Halil-KanaqiHali Kanaqeviqi është një basketbollist me moshë relativisht të re. Ai ka lindur me 23.10.1991 në Nju Jork. Është me origjinë nga rrethina e Kraja, pikërisht nga Ostrosi. Prindërit e tij kanë emigruar në Amerikë shumë kohë më parë dhe ai ka lindur atje. Pas shkollës së mesme ai shkoi në Universitetin Hofstra dhe u zhvendos më pas në Universitetin e famshëm Shën Jozefit në Filadelfia. Për shkak të rregullave ligës NCAA për kalimin nga një në një universitet tjetër, ai bëri pauzë një vit nga basketbolli. Ky është një lojtar që mund të luajë në pozicione katër dhe pesë. Është i gjatë 204 centimetra.

Vitin e fundit Halili po shkëlqen ne ekipin e mirënjohur Olimpia nga Lublana e Sllovenise që garon në ligën shumë të fortë, ABA Liga.

Halili në këtë sezon ka statistika personale shumë të mire duke qenë lojtar i pesëshës së parë të ekipit me një mesatare pre 20 min për ndeshje dhe ka shënuar plot 98 pikë për Olimpinë. Por me kalimin e sezonit Halili është duke u bërë shtylla kryesore e ekipit pasi kalimit me sukses të kohes së përshtatjes me ekipin e ri.

Halili në një deklaratë të tij flet për vështirësitë që ka hasur kur ka ardhur në Europë, përkatësisht në Lubljanë apo më parë edhe në ekipin e të rinjëve të Mali të Zi, pasi nuk dinte gjuhët sllave.
”Çdo gjë ishte e lehtë për mua. E kam njohur  mentalitetin e njerëzve. E vetmja gjë që kisha vështirësi ishin barrierat gjuhësore, pasi unë nuk di të flas gjuhët sllovene apo malazeze, di vetëm shqip dhe anglisht. Por këtu në Lubljanë njerëzit e dinë mjaft gjuhën angleze”, shprehet Kanaqeviq.

Vitin e kaluar Halil Kanaqeviqi ka luajtur me ekipin italian Virtus Roma. /Ulqini Online/

By admini

2 thoughts on “Basketbollisti me origjinë nga Kraja që po shkëlqen te Olimpia e Lubjanës – ”Di vetëm shqip e anglisht””
  1. Halili ka luajt ne Hofstra dhe Saint Joe Universities ne SHBA dhe ka qene shum lojtar i mire.

Comments are closed.