Zoti Berishaj : Na flisni pak kur erdhët në SHBA, dhe angazhimi i juaj i drejtëperdrejt në Shoqatën – komunitetin tuaj këtu në Nju Jork – Cili ka qenë pozicioni i juaj dhe veprimtaria e juaj – si dhe disa nga gjërat më pikante të këtij viti që lam pas ?
Para së gjithash ngase është rasti parë që në vitin 2017 të jemë mysafir tek Ju, më lejoni që çdo shqiptari, pa marr parasysh se ku gjinden të Ju uroj shëndet, gëzime dhe punë të mbar gjatë këtij viti që sapo kemi nisur 2017.
Do të thoja se nga Malësia, unë si edhe shumë moshatar dhe moshatare erdha apo emigrova në vitin 1984. Si atëherë, edhe sot kushtet e vështira ekonomike- papunësia dhe ato politike- diskriminuese – mos njohja e të drejtave për pakicën shqiptare në Mal të Zi, ishin dhe mbetën vendimtare për lëshimin e trojeve etnike.
Në Shoqaten Humanitare “Malësia e Madhe” NY, u anëtarsova, që në fillim, por mundësia ime për të kontribuar ishte e vogël edhe pse dëshira për atë ishte e madhe. Por puna e madhe vazhdonte, dhe bashkë me të rritej edhe mundësia për të kontribuar. Aqsa sot, duke iu falenderuar besimit të dhënë nga anëtaret e kryesisë së shoqatës, jamë duke ushtruar mandatin e dyt të funkcionit të kryetarit. T’ju them të drejtën, ky funkcion është privilegj dhe besim por edhe obligim tejet i madh, në anën tjeter.Nuk është e leht të jesh i pari nga të barabartët dhe të koordinosh punën e shoqatës më të madhe malësore në NY.
Atëhere përse dhe si ndodhi bashkimi juaj në dy degë tashmë nji në Detroit dhe njëra vepron në Nju Jork? me teë njëjtin emër Malësia e Madhe
Deri atëherë funkciononim si dy shoqata humanitare dhe shpesh ndodhte që anëtari i njëres shoqatë të jetë edhe anëtar i shoqatës tjeter. Pothujse të njëjta ishin edhe qëllimet e shoqatave. Ishte koha kur në Mal të Zi u themeluan tepër shumë subjekte politike dhe dëshira jonë ishte unifikimi, këtu në mërgim pët tu treguar edhe atyre në vendlindje rrugën e duhur. Për fat të mirë ne ja arritem e për fat të keq, një gjë e till, deri më sot nuk është arrit në vendlindje.
A keni humbur pak, pra a ka ndonjë fare rënije dinamika nga ajo veprimtaria e parë e juaja dhe nëse po ! Përse ?
Jo, Jo absulitisht nuk ka fare rënje as në dinamik, as në oragnizim dhe veprimtari e kontribute. Përkundrazi, mëndoj se pozita e shoqatës është përforcuar dhe ajo sot numron mëse 100 anëtar të rregullt dhe kurr ska qenë më e organizuar se sot. Normalisht merita i takon çdo anëtari dhe çdo donatori, në njëren anë e në anën tjeter kjo dëshmon se unifikimin tonë, e kanë mirëpritur dhe vendasit tonë nga Malësia, këtu në NY. Flas pra për unifikimin e shoqatës Malësia e Madhe nga NY me shoqatën Dedë Gjon Luli, poashtu nga NY.
Por, është e vertet se funkcionojmë dy shoqatave me të njëjtin emër, por jo si degë: Shoqata humanitare “Malësia e Madhe” nga NY dhe Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti. Edhe orientimet programore të këtyre dy shoqatave pothujse përputhen, por distanca e bënë të veten. Sido kudo po përpiqemi që aktivitetet tona ti harmonizojmë me të vetmin qëllim-në të miren e Malësisë. Kështu ishte rasti me ndërtimin e funeralit në Malësi, vendosjes së përmendores heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit në Tiran, bursimi i studentave, organizimi i protestave e tjera. Nuk duhet anashkaluar as fakti se mbrenda shoqatave ka edhe dallime, në veçanti kur kemi të bëjmë me mbështetjen politiketë subjekteve atje në Malësi.
Si Kryetar i shoqatës më të madhe të shqiptarve nga Mali i Zi – pra i bashkimit të disa shoqatave nën nji emër Malësia e Madhe , a “Keni biseduar ndonjëher ju personalisht me faktorët shqiptarët në Malit të Zi, se si mund të ndihmohen ata në zgjidhen e problemeve tyre po me kontributin tuaj nga SHBA ?
Po patjetër. Çdo vizitë e ndonji personaliteti politik nga Malësia këtu në NY, qoft privat apo zyrtar, është shfrytëzuar maksimalisht që së pari të biem në kontakt e pastaj të shohim rrugët e mundshme të bashkëpunimit. Poashtu çdo e shkuara e imja në vendlindje, në mes tjerash, ishte edhe tentativ e Shoqatës tonë për të unifikuar faktorin politik, së pari në Malësi e pastaj edhe në nivelin e shtetit. Megjithëse, duket se ky mision ishte i pamundur dhe u angazhuam, së bashku me shoqatën nga Detroiti, për një Platformë të përbashkët politike të subjekteve politike në Malësi. Për fat të keq vetëm Iniciativa qytetare e pranoi pa kurrfar kushtëzimi këtë ide dhe e nënshkruan dokumentin e pastaj edhe Alternativa shqiptare e shprehi këtë gadishmëri – por nuk e nënshkroi ende Platformën.
Unioni demokratik i shqiptarëve dhe Dega e Lidhjes demokratike në Malësi e refuzuan një mundësi të tillë. Andaj dëshiroj të ju them haptazi edhe një her nëpërmjet kësaj interviste se : “Shoqata jonë, nuk heq dorë nga kjo ide duke sygjeruar se sa ishim dhe jemi në të drejt ajo ju dëshmon si Platforma politike e shqiptarëve në Maqedoni.”
Gjatë kësaj vere cilat kanë qenë kontaktet Tuaja me lidershipin atje ?
Gjatë verës së kaluar, provuam e dhe një herë të arrijmë deri tek Platforma politike e përbashkët, e cila në esencë kishte një qëllim: shqiptarët të gjithë në opozitë apo të gjithë në pushtet. Duket se interesat personale të atyre që ishin dhe mbetën në pushtet apo që luanin në vijën e patriotizmit dhe populizmit dhe kokëfortësiae të tjerëve, i solli dëmin çështjes kombëtare në Mal të Zi dhe ky ishte pikërisht qëllimi i pushtetit – shqiptarët të jenë të përfaqësuar me nji deputet. Për fat të keqë, në këtë lojë ju ndihmoi edhe politika e nji lideri Malësor, që në një mënyrë e mbështetshin disa aktivist tonët dhe më tepër ata nga Detroiti.
Mirepo, në këto kushte që ju kontriboni , prej këtej përtej Oqeanit, si qendron pozita juaj si Shoqata që përfaqësoni Malësin e Madhe në SHBA ?
Shoqata jonë, prej se jamë unë kryetar, nuk favorizon asnji subjekt politik shqiptar në Mal të Zi. Nuk parandalojmë që anëtari, në mënyrë private, të ketë simpati ndaj nji apo më shumë subjekteve apo liderëve, por vendimi i kryesisë së shoqatës, është i prer dhe i mirë renditur nga të gjithë ne se : “ne mund të bashkë-punojmë, sygjerojmë dhe të ndihmojmë, por ja kemi lënë votuesve në Malësi që të vendosin me votën e vetë dhe ne në këtë çështje nuk dëshirojmë të përzihemi deri në momentin e nënshrimit të Platformës politike. Mendojmë se vetëm Platforma mund të jetë shpëtim për shqiptarët në Mal të Zi”.
Zoti Berishaj, :”Te ndihmosh është vepër hyjnore – Te dhurosh dhe të ndash mirëqenien tënde me ata që presin ne përkrahjen dhe mëshirën tënde është zemërgjerësi, madhështi dhe traditë e familjes Malësore, dhe vlerave te rralla që ju posedoni.” Diçka rreth kësaj teme ……!
Nuk dëshiroj të flas për kontributet e ftona këtu në SHBA por dua të flas për kontributet e çdo donatori, në veçanti të atyre që vite me rradhë po ndajnë nga kafshata e gojës për të ndihmuar në drejtime të ndryshme vendlindjen: studentët me bursa;zhvillimet e infrastrukturës me mjete financiare mbështetëse; të sëmurit, të varfërit; autorët e librave; shënimet e datave nga historia kombëtare; promovimet e veprave letrare apo shkencore e tjera e tjera.
Dhe, kështu mendojë që Malesorët shquhen për këto vepra dhe vlera qe karakterizojnë atë trevë më konkretisht edhe si një faleminderim për të gjithë kontribuesit, çfarë do të thonit.
Kur është fjala për falenderime, në mendojmë se falenderimi më i madh vjen nëse me ndihmën tonë ja kemi arritur qëllimit. Mirëpo, duhet cekur se i vetmi subjekt i cili zyrtarisht ka falenderuar shoqatën tonë për kontributet e shumta në Malësi ishte Iniciativa qytetare, edhe pse shoqata jonë kurrën e kurrës atë subjekt se kishte ndihmuar në veçanti dhe unë për këtë kujdes i falenderoj sinqerisht.
Zoti Berishaj : Sa jeni kooperues me shoqatat dhe grupimet e tjera shqiptare nga Mal të Zi këtu në SHBA.
Këtu do të thoja se për herë të parë, para dy viteve, ka filluar bashkëpunimi dhe bashkë-veprimi i koordinuar i të gjitha shoqatave këtu në New York, dhe zonën e Tri-Shteshit, e që bashkojnë shqiptarët e emigruar nga Mali i Zi. Besojmë se një punë e tille e jona është rrugë e shënjët dhe e drejt, por edhe e mirëpritur nga diaspora. Këtë duhet përforcuar, se vetëm unik mund tia arrijmë qëllimit. Unë kisha thënë që të ruajmë specifikat tona lokale por të kultivojmë idealin tonë kombëtar.
Si e vlerësoni kotributin dhe veprimtarin të diasporës? – Faktikisht simbas jush cila duhet të jetë pozita dhe roli i diasporës në rrjedhat politike dhe shoqërore në vendlindje?
Diaspora shqiptare është një nga diasporat më të organizuara në SHBA. Ajo luan rol të randë-sishëm ekonomik , por ishte vendimtare edhe për proçeset politike – pavarësimin e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojmë drejt arritjes së drejtave tona kombëtare, me standarde më të larta ndërkombëtare për popujt pakicë autokton. Besoj se veprimtaria jonë sdo të pushoi deri sa mos të arrihet qëllimi në tërësi e në këtë udhëtim çdo ditë e më tepër kemi mbështetjen e njerëzve tonë nga strukturat politike amerikane, siç është rasti i Asamblistit të NY, z. Mark Gjonaj por edhe të diplpmacisë Kosovare dhe atij të Shqipërisë, këtu në NY.
Dhe, cili është komunikimi ndërmjet shqiptarëve në vendlindje dhe diasporës shqiptare në SHBA? sipas jush
Veç kamë thënë mendimin dhe qëndrimin e shoqatës tonë në lidhje me mbështetjen eventuale të politikës në vendlindje. Nuk dëshiroj të përsërisë por mjafton të them se jemi në pritje të një Platforme politike dhe prej atij momenti do të fillonte edhe mbështetja financiare e plotë për çdo fushatë dhe lobim në çdo aspekt.
Për vitin 2017 në çfarë veprimtarish prashikoni se do të konsistoje veprimtaria e Shoqatës “Malësia e Madhe”, kryetar i së cilës jeni? në dy mandate
Aktivitetet tona edhe për këte vit të shoqatës janë :” Rritje fondesh për shoqatën ,ndarja e bursave për studentat, teë Malësis – 2016/17 . Përgatitje për kremtimin e Kryengritje së Malësisë Madhe.,Organizimi i piknikut shqiptarë këtu neëdiaspor. Shpallja e konkursit për vitin 2017/18 për burast për studenta , kemi edhe disa aktivitete tjera, që do i paraqesim diku më vonë, se tash për tash kemi vendosur vetë muajin e gushtit. Por sido qoftë ne do bëjm edhe më shumë aktivitete të ndryshme, si mund të jen promovime librash në Malësi e këtu dhe takime e bashkëngjitje në aktivitete dhe verprimtari të të gjithë komunitetit tonë në New York .Mbasi, Shoqata jonë sot është shumë aktive dhe ne vet dita ditës bëjm aktivitete të ndryshme për sigurimin dhe forcimin e Shoqatës, që unë mendoj se sot per sot është lidere e të gjitha Shoqatave, këtu në diaspor. Këtë e them duke u bazuar në antarësin tonë, dhe në aktivitet të shumta që bëjm dhe do bëjm, por edhe bashkërisht me të gjitha organizatat dhe shoqatat e komunitetit ne kur nuk mungojmë
Për së fundi zoti Berishaj dua tju kujtojë se në Tiranë, fund vitin e klaluar u mbajtë edhe Samiti i Disaporës, si e shikoni ju këtë Samit, si pjesë e kësaj diaspore dhe mospjesëmarrës tuaj në Tiranë, dhe disa veprimtarve të dalluar te komunitetit ?
Mendojë, se qëllimi i kryeministrit Rama, ishte i mirë, por nuk ishte kryekëput Samit i Diasporës si i quajt ai. Sepse, në radhë të parë Shqiparët nga Mali i Zi, ata nga Çamëria, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia , nuk janë Diasporë – janë shqiptarë nga trojet e veta etnike dhe kështu duhet trajtuar. Ngase, ne na ndajnë kufijt administrativ dhe hilet forcave që aso kohe kanë vendos në dëmin tonë. Çështë koha për të korigjuar gabimet dhe pajtohemi se Evropa e bashkuar do të bashkoi edhe shqiptarët, por ne duhet të bashkohemi dhe të jemi Unik dhe si të tillë të hyjmë në unionin evropian. Kemi këtë bindje dhe në këtë drejtim do të veprojmë. Në anën tjetër, asnji biznismen – afarist shqipar nga Mali i Zi këtu në SHBA, nuk ishte i ftuar në Tiranë , për të thënë fjalën e rastit, çka normalisht për Shoqatën tonë nuk ishte e pëlqyer.
Mirëpo, mos shkuarja ime në Tiranë nuk ishte mospajtimi im me mënyrën e organizimit të një Samiti të till. Përkundrazi, ai ishte i mirëpritur e rrethanat subjektive nuk lejojnë gjithëherë dhe në çdo kohë të gjindemi atje ku jemi të ftuar. Duhet kuptuar se ne vullnetarisht ushtrojmë fukncione dhe detyra kombëtare, thjesht në të mirën e kombit e jo në interesin personal.