Forca e re demokratike e përgëzon arritjen e marrëveshjes në mes të subjekteve shqiptare në komunën e Tuzit. Nga kjo parti bejne ftese shqiptareve atje qe koalicionit te subjekteve shqiptare te iu japin voten per nje fitore te bindshme te shqiptareve te Komunes se Tuzit.

Me poshte mund te lexoni te plote kumtesen e ketij subjekti politik.

Të nderuar bashkëkombas,
Të nderuar liderë dhe votues të ASH, LDSH dhe UDSH

 
Forca e re demokratike e përgëzon arritjen e marrëveshjes në mes të subjekteve shqiptare në komunën e Tuzit.
Jemi te bindur se Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve dhe Lidhja Demokratike Shqiptare do te kene sukses te plote ne zgjedhjet lokale te 3 marsit.
Ftojmë të gjithe shqiptaret e Malësisë që të përkrahin Listën e përbashket shqiptare dhe të tregojne unitet per te miren e banoreve te kesaj zone.
Ky bashkim eshte edhe rezultat i kerkesave te diaspores shqiptare dhe fitorja do te jete e sigurte nese Diaspora ne menyre masovike jep kontributin e vete. Prandaj I ftojme qe te vijne dhe te japin voten per nje fitore te bindshme te shqiptareve te Komunes se Tuzit, per nje te ardhme me te mire te vendlindjes se tyre, per nje te ardhme ku do te ndalohet shperngulja masovike e te rinjeve tane.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është vazhdimsi e integrimeve te subjekteve shqiptare, ku permes koalicionit Shqiptaret e Vendosur eshte arritur formimi i Komunes se Tuzit.

Me respekt,

Kryetar,
Nazif Cungu

By admini