votimetNë zgjedhjet e vitit 2012 partitë shqiptare asokohe garonin të ndara në 4 kolona. Pjesëmarrëse në zgjedhjet e atij viti ishin: Aleanca Rinore e Shqiptarëve, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, KOALICIONI SHQIPTAR: Lidhja Demokratike në Mal zë Zi,Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare si dhe FORCA PËR BASHKIM –  Genci Nimanbegu – Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan.

Të gjitha subjektet dhe koalicionet shqiptare asokohe fitonin 12477 vota dhe arritën të fitonin vetem dy deputetë.

Sa i përket votave për secilin nga këta lista situata ishte si më poshtë:

ALEANCA RINORE E SHQIPTARËVE ……………………………………………………………………………….531 vota
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE…………………………………………………………………………..2848 vota
KOALICIONI SHQIPTAR: LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI,PARTIA DEMOKRATIKE DHE ALTERNATIVA SHQIPTARE……………………………………………………………………………………………………………………3824 vota
FORCA PËR BASHKIM –Genci Nimanbegu–Vasel Sinishtaj– Zana Sarvan………………………….5244 vota

Zgjedhjet e këtij viti pritet që të jenë interesante nga shumë aspekte. Edhe brenda subjekteve shqiptare pritet një luftë e madhe për çdo votë edhe pse numri i votave për subjektet shqiptare kësaj radhe mund të pësojë një rënie por jo edhe aq shumë.

Votat shqiptare do varen shumë edhe nga intensiteti i punës së partisë në pushtet në zonat shqiptare. Nuk pritet që DPS të jetë edhe aq shumë e angazhuar në këto mjedise duke ditur që koalicionet kryesore shqiptare janë pjesë e pushtetit në të dy nivelet, si në atë shtetror ashtu edhe në atë lokal.

By admini