Ali-GjecbritajAli Gjecbritaj

Dhjetor i vitit 1982. Ditët me shi dhe lagështi. Kohë e merzitshme. Vjeshta ende si kishte lëshuar radhën dimrit. Punoja në shkollë. Mosha jonë atëbotë përkonte me rrezën e parë të një agu që po lindëte .Edhe pse dimër në horizont kohë pas kohe ndiçonte mes resh të dendura ylli i dritës. Ai paralajmëronte përendimin e një epoke të mykur dhe ardhjën e një moti të ri që së shpejti do të vijë po troket në derën e portën tonë . Brezi im sfidonte trashigiminë shumëvjeçare  të njëmendsisë me metoda dhe mënyra të mundshme të kohës. Demostratat e një viti më parë në Kosovë lanë mbresa të shumë të rinjë. Përdreq do gjëra më kujtohën sikur të kishin ndodhur dje.

baneri-web-sajte-origjinaliNjë ditë vjeshte të po këtij viti Kraja u zgjua e mbuluar me afishe të cilat më vonë u muar vesh se i kishin vënë anëtarët e grupit “Jehona e Krajës”. Vënia në vende publike e këtyre afisheve anë e kënd Krajës bëri jehonë të madhe jo vetëm në Krajë por edhe më gjërë. Sigurimi i shtetit u alarmua aq shumë sa makinat e UDB-së lëviznin natë e ditë nëpër Krajë. Organizatat politiko shoqërore të kohës e dënuan këtë akt “armiqësor”.  Komiteti për mbrojtje të përgjithshme popullore dhe siguri shoqërore, ashtu quhej atëbotë , mblidhej pothuaj çdo natë për të diskutuar për rasti pse jo dhe për të shenjuar “autorët e këtij akti armiqësor”. Në shenjestër  ishin intelektualët e  që ata pa dyshim ishin në shkollë, mësues e arsimatarë  pastaj ata që shkruajshin ndonjë shkrim në gazeta, vjersha-poezi, ndonjë tregim  apo diçka tjetër, studentë pra  kryesisht ata që shkruajnë shqip. “Hulumtonin” se kush ka makinë shkrimi, kush ka ndryshuar mbiemrin (kush ka hequr iq apo viq nga mbiemrat e imponuar), kush studjon në Kosovë e kështu me radhë. Ky organ siç duket ishte ndihmësi më i madh i Sigurimit.

Në një mledhje të këtij organi, mbajtur vonë, në orët e mbrëmjës, komiteti siç thuhej kishte bërë listën e individëve të dyshuar që kanë mundur të shkruajnë afishët. Këëo listë që hartoheshin në njëfarë mënyre  natën siç shihej më vonë  ua jepsnin  ispektorave të sigurimit të cilët dilnin  në aksion. Siç u pa më vonë në këtë listë, të dyshuarit  ishin të shumtë.  Kjo u muar vesh më vonë. Një pasdite, pasi isha kthyer nga shkolla, më pak dhëmbje koke shkaktuar nga koha e ligë, isha shtrirë për të pushuar kur papritmas ia behën dy udbash dhe një milic i armatosur. Pasi nuk e kishin ditur mirë shtëpinë me vete për t’i drejtuar kishin marrë një fqinj timin.pasi me treguan urdhëresën për bastisje të shtëpisë, njëri nga udbashët kontrolloi çdo cep të saj me preteks që të gjente makinën e shkrimit. Pasi ate  nuk e gjetën nga se nuk e kisha më pyetën ku i shkruan poezitë që boton në “Koha”, “Zeri të Rinisë”etj. U thash se i shkruaj në shkollë dhe në bashkësi. Ju, më tha jeni nacionalist, përkrahëni irredentizmin në Kosovë dhe lexoni libra të Shqipërisë etj.. Ku e keni  bibliotekën? Duam ti shohim çfarë librash lexoni?. Libra u thash lexojmë, por të gjitha i kemi blerë në Jugosllavi dhe me dinarë. Bile u thash se në shtëpinë tonë lexojmë të gjithë dhe kemi shumë libra e fletore. Sido qoftë i çova në dhomën ku ishin stivuar librat, nuk kishim rafte por ata ishin të stivuara në një kënd të dhomës. Udbashi dhe milici me armën në pozicoin “gati për zjarr” kontolluan pothuaj të gjitha librat. I  moren disa sish. Ndër të tjera “Zgjimi” i S. Spasse , “Portali i përendive të fyera” të Mehmet Krajës , “Juvenilia” të Ndre Mjedës, e shumë të tjera si dhe dy punime seminarike. Familja u shqetsua shumë, sidomis shoqa ime e cila ishte në pushim të lindjes dhe kujdesej për vazën e vogël e cila në djep as që i shkonte ndërmend se çka përjetojnë prindërit e saj.

Të nesërmën derisa po pritnim të bie zilja që të filloj ora e parë e mësimit në zyrën e arsimtarëve në fytyrat e shumë mësimdhënësëve verehej shqetsimi i një dite më parë. Ishin jo pak intelektualë që kishin përjetuar ditë më parë shqetsime siç e kisha përjetuar edhe unë. Me disa sish që isha më i afërt në heshtje bsiduam për veprimet e UDB-së. Secili tregonte se çfarë kishte përjetuar një natë më parë. Pasi përfundoi dita e mësimit. Në mesditë, në qendër të qytezës, një fqiu im të cilin e kishim edhe mik shtëpie më tha: “Unë e kam dijt se te ti nuk kanë çka gjejnë”. U shtanga në vend. E përmbajta vetën për dy arsye, e para ishimi fqinj dhe miq dhe e dyta ishte në moshë. Por megjithate i thash “ Po sikur të më kishin gjetur rastësisht vetëm një kapsollë dinamiti do të më kishin akuzuar për diverzant, se do të minoja ndonjë objekt e ku ta di unë”. Këtë ia thash se atëbotë të akuzonin për asgjë hiç. Për fat të mirë librat mi kthyen pas pesë muajsh. Nuk gjetën siç duket ate që kërkonin nga se gjithmonë në atë kohë i drejtonin në dyer të gabuara.

Më vonë kami mësuar se aq shumë besnikë disa individ, komunist dhe antikombëtar të përbetuar kanë qenë me partinë dhe organet shetrore të sistemit monist  sa as vëllëzërve  motrava në shtëpi nuk u kanë treguar  se ç’farë është thënë në mbledhjet e strukturave, pjestarë e të cilava kanë qenë. S’do mend se një besnikëri e tillë ndaj atyre që sipas meje asnjëherë nuk kanë punuar në të mirën e përgjithashme, përkundrazi por në të mirën e sistemit duke shtypur ndjenjat kombëtare dhe mendimin e lirë të klasës së re intelektuale që tashmë kishte hedhur shtat.

Profetike dhe njerëzore është të falësh. Burrëria dhe bujaria janë vyrtyte njerëzore. Falja fle në këta vyrtyte, s’ka dyshim. Brezin tonë e ka karakterizue kjo veti. Kemi falur, falim dhe prore do falim, por nuk harrojmë. Me këtë të dytën ndoshta duhet të merremi më shumë.

By admini

One thought on “BREZI QË SFIDONTE TRASHIGIMINË SHUMËVJEÇARE TË NJËMENDËSISË”
  1. Po I nderuar arsimtar por duhet tu jepet emra atyre te cilet te kan damtue .Edhe udbashet me ndihmesit e tyre Kranjan duhet te emrohen prandaj kurse I ke hy kti pylli deli man jep emer e mbiemer edhe disa antare te kolektivit tende kane maltretue edhe femije 10 vjecar plus kane kerkue qe te bien ne Ostros ti gjykojn edhe deri te varje me litar e te njajtit sunojn me Kraje ala Qe shkrimi te kete domethanje gjanave duhet mu dhane emer e ne te kunderten historia perseritet E sa per marrjen e librave po me duket pak e pa besueshme se per Zgjimin e kam pase edhe ne prone por udba nuk ma morri Por disa shkrime te mijat mi kane marre e kurre nuk mi kane kthye ne punen e tyre u ka nimue nji polic kranjan dhe u tregonte se cilat ishin botime te Tiranes Tung

Comments are closed.