Mbledhja rreth votbesimit të qeverisë së Malit të Zi të udhehqur nga Millo Gjukanoviq mbylli punimet mbrëmje e të merkurës. Ashtu edhe siç ishte parashikuar Parlamenti i Malit të Zi votoi pro besimit të Qeverisë ku nga 62 deputetë që votuan, në mbështetje të Qeverisë votuan 42, ndërsa kundër ishin 20 deputetë.
Pro votuan deputetët e DPS-it, Malit të Zi Pozitiv, Partisë boshnjake dhe dy deputetët nga partitë shqiptare, Genci Nimanbegu nga Forca dhe Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare. Kundër votuan deputetët e SDP-së dhe deputetët e partive tjera opozitare.
Votat e Malit të Zi Pozitiv nuk ishin të mjaftueshëm për votebesim të qeverisë pasi njëri deputet nga kjo parti paraprakish dha dorëheqje dhe tashmë votbesimi i qeverisë varej kryekput nga votat e deputetve shqiptarë të cilët formalisht janë pjesë e qeverisë.
Kryeministri aktual paraprakisht ka pranuar propozimin e platformës së Malit të Zi pozitiv dhe i ka ofruar opozitës ministritë si: Ministrinë e Financave, Ministrinë e punëve sociale, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e brëndshme dhe nënkryetarin e qeverisë.
… kemi pas na gjithmone!
ather, Tuzit komun…