Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkursin plotësues (II) për pranimin e kandidatëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në vitin akademik 2016/2017.
Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit zgjat nga data 05.09. deri më datën 15.09.2016
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
– Certifikata e lindjes (origjinale)
– Dëftesat e shkollës së mesme (origjinale, ose të noterizuara)
– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, ose të noterizuar)
– Kopja e letërnjoftimit
– Fletëparaqitja ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga faqja: http://apliko.uni-pr.edu )
– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë)
– Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit
Kandidatët do t’i nënshtrohen edhe provimit pranues, i cili do të mbahet më 16, 17 dhe 20 shtator 2016, pranë fakultetit përkatës sipas orareve të caktuar.
Për informacione më të hollësishme rreth afatit të aplikimit, provimit pranues, procedurave të tjera dhe kuotave për kandidatët nga Mali i Zi, mund të mësoni duke klikuar këtu: