Arian-murati-forca-ulqinKryetari i Klubit te Keshilltareve të Forcës në Parlamentin e Ulqinit ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe njëheri të Partisë Demokratike Fatmir Gjeka dhënë gazetës Vijesti.

Reagimin e Muratit mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Një person, tashme i njohur për vlera morale tejet të dyshimta, po përpiqet tu mbajë ligjërata subjekteve të tjera politike se si duhet të funksionojnë!

Sipas taktikës së vjetër se sulmi është mbrojtja më e mirë, Gjeka po tenton të mjegullojë realitetin politik dhe të fajësojë te tjeret për mosfunksionimin e pushtetit lokal kurse vehten provon ta shpall te pafajshem pa marr parasyesh se ështe ne krye te ketij pushteti.

Sa i përket realizimit të kredisë, me përgjegjësinë më të madhe pohojmë se Gjeka ka bere opstruksionet maksimale deri ditët e fundit të vitit, cka edhe solli në pikëpyetje vlefshmërinë e garancisë shtetërore për këtë kredi, e cila duhej të zbuste gjendjen e rëndë financiare në Komunë dhe ndërmarrjet publike.

Përpjekja për të mbuluar shpenzimet e paligjshme të mjeteve me anë të rebalancit tashmë ka dështuar, dhe Gjeka ka detyrim të japë sqarime se ku i ka shpenzuar ato.

Në daljet publike Gjeka fajson Forcën për mos miratimin e rebalancit të buxhetit, edhe pse të gjithë e dimë se qëllimi i tij i vetëm ishte të mbulojë shpenzimet e paligjshme të mjeteve.

Ne pyesim Gjekën: Cilat interesa politike e shtynë që në janar të vitit 2014 të shkaktojë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në Komunen e Ulqinit? Vlen ti kujtojmë qytetarët se në këto zgjedhje partitë shqiptare humbën katër mandate.

Për interes të kujt Gjeka pranoi të nisë procedurën e ndërtimit të ashensorit në Kala i cili del në pronë private?

E pyesim Gjekën se kur do të bëjë publike ofertën që i ka dërguar PDS(DPS), dhe a do të pranojë se u ka ofruar postin e kryetarit të Komunës, Valdanosin, Plazhin e Madh, Kriporen, dhe zgjidhje tjera në planin hapësinor?

A është i gatshëm të pranojë se në këtë ofertë ai posacërisht thekson se nuk do të kushtëzojë asnjë dokument sic ka bërë Forca?

E pyesim Gjekën se kush e ka autorizuar që në mënyrë të paligjshme dhe nëpërmjet tejkalimeve të shpenzojë mjetet e buxhetit për korrupsion politik?

Dhe në fund i sugjerojmë Gjekës që të mos shqetësohet për kryetarin e partisë sonë, sepse ne e dimë se ku ai do të jetë, por nuk e dimë ku do të përfundojë vetë Gjeka!

Kryetari i Klubit te Keshilltareve – Forca
Arian Murati

By admini

One thought on “Murati reagon ashpër ndaj Gjekës”
  1. Arian a ka daj Biftek ne LA TAVOLA me hanger me Izetin se nji …je edhe ti si atabpo mas ..fort njate shkaa

Comments are closed.