Sot, pas dite mbërrin në vizitën e parë bilaterale në Mal të Zi Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaci. Në pikën kufitare në Bozhaj –Hani i Hotit atë do ta presin zyrtarë malazez, nderkohë që nesër delegacioni kosovar I kryesuar nga Z. Hashim Thaci do të ketë takime me homologun e tij Igor LLukshiq, kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq, kryeparlamentarin Ranko Krivokapiq dhe presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq.
Ne orët e pasditës Z/vëndëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës Hashim Thaci, vjen për vizitë në Ulqin ku do të pritet nga Kryetari i Komunës Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pas takimit dhe deklaratave që do të jepen për gazetarë, Kryetari Gjeka do të shtrojë një darkë për zyrtarët e lartë të Kosovës dhe për të ftuar të tjerë.
UDHA E MBARE PER NE ULQIN. DRENICA E KUQE NUK KA PAS ZAKON TE KALOJ NEPER MALESI TE MADHE PA ME E PI NJE KAFE. NUK NA PENGON. MALESIA U SHKRETUA. RUANJE ULQININ.