Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve i Malit të Zi ka publikuar ditë më parë renditjen e listave zgjedhore të cilat do të gjinden në fletët votuese të zgjedhjeve të 16 tetorit.
Në këto zgjedhje do të të marrin pjesë 17 lista, në mesin e tyre janë 3 lista shqiptare.
Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i përbërë nga Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Alternativa Shqiptare (ASH) do të jetë e para në fletën votuese.
Koalicioni Shqiptar “Me një qellim”, i përbërë nga Partia Demokratike (PD), Iniciativa Qytetare (IQ), Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” do të jetë e treta, ndërsa Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve do të jetë e dymbëdhjeta.
Të gjitha lista, ndër ta edhe ata shqiptare, do të përfitojnë nga 22 000 euro për të mbuluar shpenzimet e fushatës.