Tuzi


Urime per marveshtjen e ASH, LDSH dhe UDSH për zgjedhjet e para lokale ne Tuz si Komunë e plotë. Koalicioni është veprim i kërkuar gjatë nga votuesi shqiptar dhe reagim i duhur i partive shqiptare. Përshëndes këtë koalicion i bindur se do të shpërblehet me votën e malësorëve dhe se Komuna e Tuzit do të udhëhiqet nga ata që e kërkuan dhe u angazhuan për fitimin e saj që dy dekada. Si protagonist i marveshjes politike me te cilen u fitua komuna e plote e Tuzit ndjej kenaqesi te veçant qe arritem te kemi zgjedhjet e para ne Malesi, kështu thuhet në nje kumtes të Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të malit të Zi dhe deputet i koalicionit “Shqiptarët e vendor” .

Ky është një fillim i mbarë, por vetëm fillim. Sfidat e udhëheqjes, veçanërisht në fillim të jetës së mbarë të kësaj komune janë të shumta. Trashëgimia që komuna ka edhe nga organizimi i mëparshëm si komunë urbane, komunë në kuadër të kryeqytetit në fillim di të jetë edhe pengesë për punën e mbarë. Planifikimi i mbarë dhe puna në dobi të qytetarit kërkon profesionalizëm dhe plotësim të mirëfilltë kuadrovik.

Nga puna juaj do të varet edhe fati i Malësisë, si njërës nga trevat e rëndësishme në Mal të Zi, andaj serioziteti që nuk u ka munguar me këtë rast, uroj dhe dëshiroj që t’u përcjellë sa më gjatë, perfundon kumtesa e Nimanbegut.


By admini