Ali-GjecbritajShkruan Ali Gjeçbritaj

Zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i një vendi padyshim se varet nga shumë faktorë. Infrastruktura rrugore s’do mend se është bazament me rëndësi shumë dimensionale. Krajës ky segment i zhvillimit deri vonë i ka munguar. Deri në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar në Krajë nuk ka pasë asnjë rrugë tokësore ku do zhvillohej komunikacioni. Më të vjetrit na thanë se as në kohën e Austrisë, ata shpreheshin në kohen e Nemces e as ajo e mbretërisë Serbe –Kroate- Sllovene nuk u hap ndonjë rrugë për qarkullim makinash që do lidhte këtë trevë kodrinoro-malore me qendrat, qytetet për reth. I vetmi transport i udhëtarëve dhe i mallrave ka qenë për shumë kohë këtu anija (vapori) dhe lundrat (barkat me vela) të cilat lundronin në liqenin e baneri-web-sajte-origjinaliShkodrës  në relacionin Krajë – Shkodër  dhe me Malin e Zi (kështu shpreheshin atëbotë vendasit). Qarkullimi i mjeteve lundruese për Shkodër  është  berë pa vështirësi administrative deri në gjysmën e dhjetëvjeçarit të pestë të shekullit XX. Pse jo edhe deri në vitin 1948 kur u prishën marëdhëniet me shtetin shqiptar, (rezoluta e Informbirosë). Qarkullimi i rregullt i anijes  nga moli i Skjesë deri në Virpazar e Rijeka Crnojeviq ka funkcionuar deri në vitin 1974, 1975. Ky lloj komunikacioni ka qenë i vetmi në këtë trevë dhe anija nga moli i Hutajve në Skje ka patur ndalesat gjatë rrugëtimit në molin e Shitarit, në molin e Sjerçit, në molin e Muriqit e kështu me radhë deri në Virpazar. Sa u përket lidhjeve me Ulqinin dhe Tivarin kranjanët me këta qendra janë lidhur vetëm përmes rrugëve kalldrëme kah Shegvasha dhe Smerdeci për Ulqin dhe kah Maja e Shkallës për Tivar, në të cilat qarkullimi i mallrave është bërë me kafshë bartëse, mushka dhe gomarë. Nevoja për hapjen e rrugëve tokësore për qarkullimin e automjeteve ka qenë e domosdoshme për zonën edhe nga vetë fakti se kufiri tashëmë me Shqipërinë është “betonua”. Kështu në maj të vitit 1959 pas shumë vitesh e peripetishë lëshohet në qarkullim rruga regjionale Virpazar – Ostros.

Vlenë të ceket një kuriozitet  me këtë rast se me datën 18 prill 1959 në orën 20:00 arrinë në Ostros kamioni i parë. Gëzimi dhe hareja e qytetarëve u festua edhe me të shtëna armësh në ajër nga të cilat u zgjuan nga gjumi edhe fëmijët. Në Ostros mënjëherë u grumbulluan rreth 150 vet për të përshendetur këtë arritje. Kënga dhe vallja vazhduan deri në gjysëm të natës. Edhe pse rruga ende nuk kishte përfunduar kamioni e çau ate dhe arriti në Ostros para se rruga të lëshohej zyrtarisht në qarkullim.

Ceremonia e hapjës së rrugës (atëherë i pa asfaltuar) u bë më 1 maj të 1959. Kjo dhe konsiderohet  data e lëshimit në qarkullim i rrugës Virpazar-Ostros më gjatësi rreth 35 km. Në solemnitetin e mbajtur në Ostrso atë ditë për të parën herë në Krajë arrijnë tetë kamionë dhe gjashtëmbëdhjetë limuzina në të njëjtën kohë. Kjo ditë mbahet mend nga të gjithë nga se me hapjen e këtij aksi rrugor Kraja lidhet me rrugë tokësore automobilistike me Virpazarin e më tutje me qendrat tjera si Titogradin (sot Podgoricën), Tivarin, Cetinjën etj. Deri me këtë ditë Kraja kishte të vetmen rrugë komunikacioni linjën e anijes (Vaporrit) Hutaj – Virpazar – Rijeka Crnojeviq, pra vetëm rrugë ujore transporti udhëtarësh dhe mallërash.

Një ngjarje e rrallë që s’munda ta lë pa e shenuar  s’do mend që mbetet e shkruar me shkronja të arta në historikun e Krajës, e sidomos në hisorinë e kulturës në këtë tevë  iliro arbërore se më datën 13 qershor 1964 Teatri Popullor Krahinor nga Prishtina shfaq në Ostros dramën “Nuk martohem me pare”. Shfaqjen e përcollën  pothuaj e gjithë Kraja. Drama u dha në binën e improvizuar në hapsirë të hapur në qendër të Ostrosit (Vorrit të Kurt). Për të parën herë në Krajë shfaqet një pjesë tetrale luajtur nga aktorë profesionist të skenës. Për të parën herë në Krajë shkelin rrotat e një autobusi, saktësisht autobusi më 32 ulëse që solli në Krajë aktorët nga Prishtina nëpër aksin e vetëm rrugor Virpazar – Ostros.

Më vonë në vitin 1969 vihet në qarkullim autobusi i udhtarëve në relacionin Titograd –Ostros i cili funkcionoi regullisht deri me hapjen e aksit tjetër rrugor Ostros – Katërkollë më 1972 kur i njëjti vazdon linjën për Ulqin, pra Podgoricë-Ostros-Ulqin dhe anasjelltas një herë në ditë.

Edhe më heret se të lëshohej rruga në fjalë, kërkesa e kranjanëve ke qenë që të hapej rruga për Katërkollë. Kjo ëndërr e kranjanëve nisi të relizohej më datë 6 korrik 1969 kur në Ostros arrijnë njësitë inxhinjerike të APJ për të nisur punimet në rrugën automobilistike Ostros – Katërkollë. Punimet në këtë aks rrugor, jetik për krajën zgjatën tri vjet. Në dokumentet arkivore që gjeta gjatë hulimtimit hasa se  “më  4 korrik 1972 lëshohet në qarkullim rruga automobilistike Ostros – Katërkollë me gjatësi 17 km, ndërtimin e së cilës e beri Ushtria Popullore Jugosllave (APJ). Në ceremonin e hapjës së këtij aksi rrugor për Krajën dhe qytetarët e saj morën pjesë funkcionarë politik e shtetror të Jugasllavisë, të Republikës së Malit të Zi, Komunës së Tivarit, Ulqinit etj.

Në emër të të rinjve të Krajës me këtë rast përshendeit Beqir Haxhimurati, mësues i shkollë së Ostrosit dhe anëtarë i komitetit të Lidhjes së Rinisë”. Kështu me hpjën e kësaj rruge Kraja u lidh me qendrat urbane Ulqinin dhe Tivarin. Kranjanëve u hapet një horizont i ri i zhvillimit ekonomok. Menjëherë u vunë në sherbim të qytetarëve linja të reja autobusi nga Ulqin e Tivari, bile disa herë në ditë. Kraja në atë kohë kishte mbi 5000 banorë dhe ishte më e populluar se disa komuna në veri të Malit të Zi. Pas realizimit të këtij projekti shtrohet  kërkesë që edhe rruga Ostros -Virpazar të asfaltohej, kështu në bazë të një procesverbali të kohës hasa: “Me 7.09.1977  në Ostros, Bashkësia Lokale organizio Tubim me qytetarë ku theks i veçantë iu vu asfaltimit të rrugës rajonale Ostros –Virpazar me gjatësi 35 km.” Kjo gjithsesi pati të bëjë me zhvillimin e zonave të ashtuquajtura kufitare. Tubimi vendosi që mjetet nga Fondi i ashtuquajtur për zhvillimin e zonave të pazhvilluara kufitare të ndahën mjete finaciare për realizimin e këtij projekti. Asfaltimi i rrugës në fjalë përfundoi dy vjet më vonë.

Dhe në fund, duhet të thuhet se  që nga viti i largët 1972 në infrastrukturën rrugore regjionale nuk është venë dorë nga shteti me përjashtim të sanimeve të domosdoshme (mbyllja e gropave). Përndryshe në Krajë nuk mund të thuhet që ëshë bërë ndonjë investim kapital tash e dyzet e katër vjet në këtë drejtim. Zatën kjo s’do mend se ka ndikuar mjaft në prapameturinë ekonomike të Krajës dhe  me shpopullimin e popullatës nga kjo trevë e banuar krykëput me popullësi shqipatre.

By admini