Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, përgëzon dhe mbështet subjektet politike shqiptare për marrëveshjen e arritur që në zgjedhjet e para lokale për Komunën e Tuzit/Malësisë të dalin të unifikuar me një listë të vetme, keshtu thuhet ne nje kumtese per opinion te z. Faik Nika, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi .
Është kjo padyshim një arritje e madhe e të gjithë drejtuesve të subjekteve politike shqiptare, shenjë e pjekurisë politike kur është fjala për interesin e përgjithshëm për shqiptarët në Malin e Zi.
Besoj dhe uroj që një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe për zgjedhjet e përgjithshme në nivel shtetëror, e po ashtu edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale në ata komuna ku shqiptarët përbëjnë shumicën ose një numër të konsiderueshëm të popullatës.
Këshilli Kombëtar beson se qëllimet dhe objektivat politike me interes të përgjithshëm për shqiptarët në Malin e Zi arrihen më shpejt dhe më lehtë nëpërmjet unifikimit, koordinimit dhe bashkëveprimit të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi.
Akt që tani duhet vlerësuar qyetarët e Malësisë!
Urime dhe suksese !, perfundon kumtesa e KKSH-se.