Në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit në Mal të Zi, forcat politike shqiptare garojnë në tri lista zgjedhore. Analistët shqiptarë vlerësojnë se kjo ndarje mund të ndikojë në përçarjen dhe copëtimin e elektoratit duke minimizuar përfaqësimin politik të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.
Edhe këto zgjedhje parlamentare do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod cilësohet si i papërshtatshëm, pasi vlerësohet se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në parlament sepse përbëjnë 5% të popullsisë në Mal të Zi.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.
VIDEO: