Pllaka-perkujtimore-e-te-perndjekurve-kosovar-ne-ulqinNë kuadër të agjendës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Mal të Zi është shtuar edhe ndalesa tek pllaka përkujtimore e përndjekurve nga Kosova në periudhën e luftës çlirimtare.

Thaçi do të vendosë kurorë lulesh në shenjë mirënjohje qytetarëve të Ulqinit për përkujdesjen e të përndjekurve nga Kosova në kohën agresionit serb, shkruan Bota Sot.

Pllaka është ngritur më 6 mars 2002. Në tekstin e pllakës, që është i shkruar në tre gjuhë (shqip, serbokroatisht dhe anglisht), thuhet:
“Në shenjë falënderimi qytetarëve të Ulqinit dhe rrethinës për humanizëm, solidaritet, mikpritje, strehim dhe përkujdesje të treguar ndaj të përndjekurve nga Kosova në periudhën mars 1998 – qershor 1998.
Mirënjohësit nga Kosova”.

By admini