dhe shpjeguar identitetin e shtresëzuar malazez. Përkundrazi, dikotomia institucionale malazeze është shfaqur në dy forma; përmes përpjekjes për t`i qendruar pranë rrënjëve dhe vatrës serbe, ose e kundërta e saj, për ta afirmuar shkencërisht identitetin njëmijë-vjeçar malazez. Në kundërshtim të dy hipotezave të mësipërme dhe qëndrimeve të konsumuara, vijon konstatimi se ”grupet etnike dhe kulturat nuk kanë qenë asnjëherë entitete me kohëzgjatje të pafundme kohore, as me një vetëpërcaktim të krijuar në mënyrë të pavarur nga kontaktet me jashtë.” Rrjedhimisht, kuptimi i identitetit malazez si një produkt i shkallës më të lartë të ndërveprimit midis grupeve etinike nuk synon zhdukjen apo çbërjen e tij, por përshkrimin e saktë të natyrës së tij. Ky aspekt përbën vlerën thelbësore të karakterit të depozituar të tij sot. Me qëllim portretizimin e saktë të Malit të Zi, e shikoj si një çështje me rëndësi të veçantë, risjelljen në vëmendjen publike dhe hapjen e diskutimit rreth këtij dimensioni historik, bazuar në vlerësimin mbi baza konkrete të historisë, marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërshekullore midis malazezëve dhe shqiptarëve. Në këtë mënyrë, kontribuojmë që trashëgimia historike e së kaluares të shndërrohet në një kapital të rëndësishëm të së tashmes. Për më tepër, të ndërgjegjësohesh rreth unitetit dinamik të Malit të Zi do të thotë t’ja pranosh karakterin sintetik, një qytetërimi europian.
Aspekti fetar dhe gjuhësor
I gjendur në vijën ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes, në aspektin gjeografik, politik, fetar dhe atë kulturor, Ballkani ka qenë gjithmonë vatër e përplasjeve të forta ideologjike. Periudha e pushtimit osman ka shkaktuar ndryshimet më të thella shoqërore dhe kulturore në hapësirën e tij, të cilat diktuan ashpërsimin e strategjive të njejtësimit dhe të ruajtjes së kufijve etnikë. Tek serbët, koncepti i kombësisë vijon të jetë ngushtësisht i lidhur me fenë, kështu që, si sot edhe atëmot, “etnicizimi i fesë” për serbët ishte një mënyrë e përcaktimit të kufijve etnikë. Shoqëria bashkohej rreth një patriarku, pra organizohej dhe sillej rreth figurave atërore. Kjo ka ndikuar që përpjekja për ta orientuar vetëdijen shoqërore drejt funksionimit dhe veprimit brenda kornizave të një shteti ligjor të përballet me rezistencë të gjërë dhe ndodh pikërisht për shkak të rrënjëve gjërësisht të përhapura të moralit patriarkal. Mënyra e dyfishtë e ushtrimit të pushtetit mbizotëron kulturën politike, ku praktikat rënduese burokratike dhe arbitrariteti përdoren për t’i bllokuar efektivisht idetë at’sfiduese. Mirëpo, dhe pse i përshfaqur në forma të ndryshme, morali patriarkal është një karakteristikë e të gjithë popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Jetëgjatësia e tij nuk përbën çudi, pasi shoqëritë e organizuara sipas modelit patriarkal në momentin që privohen nga prania e kryepushtetarit apo babait, shndërrohen në sisteme entropike në rrezik që t’i nënshtrohen kaosit. Falë historisë së pasur me konflikte, frika jonë nga rreziku i kaosit që do të prodhonte ndryshimi i status quo-së është kthyer në paranojë të përgjithshme. Për t’i shpëtuar kaosit, babai apo kryepushtetari, vepron në drejtim të “materies entropike”, për të vënë rregull dhe kanalizuar energjinë e cila, në fakt, prodhohet nga vetë ai.
Ndryshe nga serbët, shqiptarët kanë përdorur një strategji tjetër në përcaktimin e kufijve etnikë. Shqiptarët njihen botërisht si populli i lashtë, ilir dhe i krishterë. Duke qenë se me perandorinë bizantine ata hynë gjithnjë e më tepër në orbitën e krishtërimit të Lindjes, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, si edhe për rrjedhojë arsyesh të ndryshme politike dhe historike, ja arritën t’a ruajnë prapavijën perëndimore. Kjo do të manifestohej më pas ne momente të ndryshme përgjatë historisë, veçanërisht rreth çështjes së identitetit. Me evoluimin e strukturës fetare, shqiptarët refuzuan etnicizimin mbi bazën fetare, duke u shndërruar në të vetmin popull “transfetar” të Ballkanit. Identiteti i shqiptarëve u ndërtua kryesisht mbi bazën e gjuhës. Aq e fortë ka qenë kjo dukuri, sa u kthye në një ideologji të vërtetë mbi themelet e së cilës u zhvillua lëvizja e Rilindjes Kombëtare e popillit shqiptarë, nga mesi i shekullit XIX e deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Fryma rilindase mbështetej në shtyllat e autonomisë dhe pavarësisë, në ndjenjën e kombësisë, identitetit, individualitetit dhe tendencës për të kapërcyer prirjet e lokalizmit dhe të separatizmit patriarkal feudal. Prijësit e saj ishin elita intelektuale, e cila përpunoi dora-dorës idetë për të drejtat e kombit, të plotësuara me ato iluministe për kulturën dhe zhvillimin ekonomik. Nëse zhvendosim vëmendjen tek malazezët, vërejmë ngjashmëri në përpjekjet për t’a ruajtur frymën dhe “prapavijën perëndimore”, dhe pse në një kontekst të ndryshëm kohor dhe politik. Ajo që vlen të theksohet është se, nga aspekti gjuhësor, provat e leximit latin të periudhës së Duklës të cilat ruhen ende sot dëshmojnë se në hapësirën që zë Mali i Zi sot janë përqafuar vlerat e qytetërimit latin. Alfabeti dhe leximi latin, në këtë rast, flet qartë rreth vendimit në gjenezë për të zgjedhur rrugën e përqafimit të vlerave perëndimore. Nga ana tjetër, dualiteti i identitetit malazez bën që shoqëria të përballet me sfida të tjera, ku kryeson përplasja e vazhdueshme me Kishën Ortodokse serbe. Me anë të tendencës së vazhdueshme për të sulmuar dhe manipuluar politikisht çështjen identitare, si edhe duke shprehur qendrime gjithnjë shpifëse ndaj proceseve integruese dhe modernizuese të Malit të Zi, Kisha Ortodokse serbe dhe gjithçka që ajo përfaqëson sot janë kthyer në plagën kryesore të vendit. Kjo bën që morali patriarkal, sot për sot, të mbetet i pllakosur, si në strukturën familjare ashtu edhe në institucionet e shoqërisë malazeze, duke vështirësuar kornizat e brishta shtetërore dhe progresin e Malit të Zi. Margjinalizimi i Kishës Ortodokse serbe dhe ndikimit të saj në shoqërinë malazeze përbën hapin fillestar, pozitiv drejt çrrënjosjes së paternalizmit dhe tendencave lindore në Mal të Zi.