Kalaja-e-Ulqinit-nga-lartMediat e ndryshme elektronik shqiptare nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia kanë postuar një shkrim te një burri rreth nje historie e cila lë shumë për komente. Gazeta Expres, Syri, Tetova Sot, Opozita apo edhe ndonjë portal tjetër e kanë titullar shkrimin me tituj nga më të ndryshmet. Se a është e gjitha kjo një histori e vertet apo një ëndërr, le të vlerësojë lexuesi.

Një shqiptar ka rrëfyer se si është mashtruar në Ulqin nga një femër. Ky është rrëfimi i tij.

U njohëm në Ulqin. Ishte e bukur, e gjatë, biondinë dhe, thënë shkurt, ishte femër e ëndrrave të mia. Por, nuk ndodhi siç mendoja unë…
Gjithnjë kisha dëshiruar që ta kisha pranë vetes një vajzë si ajo: më pëlqeu që në shikimin e saj të parë. Shpesh më kishte ndodhur që brenda një takimi apo brenda një nate të bëja femra për vete dhe të përfundonim ose në banesën e saj ose në apartamentin tim. Me këtë dua të them se asnjëherë nuk e kam pasur problem me femra, sepse zoti më ka dhuruar aso bukurie që vajzat i ka provokuar dhe menjëherë më kanë joshur.
Edhe atë natë për të cilën do flas në vazhdim po më ndodhte diçka e njëjtë, siç më kishte ndodhur edhe jashtë vendit sa kisha jetuar, por edhe atje në Ulqin, ku ndodhesha me pushime. Dhe, edhe në Ulqin, por edhe kudo tjetër në trojet shqiptare, kam vërejtur se janë modernizuar shumë sidomos gjenerata e vajzave të reja, e që nëse i pëlqen të afrohet pa kurrfarë ngurrimi ose të provokon në një mënyrë, duke të dhënë shenjë se duhesh patjetër që t’i ofertosh për një pije, apo thjesht për një bisedë njohjeje.
Kur më eksiton një femër e humb veten!
Më duhet të pranoj pikën time të dobët: kur më eksiton shumë një femër, e humbi krejt veten pas saj dhe nuk jam në gjendje ta mbaj nën kontroll veten. Nuk mund të mos e them një gjë se në fillim më dukej se po më mashtronin sytë kur shihja në restorant disa metra përballë meje një femër jashtëzakonisht të bukur, duke më buzëqeshur dhe duke mos m’i ndarë sytë për asnjë çast. I bëra nja dy-tre hapa drejt asaj, ajo u nda nga shoqet e saj dhe kaloi me qëllim nga unë. I fola diçka, por nuk më dëgjoi. Më pas u kthye, porositi një pije dhe u njohëm vetëm me emra. Pas disa minutash ajo bashkë me mua u gjend në makinën time dhe më pas u nisëm shkallëve për në Kalanë e Ulqinit…
“A këtu e ke banesën, a?”, më pyeti dhe më kapi për krahu.
E pashë sesi dridhej dhe më shtrëngonte derisa ngjitej shkallëve përpjetë me gjysmë fryme. Nuk dukej në shikim të parë nga ato femra që janë në gjendje që t’i bëjnë njëmijë të zeza. Më pëlqejnë femrat që e mbajnë pastër trupin dhe ky ishte një tjetër element me të cilin ajo ma mori mendjen.
 Po më hahet diçka po nuk po di çfarë!?
“Nuk dua të pi asgjë… nuk po më pihet! Po më hahet diçka po nuk po di as vetë çfare…”, më tha me një zë gazmor.
As vetë më nuk munda të rezistoja përpara një femre sharmante, siç ishte ajo. Nuk e di as vetë se sa orë kemi kaluar mbi njëri-tjetrin në krevat. E di se i kishim dhuruar njëri-tjetrit kënaqësi të paharrueshme dhe të papërsëritshme. Nuk e di saktësisht se kur më kishte kapur gjumi: kur i hapa sytë pash se rrezet e diellit kishin depërtuar mbi krevatin ku ndodhesha shtrirë…
“Hej… Aranitë, në banjo je? Ku je, moj… ku je fshehur?!…”, thërrisja me zë, por askush nuk po më përgjigjej.
U ngrita në këmbë dhe shkova në banjë, por nuk ishte. E pash se kishte dalë jashtë, sepse dera e shtëpisë më nuk ishte e mbyllur me çelës. Kur u ktheva te shtrati vërejta se kuletën time e kishte nxjerrë nga xhepi i pantallonave dhe m’i kishte vjedhur 500 euro, aq sa kisha momentalisht me vete. Nuk u mërzita shumë për këtë, sa do të mërzitesha po t’më vidhte pasaportën. Shikova mos më kishte lënë ndonjë letër, por nuk gjeta asnjë gjurmë të saj, përveç natës së bukur që kaluam bashkë.
E prita të nesërmen mos po kthehej, e prita tërë javën, por ajo nuk u bë e gjallë…
Tani ka kaluar një muaj nga ajo që më ka ndodhur dhe nuk po e kërkoj më. Dua ta harroj sa më parë vajzën me emrin Aranitë. Nuk po i shikoj më vajzat shtatgjatë, me trup të drejtë, me sy të kaltër, sepse ajo ma “punoi” keq…

By admini