Nga Hajrullah Hajdari
Shpërmgulja e shqiptarëve, në kahje të ndryshme, ka qenë një ndër problematikat më kryesore të ruajtjes dhe zhvillimit të qenijes dhe indetitetit kombëtar ndër shekuj. Kjo “ sëmundje” shekullore e paraqitur që në kohrat më të hershme, vazhdon, e vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Depertimi i osmanëve në Ballkan e veçanarishtë në trojet shqiptare dhe zgjërimi i vrullshëm i pushtetit të tyre, i detyroi qindra mijë shqiptarë të lëshojnë tokat e tyre shekullore, të nisën për ne dhe të huaj e të vëndosën në krahinat e ndryshme të Italisë e një pjesë e tyre edhe në disa qytete të Dalmacisë, të cilët nuk kishin rënë nën sundimin osman. Por në bazë të disa deshmive arkivore, edhe para invazionit osman “sëmundja” e shpërnguljes, për arsye të ndryshme, ishte prezente në trojet shqiptare, ndonëse me intenzitet më të vogël. Shumica e shqiptarëve të migruar në Itali e Dalmaci, me kalimin e kohës e të ballafaquar me luftën për ekzistencën e tyre atje u asimiluan kështu që sot është vështirë të gjejsh të gjitha rrënjët shqiptare në Itali e sidomos në Dalmaci. Përjashtim bëjnë disa vendbanime me kompakte në Kalabri apo Sicili në Itali dhe vetëm Arbreshët e Zarës në Dalmaci të cilët sadopak e ruajten qenien dhe gjuhën shqipe deri sot e kësaj dite ndon se me kalimin e kohës po zbehet gjithnjë e më shumë.
Migrimi i shqiptarëve drejt Dalmacisë, përveç se në dy raste, ka gjasa që të jetë bërë në grupime të vogla ose individuale. Rasti i parë i migrimeve në grupe në Dalmaci është vendbanimi Arbanija në ishullin Çiovo afër Trogirit, në shekullin XV dhe në rasti i dytë është ngulimi i shqiptarëve në Zemuniku apo Arbanasi në afërsi të Zarës, në shekullin XVIII. Ndoshta përveç këtyre dy rasteve duhet përmendur vendbanimin Peroi në Ister banoret e të cilit janë vëndosur aty nga Crmnica në vitin 1657, kur ajo ishte pjesë e Krajës dhe i gjithë ky territor quhej Albania Veneta. Kjo edhe për faktin se shumë albanalog edhe gjuhtarë të tjerë mendojnë se emri i këtij vendbanimi rrjedh nga fjala shqipe perrua.
Rrugëtimi i shqiptarëve drejt brigjeve të Adriatikut, sipas të gjitha gjasave, ndalimin e parë e kishin në fshatrat e Konavles, ku edhe sot e kësaj dite jeton një numër i konsideruar i tyre madje ka edhe prej atyre që nuk e kanë mbajtur mbiemrin Arbanas por i mbajnë lidhjet farefisonre. Po ashtu Cavtati dhe Dubrovniku ishin destinacion i deshiruar i shqiptarëve të nisur për dhe të huaj. Megjithate, ndalimi kryesor i shqiptarëve të cilet e lëshuan teritorin e Albania Veneta ishte Zara, ishujt dhe vendet për rreth. E gjithë kjo na bënë të mendojmë se vendosja e banorëve të Shestanit, Ljares e Briskut në afërsi të Zarës dhe jo shumë larg vendbanimit Arbanija, nuk është e rastit, përkundrazi Zmajeviqi si organizator i udhtimit të tyre dhe njohës i mirë i rrethanave politike dhe ekonomike të kohës në Dalmaci, duhet te ketë qenë në njohuri me ngulimin e mëhershëm të shqiptarëve në ishujt dhe rrethinën e Zarës.
Në kohën e sotme gjurmët shqiptare mund ti dallojm vetëm sipas mbiemrit të tyre të cilët në shumicën e rasteve paraqitet si ARBANAS por edhe në trajtëm ARBANASIN apo ARBANASIQ dhe në një numër të vogël ARBANI dhe përveç tyre në Dallmaci nuk ka mbiemra tjerë të cilët kanë rrënjë shqiptare pasi ata tani më janë asimiluar.
Nëse i referohemi Acta Croatica dhe regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Kroaci të vitit 2011, sot me mbiemrin ARBANAS në të trija trajtat e paraqitura jetojnë në shumë vende të Kroacisë dhe një pjesë të Bosnjës. Me mbiemrin ARBANAS, në Kroci, sot jetojnë afër 280 familje dhe janë të pranishëm në 34 qytete e 41 vëndbanime më të vogla. Më së shumti ka në Smilçiq ( 80), Zarë ( 75), Slavonski Brod (65), Rijekë (50). Në fshatin Kallugjerovac , komuna e Gospiqit, ku jetojnë 24 banorë, çdo i katërti ka mbiemrin Arbanas. Vlen të përmendet se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar në Kroaci jetonin mbi 700 persona me këte mbiemër ndersa sot, si pasojë e emigrimeve vetëm 650 sish. Edhe në Turopole ( Velika Gorica) dhe Imotski poashtu edhe sot jetojnë familje me këtë mbiemer.Mbiemri Arbanas është prezent në 17 shtete në 4 kontinente. Kështu në Amerikë me ketë mbiemer jetojnë mbi 400 persona, 300 në Rumani, 50 në Kanada. Pra shpërngulja e shqiptarëve në cilëndo varijant qoftë vazhdon.
Me mbiemrin ARBANASIN më se shumti kanë jetuar ose jetojnë në Dubrovnik. Sot jetojnë 8 familje me mbi 20 antarë. Janë të pranishëm vetëm në 5 vendbanime dhe ato në Dubrovnik (5), në afërsi të Dubrovnikut, Luta (15), Çibaçi dhe Petraçi nga 5 personadhe në Solin (5). Ky mbiemër, në numër të vogël, është prezent edhe në Amerikë.
Me mbiemrin ARBANASQ jetojnë 9 familje me afër 20 persona, të shpërndarë në 5 qytete dhe një vendbanim të vogël. Më së shumti jetojnë në Zagreb, afër 10 persona pastaj në Opati, Hvar, Split dhe Gjakovo. Ndërkaq, nuk ka njohuri se jashtë Kroacisë ka persona me këtë mbiemër.
Mbiemri ARBANI poashtu është prezent, ndonëse në numër të vogël, në Kroaci.Ne shekullin e kaluar në Rijekë kanë jetuar më shumë se 20 persona nderësa sot në këte qytet jeton vetëm një familje.
Sipas fondin të posaçem arkivor të Kroacisë, HR-DAZG “Arbanasi”, mbiemri Arbanas(iq), për herë të parë në dokumenta të shkruar është shenuar në vitin 1499 që përafërsisht përkon me vendosjen e shqiptarëve në vendbanimin Arbanija. Ndëkaq, në vitin 1560 përmenden Ivan Arbanasiq i cili atë vit fitoi titullin fisnor, nderësa në vitin 1614 Stjepa(n) Arbanas zgjidhet kapetan i Turopoles.Po në këto burime në vitin 1647 permendet Juraj Arbanas nderësa në vitin 1746 përmendet Nikolla Arbanas si kapetan i Turopoles. Në Luta të Konavles afër Dubrovnikut në të gjitha regjistrime e popullsisë nga viti 1500-1900 paraqiten familjet me mbiemrin Arbanasin dhe poashtu në Cavtat e ishullin Silba në vitin 1608 përmendet familja Arbanassich.
Rrënjë të Arbanaseve ka edhe në Bosnje e Hercegovinë. Kështu në Çaplinë në vitin 1741 evidentohet familja e Ivan Arbanasin, në afërsi të qytetit Rudo edhe sot e kësaj dite gjendet fshati Arbanasi nderësa në afërsi të Trebinjës fshati Arbanashka.
Gjuha shqipe të Arbanasit në të gjithë Kroacin ku jetojnë ato e së bashku me to edhe indentiteti kombëtar është pothuaj se i humbur. Ndërkaq, mbiemrat e tyre sigurisht se flasin për indentitetin e tyre dhe e vetmja gjë që ju ka mbetur në kujtim të indetitetit të tyre etnik e kombëtarë. Lidhjet e tyre me gjenezen dhe trojet nga kanë ardhur në Dallmaci me kohë janë këputur dhe ato sot, në shumicën e rasteve, deklarohen si kroat.
Historiografia shqiptare duhet ti kushtoj kujdes të veçantë rrënjëve shqiptare në Kroaci, veçanarisht në Dalmaci madje edhe në Bosne e Hercegovinë. Indikacionet ekzistojnë se shqiptarët në rrugëtimin e tyre janë ndaluar edhe në vende të tjera dalmatine si në Hvar, Braç e noshta edhe në Rijekë e Opati. Ruajtja e mbiemrit ARBANAS, me fanatizëm për afër 6 shekuj rresht, meriton respekt e njëkohësisht obligim për vëndin e prejardhsës së tyre që, mbase pak vonë, të punojnë në drejtim të zbardhjes së fakteve historike të rrugëtimit të tyre dhe zbulimin e rrënjëve shqiptare në vendin e përmendur.