Panairi List 2017 – Lukavac 11-13.05.2017
Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë në panairin List 2017 në Lukavac që po mbahet prej 11 deri 13 maj ku ka siguruar një stendë prej 20m2 dhe po merr pjesë në bashkëpunim me ONT dhe Organizatën Turistike të Tivatit. Në hapjen solemne të panairit fjalën përshëndetëse e kanë patur organizatori z.Izet Nuhanoviq, dhe kryetari i Komunës së Lukavacit z.Edin Deliq.
Stendën tonë e vizituan nënkryetari i Komunës z.Deliq dhe drejtori i panairit z.Nuhanoviq, premieri I Kantonit Bego Kutiq, ministri i turizmit dhe komunikacionit Mirsad Gluhiq, kurse drejtori i OT z.Mr.Fuad Haxhibeti shfrytëzoj rastin të takohet dhe bisedojë me delegacionin e këtij vendi, me të cilet ka nënshkruar edhe protokolin për binjakëzim para tri viteve. Shoqata “Devetak”, që kanë qenë mysafirët tanë për festivalin *D olcinium festival* poashtu kanë vizituar stenden tonë gjatë ditës së parë të panairit. Prej afaristeve nga Ulqinit qe jane duke marre pjese ne kete panairi jane hoteli Continental dhe Cruiser.
Interesimi për qytetin tonë ka qenë jashtëzakonisht i madh por shpresojmë që deri në fund të panairit do të ketë edhe më tepër vizitorë. Ky panair ka rreth 130 ekspozues prej 10 vendeve dhe është njëri ndër më të rëndësishmit në Bosnjë i cili është një treg me rëndësi të madhe për Ulqinin ku edhe numri gjatë vitit 2016 ishte 19.822 turistë që kanë realizuar 98.622 fjetje,
Shpresojmë që promovimi i ofertës turistike dhe pjesëmarrja jonë në këtë panair që po mbahet në prag të sezonit turistik, do të ndikojë që edhe numri i turistëve nga ky vend do të jetë më i madh. Sigurisht që edhe numri më i madh i fjetjeve të realizuara do të jetë nga vendet rajonale.
Shërbimi i Organizatës Turistike