Ishte viti 1941, kur Ulqini ishte nën juridiksionin e Prefekturës së Shkodrës, Ministria e Arsimit, emëroi për zonën e N/Prefekturës së Ulqinit mësuesin Jahja Domnorin, me detyrën e Inspektorit të zonës dhe drejtor i shkollës së parë shqipe në Ulqin, kështu shkruan në një shkrim të tij për shqiptarja.com Petrefe Leka.
Ndër shumë mësues nga Shkodra që punuan në Ulqin dhe në rrethinë si i përzgjedhur ishte edhe Prenkë Jakova, familja e të cilit ishte me origjinë nga Gjakova.
Ishte në moshën më të bukur, kur Prenka ishte mësues në rrethinat e Ulqinit. Si njeri i ndjeshem i kishte mbetur një peng, për një kengë që i kishte humbur fleta e kompozimit.Ai shkruan ne kujtimet e veta: “Një ditë, me një klasë dolme në sheti tek pylli i kështenjave.Tek një Ubël, pashë një vajzë të re, tuj mbushë ujë.Se si mu duk! Si një shtojzavalle, që deri atëherë nuk e kisha parë kërkund tjetër.Nuk e di se ç’ka pata ….!
Më erdhi një frymëzim, dhe menjëherë, nxora një tefterë, dhe fillova, me hedhë një vjershë, që m’duel prej zemrës.E ma vonë, bana një kangë me te, por parti nuk e di se ku m’pat hupë, kur kjeshë në b…., por edhe sot, nuk me hiqet prej mendesh,ajo melodi e bukur, që mi pat marrë mendet, për një kohë shumë të gjatë.
“Vashës Krajane”
Te nji ubël, tuj mbushë ujë,
Pashë nji vashë e s’ja thashë kujë.
Veshë në t’bardha, për marak.
Nuk qe vashë, por qe zamak,
Me sy t’ballit unë e pashë.
E kërkuj nuk ja thashë.
Me flokë t’verdha kaçurrela,
Për mbi sy, ja hidhte era.
Me sy t’ballit unë e pashë// E kërkuj nuk ja thashë.//
Sa e bukur ish kjo vashë.// Me sy t’ballit unë e pashë.//