Mësimdhënësit që punojnë në shkollat fillore dhe të mesme në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe kanë patur dhe kanë veshtirësi serioze të realzojnë programet mesimore sidomos në lëndët e identitetit kombëtar por jo vetëm tashmë është e ditur. Lidhur me këtë ka kohë që mësimdhënësit kanë dhën verejtjet e tyre në organet profesionale të shkollave, në institucionet respektive shtetrore, në subjkte tjera relevante e kështu me radhe. Përkthimet jo adekuate të teksteve mësimore kanë veshtirësua tej mase punën e arsimatrëve në klasë dhe në përgjithësi në shkolla. Për këtë është ngritur zëri dhe pritët që të merrën masa sado vonë qofshin ato. Skandali i radhës me përkthime është Dëftesa e për klasën e tretë të shkollës fillore-fundi ciklit të parë ku në lëndën e gjuhës shqipe dhe letersisë është përkthyer bukvalisht qëllimi i dytë operativ. Ja dhe si: (na glas i tiho čita kraći ćirilički i latinički tekst shqip: më zë dhe qetë lexon një tekst të shkurtër në alfabetin qirilik dhe ate latin). Dhe qellimi numër tre po në lëndën e gjuhës shqipe dhe letersisë (piše samostalno i po diktatu poštujući osnovna pravopisna pravila , koristi ćiriličko i latiničko pismo – shkruan në mënyrë të pavarur dhe me diktim duke respektuar rregullat bazë të drejtëshkrimit, përdor alfabetin qirilik dhe ate latin.)
Më këtë rast unë nuk munda të rri i heshtur. Kjo në raste të tilla nuk është në natyrën time, andaj vendosa që pasi e hetuam në Aktivin profesioanl të ciklit të pare dhe të dytë shkollës time këtë lëshim të madh të përkthimit jo adekuat e paraqitem në drejtori dhe pas diskutimit në Këshillin e arsimatrëve vendosëm qe deri në menjanimin e këtij lëshimi nxënsëve të klasës së tretë suksesi në fund të vitit shkollor t’u kominikohet me goje e dësftesat tu jepen pasi të mënjanohen lëshimet e lartpërmendura në përkthim.
Me këtë rast duhen venë në pah se as libreza e nxënësit për ciklin e parë nuk i përmbushë kërkesat për këtë cikël. Ç’është e verteta në kopërtinën e saj janë skalitur shkronjat e alfabertit qirilik e që për nxënësit jo shqipatrë s’do mend se është në rregull por për nxënësit që mësojnë shqip konsideroj se do duhej që shkronjat e shpërndara në kopertinën e librezës duhet të jënë patjetër shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe nga se pikërisht në fund të këtij cikli nxënësit kanë përvetsuar shkrim leximin fillestar të gjuhës amtare. Përndryshe shkronjat qirilice nxënësit shqiptar i mësojnë në klasën e katërtë. Pra në fillim të ciklit të dytë të shkollës fillore.
Të kujtojmë se Alfabeti i gjuhës shqipe vuri themelet e gjuhës tonë në Kongresin e Manastirit ose ndryshe i njohur si kongresi i Alfabetit, mbajtur nga data 14-22 Nëntor 1908. Kongresi vendosi që gjuha shqipe për bazë muar alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret edhe sot e gjthëditën. Largëpamësia e pjesmarrësëve të Kongresit pa dyshim ka qenë vizion europian. Kjo shihet qrtë edhe sot pas më shumë se njëqind vitesh. Ne duhet ta vëmë në zbatim me punën e aktivitetin tonë dhe të mos heshtim nga se unë thëm po të mos e ngrisim zërin për lëshime të tilla kush do të flasë në emrin tone. Heshtja është pranim. Unë kam vendos të mos hesht.