
Parlamenti i Malit të Zi votoi mbrëmë pro besimit të Qeverisë ku nga 62 deputetë që votuan, në mbështetje të Qeverisë ishin 42, ndërsa kundër ishin 20 deputetë. Në mesin e deputeteve që votuon pro qeverisë ishin edhe dy deputetet shqiptarë, Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj, votat e të cilëve ishin deçizive për vazhdimin e qeverisjes.
Menjeherë në lidhje me votën e deputeteve shqiptare vërshuan edhe komentet në formë mllefi sidomos për votën pa kushte. Në fakt, në fjalimin përmbyllës të tij për arsyetimin e votës, deputeti Nik Gjeloshaj bëri disa kërkesa për qeversijen si: zgjedhjet e reja lokale në Tuz deri në fund të vitit, përkrahje nga shumica e re për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, që shqiptarëve ju kthehen të drejtat nga ligji i kaluar si dhe në qeverinë e re të ketë ministrinë nga partitë shqiptare, që duhet të bëhet rregull si ligj për të gjitha qeveritë e ardhshme. Në lidhje me këtë kryeministri Gjukanoviq në fjalën e tij përmbyllese nuk përmendi fare këto kushte nëse do të plotësohen apo jo.
”Asgje e re, si gjithmonë, kjo dihej me kohë Se mos është here e pare. Shqiptaret i bënë shtetin e jo ma votbesimin e kesaj qeverie! Ska cfare kerkojne keta nga Gjukanoviqi, keta vetem te kerkojne ate cka i’u takon me Kushtetuten e Malit te Zi dhe jane ne rregull. Po na s’kemi aqe potencial e dituri qe te perfitojme nga ata qe na i garanton ligji”, kështu shprehet qytetarja L. Hoxha për këtë.
Qytetari M. Perezaj tregon se boshatisja e vendeve shqiptare vazhdon edhe në këtë kohë dhe se dikush ka faj për këtë.
”Mu per këtë i kemi mire punët na shqiptart. Per shembull Kraja po boshatiset si rezultat i kësaj qeverie qe nuk ka bere mu as gje per kete treve, po i len serbet me ndertua kisha te reja, rruges ne Kraje po ja ngjesin emrin Taraboshski junaci etj…Marri dhe turp per shqiptaret”, shprehet me plot mllef Perezaj.
Rreth kësaj shkruan edhe mërgimtari jonë Z. Kraja,
”Kurgja e re. Perfaqesusit shqiptarë kudo qofshin jane “lepe-peqe””, shprehet Kraja.
Në mesin e komenteve kishte edhe të tilla që ironizonin me votën pro.
”Votebesimi do u shperblehet me fjale te mira e gure ne strajce”, shkruan Gj. Ivezaj rreth gjithë kësaj.
Urime perfaqesuas. Nike Gjeloshaj mandat trevjecar me 299 vota.
Nuk po merzitemi. Ne te njejten menyre kishte veprua Bardhi dhe Vaseli. Barem keta te dy ishin ilegjitim. Urdhero opozita malazeze ne gjyqe.
Pres nga “dy” pendat shqiptare te shkruajne per kete rast. …. Dy trieshian shpetuan Gjukanovicin: Nikolle Gegaj e Nik Gjeloshaj votuan pe te.