millo-gjukanoviqOpozita malazeze vështirë se do të mund të refuzojë ofertën e kryeministrit Milo Gjukanoviç për të hyrë në qeveri, thotë analisti Zlatko Vujoviq.
Kryeministri Milo Gjukanoviç i ka ofruar hyrjen në kabinetit të tij përfaqësuesve të gjithë opozitës parlamentare dhe mbulimin e katër ministrive, të cilat janë të rëndësishme për kontrollin e procesit zgjedhor.

Vujoviq beson se me potezin  e funditkryeministri ka arritur të hedh topin në oborrin e opozitës.
“Jo vetëm që ai pranoi kërkesat e Malit të Zi Pozitiv, por ai shkoi një hap më tej. Oferta e tij është në fakt një rindërtim i qeverisë, i cili barazohet me konceptin e një qeverie kalimtare, të cilën opozita e ka kërkuar”,  tha Vujoviç për REL.

Sipas tij nëse opozita në parlamentin e Malit të Zi do ta refuzojë këtë, atherë kjo do të bëjë që Gjukanoviqi të jetë fituesi absolut i gjithë kësaj.

Kryeministri Gjukanoviq i ka ofruar opozitës Ministrinë e Financave, Ministrinë e punëve sociale, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e punëve të brëndshme dhe nënkryetarin e qeverisë.

By admini