Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu i ka shkruar një leter të hapur kryeministrit Milojko Spajiq për heqjen e tabelës së komunikacionit në Plavë që tregonte se qyteti i Pejës ndodhej në Serbi.  

Letren e plotë miund ta lexoni më poshtë.

Leter e hapur,

Jemi dëshmitar të publikimit në rrjetet sociale të fotografisë me shenjën e komunikacionit që tregon drejtimin për qytetin e Pejës, por rasti në fjalë është tjetërsuar duke mos e shënuar qytetin e Pejës qytet të Republikës së Kosovës, por të Serbisë.

Ky rast i ndërmarrë nga nëpunësit e Ministrisë së Komunikacionit të Malit të Zi përbën një akt të shëmtuar dhe tregon se në Malin e Zi ende ekzistojnë mendje që ju pengon apo nuk mund të pajtohen apo që synojnë të tjetërsojnë fakte të njohura ndërkombëtarisht.

Mali i Zi e ka njohur Republikën e Kosovës më 9 tetor 2008 si shtet të pavarur dhe sovran, sëkëndejmi këto veprime janë shqetësuese dhe duhen trajtuar me seriozitet e përgjegjësi dhe të korrigjohen sa më shpejt nga Ministria e Komunikacionit.

Dënojmë aktin e shëmtuar nga Ministria e Komunikacionit dhe ftojmë kryeministrin e Malit të Zi të marrë masa urgjente për të korrigjuar shenjën e komunikacionit duke e vendosur shenjën sipas fakteve të kryera.

Po ashtu, ftojmë kryeministrin e Malit të Zi të ndërmarrë masa që raste të tilla të mos përsëriten pasi përbëjnë diskriminim dhe fyerje ndaj indentitetit të popullsisë shqiptare, kurse nëpunësit e Ministrisë së Komunikacionit i ftojmë që përgjegjësitë e tyre t’i kryejnë me integritet të plotë brenda normave dhe rregullave të punës.

Forca e Re Demokratike

Kryetar Genci Nimanbegu

By admini

Leave a Reply