Numrit të madh të studimeve tona dhe të huaja të cilat objekt studimi kanë zbardhjen e të vërtetës për qëndrimin e shkrimtarit të njohur spanjoll me famë botërore Miguel De Servantesit në Ulqin i shtohet libri më i ri “ Miguel Servantesi në Ballkan “ ( Të dhlëna historike rreth qëndrimit të Servantesit në Ulqin), të autorit dr. Bahri Brsikut.
Ky libër i botuar pak ditë më parë nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë në Mal të Zi për nga tema që trajton është mjaft interesant për lexuesit shqiptarë, dhe jo vetëm, veçmas për ata studiues të cilët i janë qasur seriozisht zbardhjes së të vërtetës se a ka qenë apo jo Servantesi rob i detarëve shqiptarë në Kalanë e Ulqinit. Dr. Bahri Briksu në këtë vepër prej 140 faqesh , duke u mbështetur në të dhëna të reja historike , studime , kumtesa e ligjërata të intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë siç janë gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, studiuesi i mirënjohur dr.Moikom Zeqo e të tjerë, pastaj në veprën e studiuesit arab “ Shqiptarët në botën arabe” sikurse edhe në kallëzime popullore, mite e legjenda , dëshmon qartas për qëndrimin e Servantesit në Ulqin. Në këtë mënyrë dr. Brisku hedhë poshtë tezat e të gjithë atyre studiuesve që në punimet e tyre shkencore provojnë të mohojnë ose të vënë në dyshim të vërtetën e qëndrimit të Servantesit në Ulqin, me theks të veçantë të studiuesit të dalluar nga Ulqini dr. Ruzhdi Ushaku . “ Çështja e burgosjes së Servantesit në Kalanë e Ulqinit është fakt real, i cili fuqishëm mbështetet në të dhëna të qëndrueshme historike, logjike dhe materiale “ ( faqe 42) shkruan Briksu. Ai më tej duke polemizuar me dr. Ushakun shton: “ Personat që disponojnë logjikë dhe mençuri krijuese e pranojnë që qëndrimi i Miguel Servantesit në Ulqin është dëshmuar më tepër se duhet për një realitet të tillë dhe që kjo është një fitore e madhe jo vetëm për Ulqinin, por për mbarë shqiptarët se u dëshmua që nëpër shekuj kemi qenë super fuqi detare në Mesdhe e më gjerë” ( faqe 60). Dhe autori kapitullin e parë “ Miguel Servantesi në Ulqin” e mbyll me këtë përrfundim: “ Ruzhdi Ushaku, duke vërejtur që me këto dokumente është zënë rob sigurisht dhe duke dëshiruar që të mos pranojë faktet e vërteta kundra shkrimeve të tija, zgjedhën metodën ordinere dhe banale”, faqe 61.
Në pjesën e dytë të këtij libri Dr. Bahri Briksu është fokusuar në disa fragmnente botimesh të Kapllan (Resulit) Buroviqit, që kanë të bëjnë me mohimin e gjenezës iliro-shqiptare ( prejardhjes së popullit shqiptar).
Dr. Briksu,duke e trajtuar “ Çështjen e Kapllan Buroviqit” me tone gjithë kundërti, pohon se “ Kapllan Buroviqi është një kopjues ( plagjiator ordiner), faqe 76, … “ Ti , Buroviq, duhet ta dish që as në luftën e Trojës nuk është folur greqisht, por pellazgo-ilirisht”, faqe 78, … Ti Kapllan , duhet të kuptosh që në këta trillimet tuaja lidhur me disa që gjoja ty pot ë përkrahin në përpjekjet për damtimin e integritetit kombëtarë, por ti nuk na ke paraqitur asnjë provë për këtë që shkruan !” , faqe 84… “ Unë duke e njohur rrënjsisht këtë flliqan shumë herë kam njohtur opinionin shqiptar që të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të tij armiqësore të tija kundra shqiptarëve”, faqe 110.
Libri përmbyllet me një satirë mjaft të gjatë kushtuar falsifikimeve e mashtrimeve të Kapllan Buroviqit në dëm të shqiptarëve. Padyshim se ky libër do të ngjallë interesim tek lexuesi . Sepse, s’do mend se çdo studim i ri serioz për të qenurit apo jo të Servantesit rob në Ulqin është i mirëseardhur dhe i mirëpritur.