Beqir SINA, New York

Shqipëria, në Indeksin e Pasportave e 47-ta, arritje e ish qeverisë Berisha në lehtësimin dhe liberalizmin e vizave për shtetasit shqiptarë – Kosova, në grupin e fundit të Indkes Pasaportave.

ATALANTA GE: Në vend të parë dhe Pasaporta më e fortë në gjithë botën, tash për tash, thuhet se është Pasaporta e Suedisë, ndërsa, ajo blu e errët e SHBA, është e katërta, e ndjekur simbas klasifikimit nga Indeksin Pasaporta, me ato të shtetsave  Japonez, Gjermanis, Finlandës, Francës, Zvicër, Itali, Britania e Madhe, Korea e Jugut, Spanja, Singapore, Danmark, Holland, Belgium, dhe Norvegjia.

Indeks Pasaporta, thotë se :” Nëse keni shtetësinë në Suedi, ju keni një pjesë të madhe të pushtetit të udhëtimit të lirë pa vizë në 2/3 3 planetit – Suedezët, sipas saj  mund të udhëtojnë lirisht në 158 vende të botës, pa u kërkuar ndonjëherë, një vizë hyrje . Kjo e bën udhëtimin ndërkombëtar të shtetasve Suedez, më të lirë dhe më e lehtë, se ajo që është për qytetarët e shumë vende të tjera të botës.

Vendi me Pasaportën më të dobët konsiderohet Afganistani, shtetasit e të cilët mund të hyjnë vetëm 24 vende, të botës pa viza. Kosova, shteti më i ri i botës, pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 17 Shkurt 208, dhe e njohur nga 113 vende të botës, ende nuk ka hyrë në sistemin  e Bashkimit Europian – Ligjin për liberalizmin e vizave, dhe kështu fatkeqësisht renditet në Indeksin e Pasportave 2016, në grupin e shteteve më fundit.

Kurse, Shqipëria, e cila në kohën e Mbretërisë – Mbretiti Zogu i Parë, (periudha 1920 – 1939) ka qenë në Indeksin e Pasaportave, në 10 vendet me Pasaporta më të forta në botë, ka pasur ngritje e ulje drastike në Indeksin e Pasportave.

Mbasi shtetasit, e Shqipërisë, udhëtonin nëpër shumë vende të botës, pa vizë, përfshirë edhe SHBA, erdhi një periudhë e gjatë kur Pasaporta e shtetasve shqiptar ishte pa vlerë ndërkombëtare.

Gjatë periudhës 46 vjeçare ( 1944-1990) Shqipëria,  u sundua nga regjimi i egër komunist, i Enver Hoxhës, dhe Indeksi i Pasaportave  ra menjëherë,  Pasaporta e RPSSH ra në vendin e fundit në grupin e pasaportave më të pa vlefshme, për shtetasit e saj.

Aqsa, shtetasit shqiptarë me pasaportën e kuqe me stemen komuniste me yllë, deri në vitin 1990, nuk mund të hynin në asnjë vend të  botës, pa vizë, madje edhe kur ndonjëher lëshohej vizë, shtetasve shqiptarë u refuzohej.

Mirëpo, me rënjen e komunizmit, dhe ardhjen e demokracisë, ndryshimeve të mëdha që ndodhën, 27 vjet më parë, Pasaporta e shtetasve Shqipëtar, për udhëtimet ndërkombëtare, ka lëvizur shumë, duke arritur në vendin e 47 simbas, Indeks Pasaporta 2016.

Kjo natyrisht, i dedikohet Lehtësimit të regjimit të vizave dhe Liberalizimi i mëpasshëm i tyre, për Shqipërinë, në qeverinë e Kryeministrit Berisha, e cila tashmë njihet si një moment shumë i rëndësishëm për shtetasit shqiptarë.

Marrëveshja mbi Lehtësimin e regjimit të vizave dhe Liberalizimi i mëpasshëm i tyre, është nënshkruar, kur kanë përfunduar procedurat burokratike dhe ka hyre në fuqi në janar të vitit 2008.

Kategoritë dhe përfitimet për viza për shtetasit e RSH, janë bërë të njohura herë pas herë, dhe jan shoqëruar gjatë asaj periudhe  paralelisht me hapjen e një dialogu me vendet anëtare për të lënë një regjim të lirë të vizave me Shqipërinë, dhe vendet e tjera Europiane.

Gjatë vitit 2008 një nga prioritetet e qeverisë shqiptare – diplomacisë së saj me Brukselin, ka qenë gjithmonë ajo për liberalizimin e vizave, e cila u kthye në një nga temat më të rëndësishme të paktën për diplomacinë shqiptare, e cila  shpresonte dhe ia arriti, qëllimit,  që procesi i liberalizimit për shtetasit shqiptar, të niste në qershor të vitit të 2009.

Një ndër kushtet qe duhej të plotësonte Shqipëria, atehere, ishte ai për të kaluar hapat e miratimit me leternjoftimet- Pasaportat, që filluan të lëshohen nga 12 janari 2009, duke i paisur shtetasit shqiptar me pasaporta biometrike.

Më 15 Janar 2009, Shqipëria, dorëzon në Bruksel raportin për liberalizimin e vizave me vendet e zonës Shengen.

Në zhvillimet a athereshme, Brukseli, do të shprehej për liberalizimet e vizave për Malinë i Zi Serbinë dhe Maqedoninë. Jashtë këtij integrimi do të mbetej Shqipëria dhe Bosnja, pa u përmendur fare Kosova.

Mirëpo, ish Qeveria Berisha, arriti sukses të madh për shtetasit Shqiptarë, në 12 janar 2009, me ish Ministrin e Jashtëm, zotin Luzim Basha, i cili shkoi në Bruksel, dhe tha se se një rol të veçantë në përmbushjen e kritereve, për shtetasit shqiptar, ishte bër se ata u pasien me pasaportat biometrike, dhe se Shqiperia plotesonte kushtet e BE.

“Shqipëria, sa i përket kohës, që kur ka nisur lëshimin e pasaportave biometrike, por edhe për sa i përket ecurisë, është përpara edhe në raport me vendet e tjera të Bashkimit Evropian,” theksoi Basha, 8 vjetë më parë, duke e renditur sot Pasaportën e shtetasve Shqiptar, në vendin e 47 nga 193 shtete,  që llogaritet nder vendet më të mira.

Këto dallime të forta, me pasaportat e 193 sheteve , janë nxjerr në Indeksin e Pasaportave, e cila renditejen e vendeve, thotë se e ka bër në bazë të numrit të shteteve të tjera, ku shtetasit e tyre mund të udhëtojnë lehtësisht pa vizë për në ndonjë vend tjetër, pra duke mos marrë ndonjë vizë paraprakisht deri në mbërritje, hyrje të lehtë, në vende të tjera të botës.

Firma globale këshilluese financiare Arton Capital – e cila  ka nxjerr Indeksin e Pasaportave, në të gjithë botën,  thotë se e ka përpiluar këtë indeks mbi të dhënat e qeverive nga 193 vende dhe  gjashtë territore, për të krijuar renditjen Pasaportave më e forta dhe më në gjithë botën për vitin 2016.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse, bëjn pjesë në grupin e pasportave më forta në botë – 16 -të, shtetet me indeksin më të lartë, mendojnë ekspertët e Indeks Pasaportës  se “ kjo mund të ndryshojë këto katër vitet të ardhshme nën administrimin e Adiministratës Trump, thotë për Arton Capital CEO John Hanafin

Ai mendon se:’ Nëse SHBA dhe marrëdhëniet e politikës së jashtme, do të ndryshojnë me vende të tjera, në lehtësimin e vizave ( liberalizmine vizave) mbi marrëveshjet e udhëtimit ndërkombëtar të disa shtetasve të huaj, pra lehtësimin ose hyrjen  pa viza në Amerikë- çka sipas tij mund të ngrijë ose pezullojë, ose do të dëmtonte edhe fuqinë e pasaportës për shtetasit Amerikanë”.

By admini