Në mbledhjen e Këshillit Qendror të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), të mbajtur me datë 03.12.2017, është bërë analiza e hollësishme e zgjedhjeve lokale për Komunën e Tuzit, duke konstatuar që kishim të bëjmë me konkurrencë jolojale, ku nuk janë zgjedh mënyrat dhe metodat për fitimin e votave. Gjithsesi, UDSH falënderon të gjithë votuesit e saj për besnikërinë e treguar ndaj këtij subjekti dhe që nuk pranuan të shesin të drejtën e zgjedhjes së vet.
Po ashtu, në mbledhjen e organit më të lartë të kësaj parti u miratuan këto përfundime:
- Këshilli Qendror i Unionit Demokratik të Shqiptarëve autorizon Degën e Tuzit të UDSH-së që të hyjë në bisedime pas zgjedhore me partnerët të cilët vlerësohen të mundshëm për momentin, për pjesëmarrje ose jo në koalicionet e mundshëm në Komunën e Tuzit. UDSH është në pajtueshmëri të plotë me vendimet që do t’i bien Dega e Tuzit.
- Këshilli Qendror ka formuar grupin bashkëbisedues për koalicionet pas zgjedhore të mundshëm në Komunën e Tuzit në përbërje nga:
– Mehmed Zenka, kryetari i UDSH-së,
– Fadil Kajoshaj, nënkryetari i UDSH-së dhe kryetari i degës së Tuzit,
– Enis Gjokaj, anëtar i Këshillit qendror të UDSH-së.
- Këshilli Qendror ka formuar grupin bashkëbisedues për koalicionet e mundshme parazgjedhore në Komunën e Ulqinit në përbërje nga:
– Mehmed Zenka, kryetari i UDSH-së,
– Hadixha Gjoni, nënkryetare e UDSH-së,
– Dritan Alaj, sekretar gjeneral i UDSH-së,
– Beqir Zati, kryetari i Degës së Ulqinit.
Këshilli Qendror i Unionit Demokratik të Shqiptarëve vendosi që përgatitjet për zgjedhjet lokale në Ulqin të ecin në kontinuitetin e vet, duke shprehur gatishmëri edhe për koalicionet eventuale parazgjedhore, për çka edhe e emëroi ekipin i cili do të udhëheqë negociatat eventuale.
UDSH është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të jetë i hapur me të gjitha ato parti që ndajnë të njëjtat parime duke patur qëllimin e zhvillimit të Komunës së Ulqinit.
Ulqin, 03.12.2017
Shërbimi për informim i UDSH-së