Pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentae të vitit të kaluar, Koalicioni “Shqiptarët të Vëndosur” arriti të fitojë një deputet në Kuvendin e Malit të Zi, deputet i cili kishte dhe akoma mbetet të ketë një peshë të madhe në këtë legjislaturë. Me të përfunuduar zgjedhjet, me datë 28 nëntor 2016, u arrit të nënshkruhet  marrëvehja për koalicion paszgjedhor në mes të Partisë demokratike të socialisteve (DPS) dhe koalicionit “Shqiptarët të Vëndosur”(Forca-UDSH-ASH).

 

Në Aneks marrëveshjen për koalicion paszgjedhor, një ndër mjaft pika të rëndësishme ka të bëjë me gjirin e Valdanosit.
”Të sigurohet inplementimi i dispozitave ligjore për kthimin e Ullishtave në Valdanos ish-pronarve, të heqet nga zona e të Mirave Detare dhe të ndalohet çdo dhoj ndërtimi në të.
Afati për realizimin: Qershor, viti 2017”,
kështu thuhet në këtë pikë që ka të bëjë me Valdanosin.

Kohë më parë Parlamenti i Malit të Zi diskutoi sot dhe miratoi Ligjin për organizim territorial të Malit të Zi, me anë të cilit parashihet që Tuzi të jetë komunë e pavarur. Me Ligj përcaktohet statusi i komunës së plotë për Tuzin nga 1 shtator 2018. Nëse kjo pikë e marrëveshjes në mes nënshkruesëve të kësaj marrëveshje ishte pozitive, edhe pse realizimi praktik i saj do ti takojë fundit të vitit të ardhshëm, pika rreth Valdanosit pritet të jetë testi serioz i ardhshëm i këtij koalicioni.

Se a do të jetë Valdanosi kafshatë e (pa)kapërdishme nga koalicioni i shqiptarëve me DPS-in, do të na tregojnë javët e ardshme.

By admini