Në fund të vitit 2015 dhe në fillimin e vitit 2016 në pjesën e sipërme të qytetit të lashtë të Shasit janë zhvilluar gërmime arkeologjike të udhëhequr nga Muzeu Nacional i Cetinës në kuadër të projektit “ rr u g ë t e vazhdimësisë”. Në këtë lokalitet janë ndërmarrë edhe ekspedita tjera në vitin 1985 nga Universiteti i Beogradit dhe në vitin 2012 nga Muzeu Nacional i Cetinës. Në ekspeditën e fundit qëllimi kryesor ishte gërmimi arkeologjik i katedrales së Shnjonit (Shën Gjon Pagzuesit) që ndodhët pranë hyrjes në qytetin e sipërm.
Katedralja e Shën Gjon Pagëzuesit është e njohur prej udhëpërshkruesit arqipeshkvit të Tivarit, Marin Bici, në udhëtimin e tij në arqipeshkvinë e Tivarit në vitin 1610, atëherë kur ishte nën pushtimin Turk. Ai e përshkruan gjendjen e mjerueshme të kishës, e cila në atë kohë ishte e varfër. Marin Bici tregon se në Shas gjithë popullsia ishte katolike shqiptare. Ai, në ditën e vizitës se vet, bën krezmimin e 53 fëmijëve në kishën e Shën Gjonit. Ipeshkvia e Shasit përmendet edhe më herët. Më 1166, Pjetri, ipeshkvi i Shasit ( S u a c i n e n s e ), mo ri p j e s ë n ë shenjtërimin e katedrales katolike të Kotorrit*. Këto për një arkeolog apo historian janë fakte të rëndësishme, mbasi hedhin dritë për të kaluarën e këtij vendi; ky ende është i gjallë si vendbanim edhe pse i varfër dhe i mjerueshëm.
Kisha ka dimensione te mëdha dhe në pjesën e absidës ka një kalim ku lidhet me kullën e kambanores. Kisha në mes ndahet në dy pjesë me një mur, në pjesën e lterit dhe në pjesën e popullit. Gërmimet në vitin 1985 kanë dhënë pak informacion për kishën në fjalë. Më tepër ato kanë qenë të tipit arkitektonik. Ata kanë vërejtur se kisha kishte një dysheme e cila për shkak te terrenit jo të rrafshet, ajo ishte e shkallëzuar. Gjatë gërmimeve është hasur në pjesë të kishës më të vjetër, mbi të cilën është ndërtuar kisha, të cilën e shohim neve sot. Supozojmë së kjo kishë është ndërtua mbas shkatërrimit prej Mongolve.
Nga gërmimet e këtij vitit janë gjetur muri i kishës dhe pjesë te dyshemesë së vjetër. Po ashtu janë gjetur mbi 30 varre brenda hapësirës së kishës. Pjesa më e madhe e këtyre varreve janë të 3 shekujve të fundit. Pra nga Marin Bici kemi informacionin e saktë se kjo kishë ishte në funksion në vitin 1610. Pra varrosja masive duhet të ketë ndodhur pas kësaj datë, në momentin kur kisha shkatërrohet dhe në të besimtaret katolik kryejnë varrosjen e familjareve të vet. Inventari i këtyre varreve është shumë i pasur me stoli. Kryesisht janë kryqe dhe medaljone me tematikë religjioze të konfesionit katolik. Në shumë prej tyre janë të paraqitura Jezusi, Shën Mrija, Shën Antoni, Shën Nikolla etj. Interesant është shumë vorri i gjetur në pjesën e absidës. Ai u gjet i plaçkitur nga kërkuesit e më të hershem, por prapë patëm fatin të gjejmë disa monedha venedikase të shek. XIII. Po ashtu janë gjetur një numër i konsiderueshëm i mo n e d h a v e o sma n e , t ë c i l a t dëshmojnë kohen e braktisjes të kësaj kishë si objekt në funksionim.
Shpresoj se këto gërmime të japin rezultate të mira për shkencën. Po ashtu pres që konservimi i kishës të shkoj në atë mënyrë, ku mundet të tregohet sa më tepër në origjinalitet, ashtu si dhe është e njohur në të kaluar: Katedrale Katolike e stilit Romanik. /Buzuku/