Nt.Në kuadër te Ditëve të Diasporës, dje(me 4 korrik 2017) filloi edicioni i V i manifestimit letrar ndërkufitar „Muzat e Alpeve 2017“. Në kuadër të këtij manifestimi cdo vit, për shkritmarët më të mirë të trekufirit Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri ndahet Cmimi për Vepër Jetësore „TEUTA“, i cili pas Jevrem Berkoqivit, Ramiz Kelmednit, Dritero Agollit dhe Mirash Martinoviqit, sivjet i ndahet shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur „Moikom Zeqo“
„Te rikthehet kultura e leximit të librit, kritika dhe kriteret për botime si dhe tradita e manifestimeve të mirefillta letrare. Ndërsa shoqëria mbarë që nga familja e deri në insitucionet shtetrore të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për krijimin e shijes për vlerën si dhe zhvillimin dhe promovimin e tyre, duke penguar kështu bashkërisht zbehjen e kulturës së leximit dhe invazionin e botimeve pa kriter“, sihte mesazhi që u përcoll nga manifestimi i V letrar ndërkufitar „Muzat e Alpeve 2017“, i cili ka filluar dje(4 korrik) në Istog.
Jeta Beqiraj, përfaqësuese e kësaj shoqate për Kosovë, foli për rrugëtimin 5 vjcar të TEUTËS „i cili ndonëse i mundimshëm, për shkak të mbështetjes ndonëse të gjërë por modeste të insitucioneve tona, na bën krenar me vlerat që përfaqëson, me shtrirjen e aktivitetit të tij në dhjetera komuna të trekufirit Kosovës Shqipëri Mal i Zi si dhe më radhitjen e shkritmarëve më eminent të trekufiritsi laureatë të Cmimit për Vepër Jetësore „TEUTA“< të cilin e ndan kjo shoqatë për cdo vit“, tha ndër të tjera Beqiraj, duke falenderuar insitucionet MKRS, Med dhe komunën e Istogut.
Por, „TEUTA“ sivjet është dukshëm më e varfër ngaqë brënda vitit humbi dy laureatët e saj, bashkemoshataret dhe bashkeudhetaret ne letra Dritëro Agollin dhe Ramiz Kelmendin, tha shkrimtari i mirënjohur nga Kosova Ibrahim Kadriu, i cili solli kujtime nga ndarja e Cmimit TEUTA për këta përfaqësues të denjë të letërsisë shqipe, këndej me matane Drinit, të cilët u dekoruan në Bajram Curr dhe në Risan, pranë gërmadhave të selisë ushtarake të mrbëtëreshës ilire , TEUTA.
Albert Kurtulaj, zyrtar i lartë për Integrime evropiane dhe politika të jashtme në Ministrinë për Kul turë, Rini dhe Sport të Kosovës, tha ndër të tjera se:
„Duke pasur ne strategjine e saj integrimet evropiane ne fushen e kultuers, nuk eshte e rastsishme pse ka mbeshtetur vazhdimisht manifestimin letrar nderkufitar „Muzat e Alpeve“ që në fillet e tij dhe në zhvillimin e tij duke u shndërruar kështu në nje manifestim tradicional,sepse ky manifestim përbëhet nga njereëz me vlerë dhe prezanton vlera ngado që ndalon me aktivitetet e tij“.
Agim Haxhiu drejtor për Arsim dhe kulturë në komunën e Istogut me këtë rast iu kujtoi të prnaishmëve se nga Zyra e Kreyetarit të Kësaj komune TEUTA shoqatë edhe në vitin 2014 me turin „Shkrimtarët lobojnë për Kosovën“, në Rumani-njëri ndër të pesë shtete e BE-se që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Ndërsa Muzat e Alpeve janë projekt poaq i qëlluar ndeërkufitar të cilin krahas komunave të tjera sivjet e ka mirëpritur edhe komuna e Istogut“.
Aktivitetin e përshëndeti edhe shkrimtari 93 vjecar nga diaspora, Shaban Bali Nokshiqi, me banim të përkoshëm në Dallas, duke sjell emocion tek të pranishmit me vargjet e tija të cilat vetëm për pesë vite janë botuar ne pesë libra.
Dr.Ibrahim Rugova me pare se te ishte burreshtetas dhe prijesi nder më me ndikim ne hisotrine shqitpare ne pergjithesi, ai ishte krijues dhe studiues i cili me krijimtarine e tij la gjurme te ndritura pas vetes. Me kete rast, prof.dr.Anton Nike Berisha kumoti mbi temen: “Krijimtaria studimore e dr.Ibrahim Rugovës”. Ne fushen e studimit dhe te lerëstsise Ibrahim rugova la nje trashgimi sa te pasur aq edhe te vecante. Kjo deshmohet me nje varg veprash vlerash te medha. Ne studimet e veta verhehte nje thellesi dhe gjersi e mendimit, si rrjedhoje e njohjeve te madhe te ceshtjeve teorike I cili ishte ne gjendje t’I intepretone edhe ne rrafshin praktik”, tha prof.Berisha.
Me këtë rast u promovua edhe libri I shkritmarit të mirënjohur boshnja Zuvdija Hogjiq-Berisha, “Svi moji-Të gjithë të mitë”. Smajl Smaka doli për biografinë e pasur të këtij autori me origjinë nga familja shqiptare Berisha e Kodralisë së Decanit, si dhe për vizitën e sotme në trojet e vjetra, me c’rast ishin pritur edh nga kryetari I komunës së Decanit, Rasim Selmanaj. Sepse, të njohësh të kalaurën është obligim, tha me këtë rast përkthyesi në shqip dhe redaktori i këtij libri Dimitrov Popovic, i cili vlerësoi se: „Zuvdija Hoxhiq Berisha, është ndër shkritmarët më të mëdhenj e më në zë në Malin e Zi por edhe nje njeri i mrekullueshëm i cili në këtë roman biografik ka trajtuar marrëdhënjët e shkëlqyeshme të besimeve dhe entinve të ndrshmë dhe si te tille, nga ky shirmtar i madfh ata ngrihen edhe me lart dhe qëndrojnë në kohë,si bjeshkët që i mbajnë“, tha Dimitrov, për të shtuar se Zuvdiu i është bektashij dhe bektashizmi ka nje tradite shekullore dhe shembullore ne Shqiperi,prej nga dolën edhe vëllezërit e shquar Avdyl, Sami dhe Naim Frashëri.
Përderisa, autori i romanit Zuvdija Hoxhiq, tha në këtë rast se ardhja ime këtu është një ngjarje e vecantë. „Njeriu kur largohet nga vendlinja gjithnjë e më shpesh kujton të mirat e vendoindjes. Unë me djalin e agjës kam viiztuar vendin e paAARDHËSVE TË mi në Kodrali ku sot nuk ka më Berishë, Bërishë nuk ka as në vendin tim, por ka gjithkund nëpër botë e më së tepërmi në librin tim.Halla ime ishte sëmurë keq dhe mudnësia e saj për të fol në gjuhën e saj pas 50 vitesh, ka ndikuar më mrië se cdo ilaq tjetër. Ndaj, kur njeriu iu kthehet gjuhës e rrënjëve të tij, i ngjason djaloshitt e guximshëm Ante i cili ka ituar forcën më të madhe kur ka prej këmbëzbathur tokën e tij mëmë“, tha Hodjiq,për të shtuar se ka punaur gjatë githë jetës të lërë dicka që ka të bëjë me parardhësit e tij dhe t’ua lërë pasardhësve dicka që do t;i lidh me ta.
Ndërsa, Qefsere Ibrahimaj, perfaqësuese për kultturë në komunën e Istogut tha se Istogu gjithmonë ka dyert e hapura për bashkëpunim aty ku ekzistojnë dhe promovohen vlerat e mirëfillta kulturore. Këtë ë ka bërë me Shoqaën Rajonale të Shritmarëve edhe më parë dhe këtë po ë bën edhe me zbulimin dhe zhvillimin e talntëve të rinj, me punime të të cilëve këmi dhjetëra botime“, tha Ibrahimaj, e cila prezantoi dinjitetshëm disa nga poetet e shkollës së mesme të cilat preantuan punimet e tyre edhe ne mbrëmmjen letrare, krahas shkritmarëve të tjerë, duke sjell një frymë të re brënda këtij manfiestimi.
“Muzat e Alpeve 2017” organizohen në kuadër të Ditëve të Diaporës më mbështetjen e Ministrisë së Diaporës se Republikës së KLosovës, pasuar edhe nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, si dhe komuna e Istogut, ku edhe filluan aktivitetet. Ky manfiestim lëvizës deri më tani ka përshkuar: Pejën, Kotorrin, Rugovën, Rozhajën, Decanin, Plavë-Gucinë, Junikun e Bajram Currin. Ndërsa, pas Istogut, manifesimi vazhdoi sot, nw Shkodwr me Kumtesa mbi temwn“Letërsia shqipe dhe roli I saj historik” , promovimin e librit të Radovan Zogoviqit, “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, botim dje përkthim I ri I Anton Nikë Berishës, vazhdoi me njohjen me trashëgimisë kulturore të Shkodrës si dhe do të përmbyllet me një mbrëmje letrare. Dita e tretë vahdon pasnesër ne Tuz, me kumetesë “Poezia kundër luftës”, me promovimin e librit “Këngët e përgjërimit-Zavjetne pjesme”, me autor Lulzim Tafaj , ndërsa në veremoninë përmbyllëse Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” do t’i ndahet njerit prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, prof.dr.Moikom Zeqos I cili me veprën e tij ka krijuar një kozmologji të re poetike, duke thyer kufijtë e perceptimeve dhe përjetimeve të njeriut të sotëm nëpërmjet një zbulimi të papritur shumëdimensional me historinë dhe përjetësinë.
Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”