nik-gjeloshajPara disa ditëve kryetari i Partisë Demokratike dhe kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se deputetit në Parlamentin shtetëror të zgjedhur nga lista e koalicionit që ai e udhëhoqi, Nik Gjeloshajt, iu rekomandua që të votojë pro besimit të Qeverisë së Malit të Zi.

Por, sipas burimeve të portalit Malësia.ME nga kryesia e Alternativës Shqiptare, mësohet se deputeti Nik Gjeloshaj do të votojë kundër qeverisë në Parlamentin e Mali të Zi.

Mbledhja rreth votbesimit të qeverisë së Malit të Zi të udhehqur nga Millo Gjukanoviq ka filluar të hënën. Rreth orës 18 mbledhja ka përfunduar dhe vazhdimi i saj është paraparë për të marten.

Qeveria e Gjuanoviqit varet nga votat e 4 deputeteve të Malit të Zi Pozitiv të cilët kanë paralajmëruar se do ta përkrahin por me disa kushte ku ndër të tjerave kërkohet që disa ministri të ju delegohen opozitës për tu përgaditur për zgjedhjet parlamentare që tashmë janë më se reale.

By admini