Marrë nga Vijesti

Në Heceg Novi ditën e diele u mbajtën zgjedhjet lokale. Sipas rezultateve të këtyre zgjedhjeve rezulton se partia më e madhe në Mal të Zi, DPS, me numrat e këshilltarëve të fituar, 12 nga 33 të tillë, e ka të pamundur të formojë shumicën dhe në këtë mënyrë gjasat më të mëdha janë që partitë opozitare të bëjnë një gjë të tillë.

Nëse partia DPS është befasi për rezultat të dobët, Demokratet e Aleksa Beçiq është befasi për rezultat të mirë, pasi ato arritën të marrin 9 këshilltarë.

Në vjeshtë sipas disa të informacioneve ka shumë mundësi që zgjedhjet lokale të mbahen edhe në Ulqin.

 

By admini