mesuesitdhe-prinderitNga Arlinda Sukaliqi

Në një bisedë të rëndomtë dy nëna që po merrnin fëmijët e tyre nga kopshti zhvillojn bisedë  rreth fëmijëve të tyre  se si ato ndjekin kopshti dhe si këtë vit do të shkruhen në klasën e parë.Ndërkohë njerës nënë i del fëmia dhe ajo i drejtohet atij :zemra mamit dole,eja te mami t’i lidh mami lidhcat e këpucave.I drejtohet nënëns tjetër me krenari: a dini ju zonjë se djali im ky pikërisht, ky që po ia lidh lidhsen,eja zemër vazhdon ajo ta lidh dhe kepucën e tjetër, që tani vazhdona ajo di të shkruaj dhe të lexoj. A nuk është një mrekulli?

baneri-web-sajte-origjinaliUnë i kam lexua me dhjetra e qindra përallla deri tani me ilustrime ,dhe kam menduar që ta anëtarësoj në ndonjë kurs të gjuhëve të huaja së shpejti. Zemër, vazhdon nëna, eja këtu ta vishi dhe pallton,ma jep një dorë opaa,ja dhe tjetrën shumë mire ,prita sa ta mberthej…

Duke mos folur asgjë nëna tjetër, nëna llafazane vazhdon bisedën e saj me lëvdata të shumta duke mos ditur se vet ato veprime ta saja paraqesin një foto tipike të një prindëri të papërgjegjshëm i cili e ka mësuar fëmijën të jetë i varur nga prindëri në çdo veprim të tij.

Si tu spjegosh prindërve  e të mos zemrohen  që fëmijës para se të hyj në klasë nuk është e  nevojshme t’i mësohet lexim i e as shkrimi,sepse për këtë  arsye ata shkojnë në shkollë, pra për t’i mësuar këto gjëra.Se më të nevojshëm janë t’i mësohen të zotëroj shkathtësitë e shprehitë elementare jetësore si :lidhja vetë e këpucëve,të vishet  e të çvishet vet,të mbaj drejtë lapsin,vetë t’i përgadisë gjërat e veta personale për shkollë etj.Të gjitha këto gjëra mundohen t’ua mësojnë edukatoret  në kopshte fëmijëve.E them “mundohen” sepse shumë prindër  shpesh herë  e nënvlerësojnë punën dhe përpjekjet e tyre .

C’FARË I ZEMERON MESUESIT?
Kur fëmijët fillojn të ndjekin klasën e parë ,mësuesit shpesh herë hidhërohen për gjëra të vogla.Disa fëmijë nuk dijnë vetë të veshin pallton ose t’a heqin ate,,nuk dijnë për çka u sherben çanta qe kanë në krahë,dhe as çka ka brenda .Ka nga ata fëmijë që mbajnë lapsin në dorë vetëm për të  pickuar shokun,ose nxënës që gjatë gjithë kohës bënë zhgarravina dhe ato vazhdimisht i fshin.Të mos flasim për orjentimin e të shkruarit në fleore sespse asnjëri s’e ka,njëri shkruan ,prapsh,tjetri në anën e gabuar,tjetri kalon fletën ose faqën.Në situata të tillla kur mësuesja afrohet që ta përmirsoj ose ndihmoj nxënësin situata acarohet,vjen deri të mosmarrveshja,nxënësi  bëhët konfuz,zemerohet duke iu drejtuar mësues me fjalë të tipit: jo nuk është ashtu si thua ti, mami ma ka mësuar keshtu…Shtrohet pyetja si t’iu spjegohet prindërve  qe mos të luajn rolin e mësuesit të paktën në fillimet e para të nxënësit në shkollë? Dhe  a janë me të vërtet mësuesit armiqët e prindërve? Nuk  besoj sepse mësuesi i cili në situate. ne një aktivitet jashtë shkollor ku gjendet më 20 fëmijë jashtë shkolle i cili duhet t’i vesh ,t’i gjej ushqimet nëpër çanta, t’i veshmbath,t’i argëtoj,t’i mësoj, t’i udhëheq, dhe të ruaj jetën e tyre si të fëmijës se tyre nuk besoj se është armik po mik besnik.

Te dashur prindër si institucionet parashkollore si mësimdhënesit kemi një qellim: ta zbukurojmë jetën e këtyre vogëlushëve,tu mësojmë në mënyrë sa më të lehtë e me adekuate shprehitë ,e shkthtësit jetësore,ti ndihmojmë të rritën si njerëz që do dinë të respektojnë tjetrin nesër.Fëmijët janë pasuria më e madhe në botë ,shpresojmë që prindërit një ditë ta kuptojnë dhe të binden  që mësuesit janë udhërrefyesit e tyre  më të mirë të fëmijëve të tyre,e jo armiq.

By admini

One thought on “A JANË MË TË VERTETË MËSUESIT DHE ARMIQ TË PRINDËRVE?”

Comments are closed.