Në një nga restoranet e Kalasë së Ulqinit sonte me fillim nga ora 18 zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë në një darkë të përbashkët me përfaqësuesit e partive dhe figurave publike nga Mali i Zi.
Siç shkruanDN, transmeton Ulqini Online, darka shtrohet nga i pari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. Në darkë janë të ftuar të gjithë deputetet shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi si dhe kryetaret e e partive shqiptare.
Deputetet aktual shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi janë Genci Nimanbegu nga Forca, Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare, Dritan Abazoviq i pavarur dhe Luigj Shkrela nga PDS (DPS).
Sipas të njëjtit burim nuk është paraparë kurrfarë rend dite dhe nuk ka të bëjë me kurrfarë takimi tematik, por bëhet fjalë për një bisedë joformale dhe miqësore me zv.kryeministrin e qeversiës së Kosovës.