Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka nderuar me mirënjohje veprimtarin e saj ish – mërgimtarin në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gjylaver Avdiun për kontriburtin e dhënë në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Atij me këtë mirënjohje i njihet statusi i veteranit të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Gjylaver Avdiu gjatë Luftës së UÇK-së ka qenë sekretar i Fondit “ Vendlindja thërret” për lagjet e Nju-Jorkut – QUEENS dhe BROOKLYN. Po ashtu ka qenë anëtar i Shtabit të UÇK-së të Diapsorës së Nju-Jorkut. Kryesisht ka qenë i angazhuar për kontributet e asaj pjese të diasporës që vinte nga trojet shqiptare në Mal të Zi.
Avdiu thotë se ndihet e nderuar për këtë mirënjohje pasi që ajo iu dha nga një organizatë ku njerëzit e sak kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme çlirimin e Kosovës dhe sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës nga forcat ushtarake policore dhe administrata okupuese e Serbisë në Kosovë në vitet 1998 -1999.
“ Kjo mirënjohje nuk më takon vetëm mua, por çdo anëtari të Fondacionit “ Vendlindja thërret” në Nju – Jork, çdo donatori të saj dhe secilit anëtarë të Shtabit të UÇK-së që ka sakrifikuar e nuk ka kursyer asgjë në përpjekjet e tyre për çlirimin e Kosovës dhe për lirinë e popullit të saj. Askush nga ne në mërgim në ato vite nuk e dinte fatin e kësaj lufte çlirimtare. Por ne bënim detyrën tonë kombëtare e atdheetare që kishim ndaj bashkëkombasve tanë në Kosovë, duek mos na shkuar mendja për lëvdata Ndërkaq, tani kur Kosova është e lirë mirënjoha natyrisht se paraqet nderim dhe kënaqësi”, shprehet Avdiu.