Beqir-sinaBeqir SINA, New York

Shqipëria, kur nuk duhet të harrojë dhe duhet t’a shohë realisht dhe të marri parasyshë, se cilat janë kërkesate shqiptarëve në Mal të Zi. Se çfarë interesi ka treguar deri tani Gjukanoviçi, dhe qeveria e Malit të Zi, për pakicën shqiptare në vend. Sa është realisht integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore e vendore dhe respektimi i të drejtave të tyre në Mal të Zi.

BENSONHURST BROOKLYN  NY Marrëdhëniet Shqiptaro – Malazeze, nuk janë fare të mira, përdriasa janë “një paradoks dhe aspak reale” për këtë qëllim zgjodha këtë titull ngacmues. Për këdo, mendojë, që i kupton dhe i sheh pa ndonjë kompleksitet, këto marrëdhënie, por i qetë dhe ralisht si janë ato nga brenda tyre, dhe në ndikimin pastaj në aspektin patriotik, politik apo fqinjësor e bashkëpunimit ndëreuropian.

Edhe, pse, se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, e falënderoi Kryeministrin e Malit të Zi Milo Djukanovic-in, muajin e kaluar për atë që e quajti Ilir Meta :” Për, vëmendjen ndaj shqiptarëve në Mal të Zi” kjo nuk përpuqet me realitetin atje brenda.

Por, edhe pse, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti paraditen e së enjtes kryeparlamentarin e Malit të Zi, Darko Pajoviç, i cili ndodhet në Tiranë, për një vizitë zyrtare, realiteti është krejt ndryshe , shqip i thonë : “Rri shtrëmbër e folë drjetë!”

Meta, sot shprehu mbështetjen për vendin fqinj në procesin e integrimit euroatlantik, ku kreu i Kuvendit të Shqipërisë, i vlerësoi si ‘model te fqinjësisë së mirë’ marrëdhëniet dypalëshe. Ai me këtë rast veçoi rolin e shqiptarëve në Mal të Zi, duke i konsideruar ‘një urë solide për stabilitetin e vendit’.

E para, Për çfarë vemendje të Podogoricës, duhet faleminderuar Gjokanoviçi, dhe qeveria e tij, bie fjala : A mund të na e sqaroi më mirë zoti Meta, kur dihet se përderisa shqiptarët në Mal të Zi ende ballafaqohen me diskriminimin dhe mohimin e të drejtave të tyre më elementare!

E dyta : A ka ndonjë proces integrues në Europë,( përfshirë ato që kanë qenë historikisht më të nxhetat në Europë – ashtu si mes Germanisë me Poloninë, Francës me Gjermaninë, Finlandës me Rusinë, dhe me të tjera),  që mund të kryhen pa respektuar të drejtat elemtare të njeriut, : punësimit, të drejtat shoqërore, të drejtat arsimore, dhe kulturore, të trashgmnisë, historisë, dhe barazisë kushtetuese, të shtetit ku jetojnë pakicat e tyre.

Dhe e treat : A është momenti që politika malazeze, pra Podgorica, ta transformojë njimendësisht lirinë e parë formale, në një liri funksionale, zhvillimore, dhe të vërtetë( jo t’i shfrytëzojë pakicat – shqiptarët, për tu bërë shtet, apo për në Nato e BE “

Ky nuk është gjë tjetër për veçse se është, një paradoks në këtë proces integrues në Europë, që ka për ta bërë edhe më të pamundshëm këtë proces nëse Podgorica dhe Tirana nuk tregohen realistë.

Po qese t’i krahasojmë marrëdhëniet mes Podgoricës dhe Tiranës, dhe procesin e tyre euorpian me marrëdhëniet fqinjësore, mes Polonisë dhe Gjermanisë mbas 25 vitesh, të cilat së bashku nënshkruan një traktat miqësie, ato janë të pakrahasueshme  ose si “nata me ditën” mes Shqiptarëve dhe Malazezeve, duke pasur gjithmonë parasyshë si pikë referimi respektin për të drejtat më elemtare të njeriut, të cilat janë me të vërtet shumë larg njëra tjetrës.

Megjithatë, kushdo që thotë se vetëm Tirana, ( politikanët) janë plotësisht fajtor, me dekleratat dhe qëndrimet e tyre ndaj Podgoricës, janë duke e zhbërë shumë e lehtë, atë anën tjetër të “medaljes” , pra fajësinë për veten e tyre. Duke mos llogaritur me këtë rast, atë se çfarë nuk po bejnë të paktën deri tani politikanët, partitë politike shqiptare, dhe përfaqësuesit e shqiptarve në Mal të Zi.

Për shkak se në shumë raste, kritika nga zhvillimet shqetësuese në Mal të Zi, nga politikanët shqiptarë apo përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Malit të Zi, janë duke u justifikuar në thelb, si si nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, dhe qeveritarët shqiptarë, disa politikan shqiptarë në Mal të Zi, kur na tregojnë ne shqiptarëve , se kemi marrëdhënie “si ‘model te fqinjësisë së mirë’.

Marrëdhënie dypalëshe, këto që për mendimin tim, po tregonë thjesht injorancën e tyre dhe mungesën e të kuptuarit, dhe që kan një farë papërgjegjëshmërie në këtë mes marrdhëdhëniesh dhe realitetit i cili është më se “kokë -fortë”.

Megjtihse ata për të përdorur terminologjinë patronizuese apo edhe ato të dala boje tanimë gjoja europianizuese se “kështu së bashku do të shkojmë në BE,” me vende të tilla, europiane si Mali i Zi të ashtuquajtura : “Vende nën mbikëqyrjen,” e Brukselit, e Strasburgut,

Por, si mundet të kemi marrëdhënie të mira, dhe fqinjësisë së mirë me Malin e Zi, pa shqiptarët? Pikërisht, në atë vend që shqiptarët e bënë shtet, duke i dhënë Malit të Zi, pavarësinë nga Serbia 10 vjet më parë.

Andaj, del si përfundim se ky është paradoksi dhe kjo është pyetja, “1 milion dollarë”, kur flasim për shtetin e Malit të Zi, ( e cila deri dje ish pjesë federale e Ish Jugosllavisë, dhe të ashtuquajturës Serbi Mali i Zi,) që, në shekullin e 20 të, ua mori jetën qindra shqiptarëve, i keq trajtojë si mos më keq, qytetarët shqiptarët, ndoshta edhe si qytetarë të dorës së dytë apo dhe të tretë, megjithse, ajo shqiptarët i kishte dhe i ka qytetarët të saj produktiv.

Politikanët shqiptarë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë, si në Tiranë, Prishtinë e Podogoricë, me deklertatat e tyre, në Strasburg apo Bruksel, pra, kudo në kancelaritë e botës, sidomos aty ku luhen fatet e popujve të botës, ka ardhur koha që të jenë më të kujdesshm, që të mbeten objektiv, dhe të peshojnë fjalët e tyre, me shumë kujdes.

Bile edhe më mirë akoma, do të ishte që në takimet e nivelit të lart mes tyre, ata nuk duhet të lejojnë kolegët e tyre nga Podgorica, qoftë Gjokanoviçin, apo Pajoviçin, dhe të tjerë, koleg dhe ndoshta edhe ata zyrtarë të lartë nga Brukseli dhe vendet e tjera të BE-së, për të bërë “gafa” të tilla me dekleratat e marrëdhënieve mes Malit te Zi e Shqipërisë, pa parë menjëher dhe mirë , realisht, të drejtat e shqiptarëve atje.

Sepse, çdokush, që i njeh shqiptarët në Mal të Zi, tregonë se sa krenarë janë ata që janë shqiptarë, dhe e di se kjo është absolutisht produktive, për qytetarët e një një vendi Europian i cili dëshiron ti bashkohet familjes europiane : “Shqiptarët ,janë popull europian që bënë çdo gjë në të mirë të qyterimit europian “.

Çmimi për gafat reale apo të supozuara (në të dyja anët) lidhur me dekleratat e politkanëve të Tiranës, është i lartë dhe ka për të qenë edhe më i lartë, nëse si Tirana, Prishtina, dhe politikanët tanë në Mal të Zi dhe përfaqësuesit e shqiptarëve,  nuk heqin dorë nga dekleratat të këtilla jo realiste.

Ekziston, në fakt një klimë e “mirë” mes Tiranës e Podgoricës, ka edhe një marrëveshje shumë të madhe, fqinjësore në kuadër të bashkëpunimit, në BE , por që mund të vihet në rrezik, në se ato nuk puqen me realitetin e brendeshëm, me atë të trajtimit dhe të drejtat të qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi.

Rëndësia e marrëdhënieve  Shqiptaro – Malazeze, sipas realitetit patjetër që duhet të shkojn përtej marrëdhënieve të zakonshëme fqinjësore, dhe dekleratave patetike. Qoftë, atyre të bëra prej politikanëve tanë në Tiranë, apo edhe ata nga Podgorica, dhe politikanëve shqiptarë në Mal të Zi.

Marrëdhëniet  Shqiptaro – Malazeze, duhet të shikohen ashtu si marrëdhëniet e Germanisë me Poloninë, Francës me Gjermaninë, Finlandës me Rusinë, me pakicat e tyre, me shtetet fqinje.

Mbasi, kjo është një nga shtyllat themelore të Bashkimit Evropian; një bimë delikate që i ka mbirë Europës, dhe që kërkon shumë durim dhe mirëkuptim në mënyrë që të lulëzojnë. Por që pa besimin reciprok dhe ndjeshmërin, e tyre,  ato nuk mund të mbeten të shëndoshë, dhe të lulëzojnë apo tëquhen “marrëdhënie shumë të mira”, apo të “vlerësohen si “model te fqinjësisë së mirë’”në marrëdhëniet dypalëshe.

Ato nesër kur të shikohen realisht do të jenë absolutisht si paradoksale dhe tragjike nëse “shpërthen” ndonjë një krizë me pakicat shqiptare, po të marrim parasyshë problemet ekzistuese, patjetêr që ato mund të edhe të bëhen edhe më keq.

Kjo tani është përgjegjësi jo vetëm të politikanëve, por edhe shoqërisë civile në të dy anët për të parandaluar këtë, të keqe që është mos thënia e realitetit ashti si është, dhe për të ndaluar atë që quhet rënien e lirë, dhe paraprirë më së keqes neser.

Bashkëpunimi me Malin e Zi, absolutisht duhet të përbëj një model të shkëlqyer të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, me një dialog politik tepër intensiv dhe me një bashkëpunim ekonomiko-tregtar gjithnjë e më intensiv. Dhe, Shqipëria, duhet të vlerësojë ecurinë e procesit të integrimit të Malit të Zi në BE dhe të ofrojë mbështetjen e saj për procesin e antarësimit të këtij vendi në NATO.

Por, se Shqipëria, kur nuk duhet të harrojë dhe duhet t’a shohë realisht dhe të marri parsyshë se cilat janë kërkesate shqiptarëve në Mal të Zi. Se çfarë interesi ka treguar deri tani Gjukanoviçi, dhe qeveria e Malit të Zi për pakicën shqiptare në vend. Sa është realisht integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore e vendore dhe respektimi i të drejtave të tyre në Mal të Zi.

By admini