Në Prishtinë fundjavën që lamë pas u mbajtën Takimet e dhjeta ndërkombtare të bjeshkatarëve ”Gërmia 2016”.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe 18 bjeshkatarë të SHB ”Rumia” nga Ulqini.
Në darkën solemne bjeshkataret e SHB ”Rumia” u nderuan me mirënjohje në këtë aktivitet ndërkombetar.
Dita e diele ishte e rezervuar për ecje nga “Qendra rekreative” deri tek LIQENI I BADOVCIT përgjatë “SHTEGUT TË MURRIZAVE” (vizitë “Pyllit të Arinjve”), kurse kthimi përgjatë “SHTEGUT TE THANAVE”, kah “ANTENAT” deri te “QENDRA REKREATIVE”. Gjatësia e shtegut ishte 20km.